6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë kapur T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër dhe A. K., 31 vjeç, banues në Durrës.

DURRËS- Policia ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, kanë kapur T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër dhe A. K., 31 vjeç, banues në Durrës.
Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata e Durrësit ka caktuar ndaj 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Ndërsa për 31-vjeçarin, A. K., banues në Durrës, rëndon vepra penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”. Uniformat blu bëjnë me dije se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.
Operacioni për kapjen e personave në kërkim.
Kapen, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, dy persona të shpallur në kërkim, për veprat penale “Mashtrim”, “Shpërdorim detyre” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Durrësit, më datë 31.07.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Po në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, u bë e mundur kapja e personit tjetër në kërkim, shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
Foto Ilustruese TIRANË- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar në ve...
Foto Ilustruese KOSOVË- Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit: rrit...
KOSOVË- Një nënkalim i ndërtuar me miliona euro në Malishevë dhe i përuruar me koncert dhe fjalime, u përmbyt vetë...
Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani TIRANË- Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Emiljano Shullazin në lidhje me a...
Foto nga operacioni ELBASAN- Tre kolumbiane janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për prostitucion. Mësohet se gjatë o...
TIRANË- Alarmi evropian për ilaçin antitumorial Nilotinib Pharmascience, ka rënë në vesh të shurdhër në Shqip&e...
Foto Ilustruese KRUJË- Reshjet e dëborës në Krujë kanë izoluar disa fshatra të zonës. Mësohet se niveli i d&eu...
TIRANË- Në vitin 2026, pritet që prodhimi bujqësor në Shqipëri të mbetet nën presion, duke vijuar trendin rën&eum...
Foto Ilustruese Sektori i turizmit përjetoi rritje të numrit të vizitorëve vitin e kaluar, por kjo nuk u përkthye rrjedhimisht n&e...
Disa nga prodhuesit e produkteve vendase parashikojnë se 2026 mund të sjellë rritje kostosh për ta, për shkak të rritjes së...