LIVE UPDATES
Aktualitet

Fëmijët gëzojnë në letër ‘shëndetësinë falas’, por kostot i paguajnë prindërit

Sipas legjislacionit shqiptar, fëmijët gëzojnë standardet më të larta të mundshme të shëndetit, trajtimit dhe rehabilitimit. Buxheti i shtetit financon mbulimin shëndetësor për fëmijët e moshës nën 18 vjeç.

11 Prill 2025, 09:43 Nga Albina Hoxhaj
Fëmijët gëzojnë në letër
Foto ilustruese

TIRANË- Pas një liste të gjatë ekzaminimesh të kryera në një klinikë private për vajzën e saj 10-vjeçare, Arsilda kërkon të blejë në farmaci medikamentet që i ka përshkruar mjeku. Me recetën në telefonin e saj, ajo i shpjegon farmacistes se i nevojitet një antibiotik dhe një suplement për të luftuar infeksionin e së bijës.

“Vajza trajtohet për streptokok, ka dhimbje kockash, dëmtim, deformim, për këtë duhet mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm,” thotë nëna e tre fëmijëve.

Arsilda i tha BIRN se të gjitha ekzaminimet në privat, përfshirë edhe medikamentet i kushtuan rreth 30 mijë lekë [300 euro], por nuk kishte një zgjidhje tjetër.

“Për të ndjekur takimet në shtet për ne është e vështirë, duhet të lë punën, por kam edhe dy fëmijët e tjerë për të cilët duhet të kujdesem,” tha ajo, ndërsa theksoi se në çdo rast i është drejtuar sistemit privat shëndetësor për trajtimin e fëmijëve të saj.

Edhe pse Shqipëria ofron ligjërisht mbulim shëndetësor për fëmijët deri në 18 vjeç, mijëra prindër paguajnë nga xhepi i tyre kostot e trajtimeve mjekësore për shkak të burokracive në sistemin publik dhe protokolleve mjekësore në fuqi. Gjithashtu, fëmijët kanë një qasje minimale në listën e barnave të rimbursueshme, pavarësisht se në të gjenden disa alternativa antibiotikësh dhe medikamentesh të tjera.

Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, FSDKSH, tregojnë se shteti shpenzon çdo vit mesatarisht 1 milion lekë për barna të rimbursueshme për të miturit – ose vetëm 7 për qind të fondit total të vënë në dispozicion.

Si rrjedhojë, vetëm 598 pacientë të mitur përfituan nga lista e barnave të rimbursueshme gjatë vitit 2024, ndërkohë që mijëra të tjerë mendohet se u janë drejtuar rrjetit privat të farmacive për të siguruar medikamentet. Ekspertët e politikave shëndetësore e konsiderojnë të dështuar skemën e barnave të rimbursueshme për fëmijët dhe fajësojnë për këtë burokracinë e protokolleve mjekësore.

“Medikamentet, sidomos antibiotikët, në listën me rimbursim nuk i ndihmojnë prindërit sepse nuk janë të aksesueshëm përmes recetës së dhënë nga mjeku i familjes,” tha Gazmend Koduzi, profesor i menaxhimit shëndetësor dhe aktualisht kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik.

“Konsumi i 598 recetave për antibiotikë me rimbursim, tregon një ngërç të madh në protokollin e marrjes së tyre,” shtoi Koduzi.

Rruga e gjatë drejt rimbursimit  

Fëmijët gëzojnë në letër

Sipas legjislacionit shqiptar, fëmijët gëzojnë standardet më të larta të mundshme të shëndetit, trajtimit dhe rehabilitimit. Buxheti i shtetit financon mbulimin shëndetësor për fëmijët e moshës nën 18 vjeç.

Fëmijët përjashtohen gjithashtu nga pagesat e drejtpërdrejta për shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e barnave të rimbursueshme, e paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor apo kujdesit spitalor. Ndonëse në listën e barnave të rimbursueshme gjenden një sërë antibiotikësh dhe medikamentesh të tjera për fëmijë, aksesi i prindërve në to është thuajse inekzistent.

“Numri i recetave me rimbursim për antibiotikë për fëmijët është i papërfillshëm për disa arsye,” shpjegon Dëfrim Goma, kreu i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. “Në rast se prindërit dëshirojnë t’i marrin antibiotikët me recetë me rimbursim, duhet të kalojnë disa hallka, që krijojnë vonesa në fillimin e terapisë,” shtoi ai.

Në Shqipëri, mjeku i familjes dhe mjeku pediatër janë reaguesit e parë në rastet e sëmundjeve, por ata nuk kanë të drejtë që të lëshojnë receta me rimbursim. Këtë të drejtë e kanë mjekët specialistë, por nevojitet gjithashtu që diagnoza të vërtetohet me analiza shtesë.

Goma shpjegoi për BIRN se për të siguruar antibiotikët me rimbursim, recetat duhet të përshkruhen sipas protokollit të Fondit dhe të shoqërohen me analiza shtesë si antibiograma –   kjo vetëm për të marrë alternativën e parë, e cila në perceptimin popullor dyshohet për cilësinë dhe efikasitetin. Përballë merakut dhe burokracive, mjekja pediatre, Sonila Brati thotë se prindërit zgjedhin rrugën e shkurtër.

“Patjetër që ka prindë që shkojnë në privat. Në përgjithësi, nuk është se mendohen shumë kur bëhet fjalë për fëmijën, mjafton të mbarojnë punë brenda ditës, situata të mos komplikohet dhe fëmija të mos përkeqësohet,” tha ajo.

Brati shtoi më tej se nuk para ndodh që prindërit të kërkojnë recetë me rimbursim për fëmijët e tyre, pasi përgjithësisht zgjedhin alternativat më të mira të barnave për fëmijët e tyre.

“Pjesa më e madhe R-treshave (recetas e dorës) që ne japim, pacientët i marrin vetë. Nuk ndodh tek ne që prindërit ta kërkojën me insistim e dua me rimbursim medikamentin. Nuk ndodh. Te ne e marrin recetën dhe e kzekutojnë vetë,” shtoi Brati.

Në pesë vitet e fundit, një mjek i familjes i tha BIRN se kishte shënuar vetëm dy raste në recetë medikamente të rimbursueshme për familje në vështirësi të mëdha ekonomike, por ishte përballur me gjobë dhe masë paralajmëruese. Ai e cilësoi të padrejtë dhe joefikas sistemin e ngritur për fëmijët, i cili avantazhon alternativën e parë dhe vetëm pas një serie analizash, shkon te alternativa e dytë e rimbursueshme.

“Që nga ajo kohë kanë kaluar rreth 5 vite dhe unë nuk shënoj më medikamente të tilla,” tha mjeku, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e një penalizimi në punë.

“Është një rrugë e gjatë, që rëndon dhe zgjat kohën e të qënit sëmurë të fëmijës. Ka raste që ua kam blerë unë medikamentet pacientëve që i shoh në vështirësi të mëdha”, shprehet mjeku i sitemit parësor.

Mungesat në treg

Në periudhën dhjetor-janar, shërbimi i Pediatrisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është i tejmbushur. Shefja e shërbimit, Numila Kuneshka thotë se gjatë kësaj periudhe virozash, në urgjencë paraqiteshin deri në 400 fëmijë në ditë me teperaturë të lartë, probleme pulmonare apo problemet gastrointensinale.

Kuneshka thotë gjithashtu se flukset e larta vijnë për shkak se prindërit paraqiten direkt në urgjencë, duke mos u paraqitur në poliklinika për konsultë me mjekun e familjes apo mjekun pediatër.

“Pothuajse të gjithë këta fëmijë me përjashtime të pakta vijnë direkt nga shtëpia në urgjencën e pediatrisë, duke e anashkaluar sistemin e referimit në ambulancat apo poliklinikat e lagjeve të tyre,” tha ajo. “Vetëm 3-4 mund të jenë ata që vijnë me sistem referimi nga poliklinikat e lagjeve, pjesa tjetër vjen direkt në urgjencën e pediatrisë,” shtoi më tej ajo.

Mjekja pediatre, Sonila Brati thotë se kur bëhet fjalë për fëmijët, nuk ka radhë dhe nuk lihen në pritje për ekzaminimin që kanë nevojë, edhe në rastet kur nuk shkojnë me sistem referimi.

“Ne i dërgojmë fëmijët në QSUT si raste urgjente. Nëse planifikojmë bëhet jo më shumë se një ditë. Në rast se i dërgojmë te specialisti brenda ditës, nuk i kthejnë mbrapsht. Nëse është rast temperature ose me dhimbje të forta veshi mbaron ekzaminimin brenda ditës,” theksoi ajo.

Sipas farmacistëve me të cilët foli BIRN, në listën e barnave të rimbursueshme ka antibiotikë, shurupë dhe tableta që mund t’u vinin shumë mirë në ndihmë prindërve për të kaluar ngarkesat virale, por aksesi i tyre është në nivele minimale. Në anën tjetër, prindërit përballen edhe me mungesa të shumta të barnave në rrjetin e hapur të farmacive.

“Në listën e barnave të rimbursueshme ka antibiotikë, shurupë dhe tableta që mund t’u vijnë në ndihmë prindërve për shkak të kostove të tyre, duke qënë se shumica e tyre rimbursohen plotësisht,” tha një farmaciste me përvojë 15 vjeçare në Tiranë. Gjithsesi, ajo shtoi se në farmacinë e saj vijnë deri në 5 receta të tilla në muaj – një shifër e papërfillshme kjo krahasuar me recetat që paguhen nga xhepi i prindërve.

Dëfrim Goma nga Urdhri i Farmacistit thotë se një tjetër problem është mungesa e shpeshtë e barnave për moshat pediatrike në treg, kryesisht barna të sistemit respirator.

“Për barnat pediatrike ekziston problemi i mungesave të herëpashershme, gjë që detyron prindërit që t’i sigurojnë ato jashtë vendit ose në farmaci të veçanta që i fusin ato në mënyrë të paligjshme, gjë që krijon një problem të madh që ka të bëjë me sigurinë dhe efikasitetin,” theksoi Goma.

Koduzi shpreh rezervat e tij për medikamentet që ndodhen në lustën e barnave dhe propozon që rimbursimi të bëhet në bazë të diagnozës.

“Përzgjedhja e medikamenteve në listën me rimbursim është klienteliste dhe abuzive, pavarësisht se në letër ka një procedurë të caktuar,” tha Koduzi për BIRN.

Ai theksoi gjithashtu se pas së ashtuquajturës reformë të barnave në vitin 2014, nevojitej një ndërhyrje për të garantuar origjinën e tyre të sigurtë.

“…I trajtuan ato [medikamentet] si rroba, jo si produkt që duhet të jetë efikas dhe sigurtë për patologjinë që merret,” përfundoi Koduzi./ BIRN

shendetesi falas

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta