Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
FOTOT/ Dua Lipa shijon pushime romantike me Callum Turner në Meksikë
Siç edhe në fotot që janë publikuar, çifti është fotografuar në plazh duke biseduar, ndërkohë që aktori i vendos krem dielli dhe artistja shqiptare është shtrirë në një shezlong dhe ai është ulur pranë saj.
23 Dhjetor 2025, 16:07Nga E. D
Dua Lipa dhe Calum Turner
MEKSIKË- Ylli shqiptarë, Dua Lipa po shijon pushimet e saj me të fejuarin e saj, Calum Turner në Meksikë. Siç edhe në fotot që janë publikuar, çifti është fotografuar në plazh duke biseduar, ndërkohë që aktori i vendos krem dielli dhe artistja shqiptare është shtrirë në një shezlong dhe ai është ulur pranë saj.
Të dy vendosën ta bënin këtë udhëtim disa ditë para Krishtlindjeve. Lidhja e Dua Lipës me Calum Tanner filloi në janar të vitit 2024, dhe qershorin e kaluar këngëtarja konfirmoi se ishin të fejuar.
"Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Ky vendim për tu plakur së bashku, për të pasur një jetë së bashku dhe thjesht, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë është një ndjenjë vërtet e veçantë," tha Dua Lipa./Dosja.al