LIVE UPDATES
Aktualitet

Fier/Të sëmurët me dializë rimbursohen 80% më pak për transportin, ndërkohë që nafta rritet!

Të sëmurët, të cilët vuajnë nga veshkat dhe kanë nevojë për shërbimin e dializës, marrin nga shteti vetëm 9 mijë lekë të vjetra në muaj për transportin. Pavarësisht distancës nga shtëpia e pacientit deri në vendin ku kryhet ky shërbim, vlera që rimbursohet nga shteti nuk ndryshon.

26 Tetor 2022, 20:59 Nga k.m.
Fier/Të sëmurët me dializë rimbursohen 80% më pak
Foto ilustruese

Transporti i pacientëve që bëjnë hemodializë vazhdon të mbetet problem. Sidomos ata që jetojnë në fshatra larg spitalit që marrin shërbimin, me mungesën e transportit publik bëjnë ‘cirk’ si nga ana fizike po dhe monetare me mjetet private. Në një kohë kur në gjithë botën është shtrenjtuar nafta dhe janë rritur tarifat, në Fier pacientëve me dializë kuotën ditore për transportin nga 500 lekë në ditë ua kanë bërë 70 lekë në ditë.

Në emisionin investigativ Fiks Fare, u denoncua shqetësimi i të sëmurëve që marrin shërbimin e dializës se, rimbursimi që iu bëhet për transportin nuk i mbulon aspak shpenzimet e rrugës.  Madje që prej shtatorit  këtyre pacientëve  u kanë ndryshuar tarifat e rimbursimit të rrugës.  Ata u ankuan në Fiks Fare se marrin 80% më pak se në muajt paraardhës.

Të sëmurët, të cilët vuajnë nga veshkat dhe kanë nevojë për shërbimin e dializës, marrin nga shteti vetëm 9 mijë lekë të vjetra në muaj për transportin. Pavarësisht distancës nga shtëpia e pacientit deri në vendin ku kryhet ky shërbim, vlera që rimbursohet nga shteti nuk ndryshon. Babai i një vajze 33 vjeçare që kryen dializë 3 herë në javë  tregon se rrugën nga fshati Frakull i Vogël deri në Spitalin Rajonal Fier dhe anasjelltas dy muaj më parë shteti i rimbursonte një  seancë 500 lekë te reja, ndërsa nga muaji shtator me vlerësimin e ri e ka çuar një seancë 70 lekë te reja vajte-ardhje.

“Shuma totale në muaj tani shkon 9 mije lekë të vjetra minus komision bankar, në dorë marr 4 mijë lekë të vjetra. Është për ty tallur,”-shprehet ai.  Më përpara, Rudina vajza e tij merrte 7 mijë lekë tëe reja në muaj për rimbursimin e rrugës. Rasti tjetër është ai i një djali që sillte mamanë e tij nga një fshat i Mallakastrëes, vlera e rimbursimit për të ishte 80 lekë të reja vajtje -ardhje.

Më i dhimbshëm ishte rasti i zotërisë që përveç se gruaja bënte hemodializë por ishte dhe e verbër, dhe ai duhet ta shoqëronte kudo.  Ata udhëtonin 50 kilometra 3 herë në javë. Drejtoria e spitalit sipas bashkëshortit është informuar që zonja  është e verbër dhe nuk i është siguruar një autoabulancë për shërbime të specializuara.

Ndërkohë që në Urdhrit nr. 469 datë 30.08.2010 “Për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë”, i ndryshuar në vitin 2015, drejtoritë përkatëse të spitalit, në zbatim të këtij urdhrit, për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete te spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas.”

Pra në rastin konkret Drejtoria Rajonale e Spitalit Fier duhet t’i siguronte një ambulancë kësaj pacienteje me pamundësi të veçanta, gjë të cilën nuk e ka bërë.  Bashkëshorti i saj shprehet se shpesh herë detyrohet të paguaj taksi , për ta shoqëruar  të shoqen në shtëpi.

Fiks Fare iu drejtua Drejtorisë së Spitalit të Fierit , Degës së Financës sëbashku me familjarët e të sëmurëve në një ballafaqim se çfarë ka ndodhur në të vërtet me këto rimbursime.  Ata u shprehën se  tarifat janë ndryshuar në  bazë të Urdhrit nr. 469  ku thuhet se pacientëve dializantë ju rimbursohen kostot e transportit në masën e tarifave të përcaktuara për funksionimin e shërbimit urban-publik, bazuar në biletat e paraqitura nga të sëmurët e rrethit të tyre, rimbursimi kryhet nga drejtoritë spitalore përkatëse.

Pyetjes së gazetarëve  se kur është vënë në zbatim ku urdhër , ata iu përgjigjen se ka  ky ka qenë në fuqi. Me të drejtë familjarët pyetën se përse me para rimbursoheshin më shumë dhe sot rreth 80% më pak  kur urdhi është po i njëjti, por punonjësit nuk u përgjigjen. Pra i bie që më përpara përllogaritjet janë bërë gabim. Por kur këtyre pacientëve nuk u mjaftonte rimbursimi me 500 lekë në ditë , çdo bëjnë me  70 lekë në ditë?

Pas përgjigjes së Drejtorisë së Spitalit Rajonal të Fierit, Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë për informim Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kjo ministri në përgjigjen e saj bëri me dije se nuk ka asnjë ndryshim në urdhërin për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë.Sipas Ministrisë, drejtoritë spitalore përkatëse u rimbursojnë pacientëve dializantë  kostot  e transportit  bazuar në biletat e paraqitura nga të sëmurët.

Po kështu, te gjitha drejtoritë e  spitaleve në zbatim të urdhërit për sigurimin e transportit për të sëmurët që trajtohen me dializë për raste në pamundësi, duhet të sigurojnë transportin me automjete te spitalit nga vendi i banimit tek qendra e dializës dhe anasjelltas. Nisur nga rastet e kontaktuara nga Fiks Fare Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se do ta ndjekë rastin e evidentuar në Spitalin Rajonal të Fierit./TopChannel

fier te semuret me dializ

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale