Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"
9 Korrik, 19:07
P...
Aktualitet
VIDEOLAJM/ Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja
Kjo ishte një nga simbolet vizuale, e cila tërhoqi më shumë vëmendje, ndërsa të shumtë ishin edhe protestuesit të cilët e fotografuan.
9 Korrik 2026, 22:11Nga E.d
Pamje
TIRANË – Qindra qytetarë u mblodhën ditën e sotme në kryeqytet në ditën e 40-të të revoltës së tyre. Të shumta ishin pankartat që u shpalosën, në të cilat qytetarët kishin derdhur kreativitetin, revoltën dhe realitetin.
Më e veçanta nga këto ishte një arush panda, në të cilin shkruhej: “Larg duart nga e ardhmja”. Kjo ishte një nga simbolet vizuale, e cila tërhoqi më shumë vëmendje, ndërsa të shumtë ishin edhe protestuesit të cilët e fotografuan.
Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre dha kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al