Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 17 Maj 2023
Faqet e para të portaleve në vend
17 Maj 2023, 08:24Nga m.s
Faqja e pare e "Dosja.al"
TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të faqeve të para të portaleve në vend. "Dosja" ka në faqe të parë një shkrim të BBC, ku flitet për të burgosurit shqiptarë që paguhen nga qeveia britanike për t’u kthyer në Shqipëri.
"Lapsi" ka si kryeartikull zgjedhjet, ku sjell në fokus reagimet e Berishës dhe Këlliçit pas humbjes. Në faqen e parë të “Syri.net” është një shkrim nga Erion Dasho i titulluar: “Për këdo që ka harruar historinë e 80 viteve të fundit...”.
"BalkanWeb" analizon zgjedhjet, ku nga rezultatet socialistët kryesojnë me 34 vende për Këshillin Bashkiak, PD me 16. Po kështu edhe “Klani” me zgjedhjet vendore, ku socialistët janë përpara edhe në këshillat bashkiakë.
“Panorama” ka si kryeartikull këmbimin valutor të datës 17 maj, me sa blihen dhe shiten auro dhe dollari.