Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Disa ditë më parë ai dha një intervistë për mediat, ku thoshte se djali i tij është i pafajshëm dhe nuk ka dorë në atë atentatin ndaj Bruçit.
SHKODËR- Ismet Çekorja është personi që u vra sot në Shkodër. Pak ditë më parë, ai ka dhënë një intervistë për mediat disa javë më parë, pasi djali i tij akuzohet për atentatin e Alban Bruçit. Disa ditë më parë ai dha një intervistë për mediat, ku thoshte se djali i tij është i pafajshëm dhe nuk ka dorë në atë atentatin ndaj Bruçit.
“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time njëkohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time dhe familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera. Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa banditë, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet,”- është shprehur Ismet Çekorja.
Djali i viktimës, Bajram Çekorja është një person me precedent penalë. Në vitin 2019, ai pasi kishte fshehur në apartamentin e tij në zonën e Komunës së Parisit, Barush Bregun, 35-vjeçarin që kërkohej nga drejtësia. Bregu konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe pjesë e grupit kriminal të Bajrave.
Si ndodhi atentati ndaj Bruçit?
Mbrëmjen e 25 gushtit, Fushaj e ndoqi Bruçin bashkë me mikun e tij, Bajram Çekorja. Të dy, sipas informacioneve zyrtare nga Policia, i zunë pritë 25-vjeçarit teksa udhëtonte me mjetin e llojit “Audi” e po shkonte në shtëpi. Në momentin që ndodhej në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës, të rinjtë i dolën para me motor dhe një prej tyre zbrazi 20 plumba në drejtim të mjetit, 19 e kapën makinën, por 25-vjeçari shpëtoi. Ai arriti të zbriste shpejt nga makina dhe shkoi në komisariatin e policisë ku dhe bëri denoncimin për ngjarjen. Në dëshmi tha se nuk kishte konflikte, por hetimet zbuluan emrat e Tonato Fushajt e Bajram Çekorjas. Ndërsa sot, 8 ditë pas atentatit, Shkodra dëgjoi sërish krisma armësh. Kësaj here më një viktimë.
Vendi i ngjarjes SHKODËR- Ismet Çekorja, i ati i Bajram Çekorjes është vrarë me armë zjarri ditën e sotme. Dosj...
Ismet Çekorja SHKODËR- Ismet Çekorja është personi që është vrarë këtë mesditë në Shko...
Foto Ilustruese SHKODËR- Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kiras t&...
Foto ilustruese VLORË- Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi ishte shpallur në...
Policia BULQIZË- Tre persona janë vënë në pranga nga policia pasi kanë dhunuar më herët efektivët e patrull&eu...
Kanabis LEZHË-Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Lezhë pasi janë kapur duke trafikuar lëndë na...
Besnik Pjetri ITALI- Vrasja e babë e bir nga Besnik Pjetri në Lezhë ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Il Resto del Carlino...
Policia DURRËS- Dy persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën nga shërbimet e DVP Durrës, menjëherë sapo kan&e...
Policia DURRËS- Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të m...
Avokatja ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi të lërë në arrest me burg Faruk Ozer, të dyshuar si person që ka mashtruar shum...