Përplasje në Serbi/ Kuvend MARATONË, Vuçiç nuk mungon: Pika 4 e planit franko-gjerman na shqetëson. Nuk e shes Kosovën!
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
VIDEO/ “Nuk do ta japim Kosovën”, përleshje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Serbisë, Vuçiç...
I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha mbërrin në selinë e PD 2 Shkurt, 10:09 Boçi: Kemi mbledhur 45 ...
Çfarë aktgjykimi pritet ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak 2 Shkurt, 14:23 ...
Kryekomisionerja Evropiane nga Kievi: Rusia do të mbajë përgjegjësi për krimet në ukrainë, çështj...
Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit janë në rrugë të mbarë por u rezervua me të dhënat që dha para gazetarëve.
TIRANË- Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare lidhur me fatin e të zhdukurit Ervis Martinaj, por duket se hetimet vazhdojnë. Në një konferencë për shtyp, kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se hetimet për zhdukjen e të shumëkërkuarit janë në rrugë të mbarë por u rezervua me të dhënat që dha para gazetarëve.
“Sot jemi për një çështje tjetër më madhore. Por do t’ju përgjigjem shkurt. Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit për të cilin ju i referoheni. Zoti kryeministër ka kërkuar nga Policia e Shtetit zgjidhjen e rastit. Ne mendojmë se jemi në rrugën e mbarë për të zgjidhur rastin”- tha Rrumbullaku. Ndërkohë që xhaxhai i tij, Faik Martinaj pak ditë më parë u shpreh publikisht se ishte kryeministri Edi Rama ai që fshihej pas të gjithë ngjarjes duke bashkëpunuar me 6 banda për pronat në bregdet. Por edhe ai nuk dha emra veç atij të numrit një të qeverisë.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version, pasi edhe Rama u tërhoq. Ai tha se përderisa nuk ka prova, Policia e Shtetit nuk do të shprehet zyrtarisht për këtë dosje.
Muhamet Rrumbullaku dhe Bledi Çuçi TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar sot një takim me ...
Rrumbullaku TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa për samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit ...
TIRANË- Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka përsëritur dhe njëherë masat e marra nga policia e shtetit për qark...
Rrumbullaku TIRANË- Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka përsëritur dhe njëherë masat e marra nga policia e shteti...
TIRANË- 4 qershor 2020. Fiksojeni mirë këtë datë. Është momenti që shënon kthesë në jetën dhe bizn...
ELBASAN- 3 persona kanë rënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me nj...
Pamje nga aksioni BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi bashkëpunonin për të shitur kokainë. Të arrestuarit jan&e...
Pamje nga aksidenti KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë pranë fshatit Çerravë. Dy mje...
Rrumbullaku TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Muhamet Rrumbullaku, ka dalë ditën e sot...
Foto ilustruese ITALI- Ai pa policët që po shkonin drejt tij dhe hodhi një kuti syzesh me kokainë brenda mbi gardhin e Fiabilandi...