Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Rrëzohet marrëveshja Iran-SHBA, ndërsa sulmet sa vijnë dhe shtohen
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Protestuesit u mblodhën para portit të Shëngjinit teksa raportohet se kapatur dhe prezencë të shtuar të policisë.
LEZHA- Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kanë protestuar kundër dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane për t'i dërguar në kampet në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Meloni-Rama. Protestuesit u mblodhën para portit të Shëngjinit teksa raportohet se kapatur dhe prezencë të shtuar të policisë.
Kjo protestë vjen pas mbërritjes së dy grupeve të emigrantëve në Shqipëri të cilët u rikthyen pasi gjykata italiane rrezoi në të dyja rastet vendimin e qeverisë Meloni. Një prej protestuesve deklaroi për mediat se do vazhdojnë protestat kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij kërkojnë një Europë, Shqipëri dhe Itali më demokratike.
“Kemi protestuar me aq sa kemi mundur kundër kësaj marrëveshje. Është një farë shtyse shumë e fortë që jo vetëm këtë marrëveshje, por me të gjitha këto lloj marrëveshjes ta vazhdojmë rezistencën tonë.
Solidariteti juaj është forcë për ne, forcë për të gjithë ata emigrantë. Europa që ne duam nuk është Europa e Melonit, nuk është Europa e Von der Leyen, nuk është Europa e Ramës, por e demokracisë.
Ne do të luftojmë dhe do jemi për një Europë më demokratike, një Itali më demokratike dhe një Shqipëri me demokratike, ku emigrantët të jenë pjesë integrale e shoqërisë dhe të trajtohen si gjithë të tjerët me të drejta të barabarta”, tha ai.
Duket se Roma zyrtare po has vështirësi për marrëveshjen për emigrantët, në lidhje me dërgimin e tyre në qendrën e pritjes dhe më tej të izolimit në Shëngjin dhe Gjadër. Të dy grupet që u dërguan në muajt tetor dhe nëntor u rikthyen pas vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjithsesi shprehet e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu mediat italiane shkruajnë se për qeverinë Meloni mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e vendeve të sigurta, është 'më mirë' që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit.
Reagimi i parë i qeverisë Meloni pas rastit të fundit të emigrantëve që u dërguan në Shqipëri dhe që “u detyruan” nga një vendim gjykate të kthehen në Itali, ishte i menjëhershëm teksa u shprehen të bindur se gjykatësit janë gabim.
Edvin Sadiku ITALIA- Afro 8 vite pas vrasjes së shqiptarit Edivin Sadiku, autoritetet italiane kanë arrestuar 37-vjeçarin me iniciale...
Foto nga vendi i ngjarjes KORÇA- Reshjet e dëborës dhe ngrica kanë sjellë pasojat e tyre në qarkullimin e automjeteve n&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një 48-vjeçar me inicilate G. Q., është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka plagosur me th...
Foto ilustruese KAMËZ- Një aksident ka ndodhur në Kamëz nga ku mësohet se një 64-vjeçare ka ndërruar jet&eum...
Foto ilustruese DURRËS- Ermir Murataj, 33-vjeç, Xhordjan Debrova, 19-vjeç janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se ...
Foto ilustruese BERAT- Një konflikt mes fqinjësh është regjistruar në Dimal nga ku mësohet se tre persona kanë mbet...
Foto ilustruese GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ditën e sotme nga ku mësohet se një 46-vjeçar s...
Foto ilustruese DIRBA- Reshjet e dëborës raportohet se janë ndërprerë në qarkun e Dibrës. Bëhet me dije se tra...
Pasojat e një shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, 30 nëntorit. KOSOVA- Në mbrëmjen ...
Sendet e sekuestruara SARANDA- 35-vjeçari Barjam Kanushi është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet se prodhonte...