Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"
9 Korrik, 19:07
P...
Aktualitet
“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg nga përpjekjet për të marrë autorësinë e kësaj proteste
I riu theksoi se sheshi është i mbushur me shqiponja dhe ajo që i bashkon është më e madhe nga ajo që i ndan.
9 Korrik 2026, 21:33Nga E.d
Pamje
TIRANË- Një protestues ka kërkuar që PD të mbajë duart larg nga përpjekjet për të marrë autorësinë e kësaj proteste. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se deputetët po luajnë me letra bixhoz në Strasburg dhe bëjnë kallëzime për pakënaqësitë e klientëve në lokalet që protestuesit po u lënë revieë.
I riu theksoi se sheshi është i mbushur me shqiponja dhe ajo që i bashkon është më e madhe nga ajo që i ndan. Sipas tij, ajo që i bashkon protestuesit më shumë është aspirata për liri dhe demokraci.
“Bashkimi ynë do i tregojë Europës dhe botës që jemi njëlloj në dinjitet si e gjithë bota. Prandaj PD të mbajë duart larg nga përpjekjet për të marrë autorësinë e kësaj proteste.
Ndërsa PS, e cila së fundmi duket se merret me miliona euro për të blerë biletat e koncertit të një këngëtari fashist, deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg dhe duke bërë kallëzime për pakënaqësitë për klientët në lokalet që protestuesit po u lënë revieë.
I quan protestuesit Rama sorra e korba. Këtu sheshi është i mbushur me shqiponja! Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan! Është aspirata për liri e demokraci!” përfundoi ai./Dosja.al