LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua në mes të Bllokut, flet DJ Cherry: Isha me djalin, më thanë që ke emigrantë! Do iki nga Shqipëria

Sipas tij, në rrëfimin e bërë, e gjitha ndodhi pas një debati me një efektiv të Policisë së Rendit. DJ thotë se pas kësaj ngjarje dhe akuzave që s'kanë lidhje me të, ai ka vendosur të largohet jashtë Shqipërisë bashkë me familjen e tij.

26 Tetor 2022, 20:39 Nga k.m.
U arrestua në mes të Bllokut, flet DJ Cherry: Isha me djalin, më
Ardian Kola

TIRANË- Pak kohë më parë Policia e Gjirokastrës arrestoi shtetasin Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cherry, pasi akuzohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Dj Cherry në një intervistë për JOQ ALBANIA ka treguar se si qëndron e vërteta rreth këtij lajmi që bëri bujë kudo në media por dhe akuzave që rëndojnë ndaj tij, ndërsa tregon të gjithë kalvarin e natës kur ishte ndaluar nga Policia e Gjirokastrës ndërkohë që ishte në makinë me djalin e tij.

Sipas tij, në rrëfimin e bërë, e gjitha ndodhi pas një debati me një efektiv të Policisë së Rendit. DJ thotë se pas kësaj ngjarje dhe akuzave që s'kanë lidhje me të, ai ka vendosur të largohet jashtë Shqipërisë bashkë me familjen e tij.

"Unë jam Ardian Kola. Historia ime është mëse e thjeshtë. Tani jam në "arrest shtëpie" për një shpifje. Isha në pushime në Vlorë, pastaj në Sarandë. Mora djalin dhe do e sillja në Tiranë. Në Gjirokastër më ndaloi patrulla. Duke qenë se isha me shapka dola zbathur. Arsyeja e ndalimit ishin xhamat e zinj. Iu prezantova, punoj në media. Si e kemi ne shqiptarët. Aty plasi debati, ai mund të ishte gabimi im. Ishte polic i vetëm. Polic rendi, jo rrugor. Kush jam unë, kush je ti, këto debatet banale. Hip në makinë tha, më jep dokumentat tha se nuk ikën ti pa na lënë diçka. Ika dhe mendova për djalin pastaj. E lashë makinën 2 km më tutje. Lashë makinën, mora çunin. Prita. Makinën ia kisha marrë me qera se lëviz shumë gjatë verës. U arrestova më vonë në mes të Bllokut. Më shoqëruan, nuk më jepnin asnjë lloj informacione. Kam ikur Tiranë-Gjirokastër me pranga. Sipas policit unë paskam qenë me emigrantë. Policia konstatoi se nuk kishin lidhje me mua, Prokuroria kërkon burg. 7 vjet burg kërkojnë më duket. Tani jam me arres shtëpie. Është e turpshme, kam vendosur që të iki nga ky shtet. Pres vetëm vendimin e Gjykatës. Përtej shakave, më ndihmoi zoti që qëllova me gjyqtar të saktë, se përndryshe këtu...,"-u shpreh ai në intervistën e tij. 

38-vjeçari u arrestua pasi dyshohej se ishte autor i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Sipas burimeve zyrtare më datë 19 qershor, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Kola nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin. Ai ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. 

ardian kola

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës