LIVE UPDATES
Aktualitet

Fushë-Kruja nuk mbetet pas Shijakut, krijon kodër artificiale mbeturinash, “atraksion” turistik

Shijaku nuk është i vetmi qytet i qarkut Durrës me një situatë të tillë. Nëse ngjit rrugën për në Kodër-Dollakë, fshati Kameras, Fushë-Krujë, vërehet se aty ku bashkia prej vitesh ka ndërtuar me mendjen e saj, një landfill për depozitimin e mbetjeve të qytetit.

25 Prill 2025, 22:38 Nga M.B
Fushë-Kruja nuk mbetet pas Shijakut, krijon kodër artificiale
Foto nga emisioni

FUSHË-KRUJË- Në hyrje të Shijakut, ajo që ta vret syrin është një tabelë “Mos hidhni mbeturina!”, ku si për ironi të fatit, është ngulur në një pirg mbetjesh. Por kjo nuk është asgjë krahasuar me situatën në çdo cep të qytetit. Episodin e shkuar “Piranjat” transmetuan me zë, figurë, dëshmi, fakte, shifra, se si bashkia e Shijakut e cila i përket qarkut të Durrësit, duhet të kishte një kontratë me landfillin e Sharrës për depozitimin e mbetjeve të qytetit, por nuk e kishte.

Dhe mbeturinat ilegalisht grumbullohen dhe depozitohen nga mjetet e firmës kontraktuese AMR në fshatin Hardhishtë, pranë vendbanimeve, pranë lumit, pranë tokave bujqësore, produktet e së cilave konsumohen nga banorët e zonës, dhe jo vetëm. U tregua se si në këtë pjesë toke, pa asnjë leje mjedisore, pa asnjë kusht teknik, pa asnjë miratim nga instancat përkatëse, në mënyrë kriminale, derdhen tonelata mbetje, hapen gropa për t’u mbushur më pas, bëhen pazare për hedhjen e mbeturinave edhe nga private, por kryetari i Bashkisë mohoi gjithçka. Dhe si të mos mjaftohej me mohimin e gjithçkaje të faktuar, ai u shpreh i bindur se plehrat e qytetit pastrohen çdo ditë.

Gazetari i “Piranjave”, Freard Rista u gjend sërish në qytetin e Shijakut ditën e hënë, më datë 21 prill, dhe situata ishte tepër skandaloze, në disa pika pranë mbikalimit të Katund-Sukthit. Plehrat kanë mbuluar trotuarin, korsisë e biçikletave dhe kanë përfunduar në rrugë. Në ato pika mund të gjenden mbetje nga më të ndryshmet, nga ato të përditshmet që grumbullon çdo familje e deri te gomat, divanet, hidrosanitaret, dhe çdo gjë pranë vendbanimeve, bizneseve, tokave bujqësore.

Por Shijaku nuk është i vetmi qytet i qarkut Durrës me një situatë të tillë. Nëse ngjit rrugën për në Kodër-Dollakë, fshati Kameras, Fushë-Krujë, vërehet se aty ku bashkia prej vitesh ka ndërtuar me mendjen e saj, një landfill për depozitimin e mbetjeve të qytetit. Pa një plan të qartë dhe të rregullt i cili përmbush kushtet e duhura për një landfill apo leje mjedisore specifike nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Sepse edhe Fushë-Kruja, e cila është pjesë e Bashkisë Krujë dhe pjesë e qarkut Durrës, duhet të depozitojë mbetjet në ZMM-në e Tiranës, në Sharrë.

E vetmja gjë që ka bërë bashkia e Krujës, është një projekt-zbatim i muajit gusht 2019, me në fokus shërbim mirëmbajtje venddepozitimi mbetjesh të ngurta urbane, ku ka përcaktuar si zonë Kodër-Dollakën në fshatin Kameras. Dhe shkeljet apo parregullësitë e këtij projekti, janë flagrante. Edhe pse zona e Krujës nuk ka asnjë landfill të licensuar, hartuesit e projektit në krye të dokumentit nuk ngurojnë ta quajnë Kodër-Dollakën një landfill, ndërsa mes rreshtave e cilësojnë si një sanitary landfill në kategorinë C2. Gjithashtu, vërejmë se sipas relacionit teknik të përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, afati i përdorimit parashikohet 3 vjet, deri në përfundimin e landfillit të licensuar në Tiranë, ndërsa në krye të plan-zbatimit, kohëzgjatja është 5 vjet. Dhe nga gushti 2019 deri më sot kanë kaluar 5 vite e 8 muaj.

Ndërsa mali me plehra është ende aty. Kompania kontraktuese në ndihmë të bashkisë është “Alba Konstruktion“, e cila disponon vetëm leje mjedisore të tipit C, leje e cila është shfuqizuar dhe për landfillet duhet disponimi i lejeve të tipit A dhe B, leje të cilat Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk i ka miratuar për vendndodhjen Kodër-Dollakë, fshati Kameras, Fushë-Krujë. Pamjet tregojnë qartë se mbetjet në këtë zonë kanë dalë jashtë kontrollit… ato i gjen kudo në rrugën që të çon brenda vend-depozitimit. Gjithashtu vlen të përmendet se qëllimi kryesor i këtij projekti, ka qenë nënshtrimi i vend-depozitimit për rehabilitim dhe përmirësim, diçka që mesa duket ka mbetur vetëm në letër, pasi në terren pamjet flasin vetë.

Rrethimi i këtij vend-depozitimi është bërë vetëm nga një krah, me një rrjetë të thjeshtë, ndërsa nga ana ballore, mbetjet janë të pakontrolluara. Ato gjenden kudo. Sipas projektit të “skaduar“ të vitit 2019, sipërfaqja në dispozicion për grumbullimin e mbetjeve është 16.545 m2, ndërsa ajo e mbushur 3822 m2. Parashikimet janë që të derdhen 50 ton mbetje çdo ditë, me një kapacitet maksimal 25 mijë m3 në 5 vite. Dhe sipas llogarive të ekspertëve, duke hedhur çdo ditë 50 ton mbetje, për të plotësuar kapacitetin maksimal 25.000 m3 do të duhej jo më shumë se 2 vite, ndërsa aktiviteti aty vijon me ritme të pandalshme për 5 vite e 8 muaj nga miratimi i projektit, duke krijuar në fshatin Kameras një mal artificial mbeturinash.

Një vendgrumbullim që duhet të jetë të paktën 3 km larg banesave, bizneseve, resurseve natyrore…ndërsa në rastin e malit të plehrave në Kodër-Dollakë, ai është fare pranë pyllit, liqenit, të mbjellave, shtëpive, bizneseve…në kundërshti të plotë me legjislacionin në fuqi. Dhe shkeljet nuk mbarojnë këtu! Teksa bashkia e quan landfill këtë vend-depozitim mbetjesh dhe në projekt bashkëngjit disa foto ilustruese se si duhet të jetë një landfill, sqarojmë se kushti bazë është rrethimi me gjeomembranë HDPE, si dhe 3 metra thellësi argjilë e ngjeshur për izolim, fjalë që nuk ekzistojnë në asnjë faqe të projektit, veç materialit shtufë.

Dhe më e habitshmja, diçka që mund të ndodhë vetëm në vendin tonë, një kasolle banimi me dërrasa e plastmasë në cep të të ashtuquajturit landfill, ku mjafton një cigare e ndezur, për t’i vënë flakën gjithë kodrës…duke rrezikuar gjithçka përreth./ Piranajt

fushë-krujë shijak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet