Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Emigrantët e strehuar në kampin e Gjadrit në Shqipëri do të kthehen sot në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës.
SHËNGJIN- Fotoja e mësipërme tregon momentin kur emigrantët në Shëngjin ngjiten në anijen që do t'i dërgojë ata drejt Italisë. Emigrantët e strehuar në kampin e Gjadrit në Shqipëri do të kthehen sot në Itali, pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Romës. Sipas mediave italiane, ashtu si dhe në dy rastet e mëparshme, Gjykata ka ngritur pikëpyetje mbi përfshirjen e Bangladeshit dhe Egjiptit, në listën e “vendeve të sigurta”, duke kërkuar që të pritet interpretimi për çështjen, nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, e cila do të duhet të shprehet më 25 shkurt.
Sipas gjykatësve, që një vend të konsiderohet “i sigurt” duhet që “kushtet thelbësore për një përcaktim të tillë, të mund të plotësohen për të gjitha kategoritë e personave”. Prejardhja nga një “vend i sigurt” është parakusht për zbatimin e procedurës së përshpejtuar në kufi, që i lejon autoritetet italiane ta dërgojnë një emigrant në kamin e ngritur në Shqipëri.
Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorir të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Foto ilustruese DURRËS- Përbytjet e shkaktuara nga reshjet e pak ditëve më parë në Durrës kanë shkaktuar d&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen më trenin e PS-së, duke k&...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Të martën (28.01.2025), ora 7.30 e mëngjesit anija e italiane Cassiopeia ankoroi në portin e Shëngj...
Foto ilustruese ROSKOVEC- Një 69-vjeçar u arrestua në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij...
Droga VLORA- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kujtim Metajn dhe Viktor Jaupajn ...
Foto ilustruese SHËNGJIN- Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 4...
Foto nga emisioni TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet ndaj kryetares në...
Foto ilustruese TIRANA- Një grup kriminal që trafikonte drogë nga Tajlanda drejt Shqipërisë nëpërmjet shërbimi...
Foto ilustruese KUKËS- Një person është arrestuar në Kukës për kontrabandë mallrash dhe të tjerë p&e...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar që lejuan kalimin ...