EMRAT/ Krimi brenda familjes në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori
9 Korrik, 13:55
Krim brenda familjes n&eu...
Aktualitet
"Ju që fshiheni dhe heshtni ka për të ju mbuluar turpi"/ Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri
Susaj kërkoi gjithashtu mbështetjen e ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve europiane, duke theksuar se qëndresa popullore është një luftë e domosdoshme për rikthimin e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri.
9 Korrik 2026, 20:45Nga D.S
PAMJE NGA PROTESTA
TIRANË- I pranishëm në tubim, profesori Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve dhe rinisë të bashkohen përtej propagandës partiake, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si më të korruptuarën në historinë e vendit.
Susaj kërkoi gjithashtu mbështetjen e ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve europiane, duke theksuar se qëndresa popullore është një luftë e domosdoshme për rikthimin e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri.
“Qeverisja më e korruptuar, më hajdutë e më antishqiptare që ka pasur Shqipëria. I bëj thirrje studentëve dhe nxënësve të Shqipërisë, hidhni tutje të gjitha propagandat e partive dhe kthejuni interesave kombëtare. Kjo protestë është në shërbim të kombit. Duhet të luftojmë deri në fund që të kthejmë demokracinë, është një luftë në interes të pluralizmit dhe demokracisë.
I bëj thirrjeve ambasadave europianë ambasadave të SHBA, na ndihmoni dhe qëndroni me shqiptarët sepse me këtë klasë politike nuk është hajri as i joni dhe as i Europës. Boll me derrat e korrupsionit, shihni nga brezi i ri. Ju që fshiheni dhe heshtni ka për të ju mbuluar turpi”, tha mes të tjerash ai./Dosja.al