LIVE UPDATES
Aktualitet

“Familja Xheçuka nuk ka gisht në vrasjen e Imerit”/ Publikohet letra e mbesës së policit të vrarë Imer Hajdari: Të rihapen hetimet, vrasja po fshihet…

Por në dëshminë e tij, Hysen Xheçuka, vëllai i një prej viktimave të fisit Xheçuka, Shahinit, vrasja e të cilit hapi luftën mes dy familjeve, u shpreh se nuk janë ata përgjegjësit.

3 Shkurt 2026, 20:45 Nga E. D

“Familja Xheçuka nuk ka gisht në vrasjen e Imerit”/

TIRANË- Vrasja e policit Imer Hajdari ka mbetur ende e pazbardhur, edhe pse dyshimet e familjarëve të tij janë për familjen Xheçuka e cila ishte shprehur hapur se do të vriste një nga fisi Hajdari në shenjë hakmarrje.

Por në dëshminë e tij, Hysen Xheçuka, vëllai i një prej viktimave të fisit Xheçuka, Shahinit, vrasja e të cilit hapi luftën mes dy familjeve, u shpreh se nuk janë ata përgjegjësit.

Shahin Xheçuka është vëllai im.

Më 23 Prill 2011, ai u vra nga shtetasi Alket Hajdari, punonjës policie në burgje. Unë kam pesë djem, të cilët janë emigrantë në Greqi.Ajo që dua të them është se unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen e shtetasit Imer Hajdari”, thuhet në dëshminë e Hysen Xheçukës.

Por pavarësisht hetimeve të gjata të shtrira në kohë, grupi hetues që u mor me vrasjen e efektivit të burgjeve, Imer Hajdari, duket se dështoi në kërkimet e tij, për të gjetur autorin apo organizatorët e këtij krimi.

Dyshimet mbi këtë vrasje që vazhdonin të binin te pjesëtarë të familjes Xheçuka.

Por që asnjë provë nuk çonte në emrin e ndonjërit prej tyre.

Gjë që detyroi Prokurorinë të kthente edhe njëherë dosjen në polici.

Hetime të cilat u pezulluan, për t’u hapur  edhe njëherë 18 muaj pas ekzekutimit të Imer Hajdarit.

Ku u kërkuan edhe njëherë të gjitha lëvizjet që kishin bërë personat e dyshuar apo të interesuar për ekzekutimin e Imer Hajdarit.

Si dhe u bë krehja e tabulateve të tyre telefonike me shpresën se aty mund të gjenin indicie që mund të implikonin këta persona të dyshuar në këtë vrasje.

Pavarësisht kontradiktave që u konstatuan në lëvizjet  personave të dyshuar, pjesëtarë të familjes Xhecuka, prokuroria nuk mundi të identifikojë autorët e vrasjes.

Në muajin Dhjetor 2013, me urdhër të drejtuesit të Prokurorisë, u vendos rifillimi i hetimit për vrasjen e Imer Hajdarit, ku ndër të tjera u bë dhe verifikimi i të gjithë qelizave të kompanive celulare në itinerarin e rrugës nga banesa e marrë me qira nga viktima Imer Hajdari deri në vendin e ngjarjes, ku u kërkua analizimi i tabulateve të thirrjeve telefonike.

Po kështu u verifikuan në regjistrat e policisë kufitare, hyrje-daljet e vëllezërve Xheçuka.

Si dhe listat e udhëtarëve që disponohen nga Pikat e Kontrollit të Kalimit Kufitar, për secilën nga linjat që kanë udhëtuar këta shtetas në periudhën kohore ku ka ndodhur ngjarja.

Por çfarë rezultoi nga këto kërkime?

A i morën ata parasysh indiciet që pjesëtarë të familjes Hajdari dhanë mbi emrat e mundshëm që mund të ishin përfshirë nga familja Xheçuka, në ekzekutimin e njeriut të tyre.

Ndërkohë që ashtu siç e do zakoni, sipas dëshmive të famuljes Hajdari, menjëherë pas vrasjes së njeriut të tyre, familja Xheçuka kishte çuar fjalë te ta, se nuk kishin lidhje me vrasjen e Imer Hajdarit në Tiranë.

Familjarë të viktimës Imer Hajdari, deklaruan se tri ditë pas vrasjes së njeriut të tyre, familja Xheçuka u ka dërguar fjalë sipas zakonit në shtëpine e tyre nëpërmjet shtetasve Sh.Th dhe F.S se: ‘Familja Xheçuka nuk ka gisht në vrasjen e Imerit dhe se përgjegjësinë duhet ta kërkonin diku tjetër’.

Por sikurse thamë familja Hajdari kishte marrë informacion, mbi emra të mundshëm të lidhur me familjen Xheçuka që kishin marrë pjesë në vrasjen e Imer Hajdarit.

Informacion të cilin ata e kishin marrë nga brenda burgut.

Nga vetë bisedat që Agim Pepa, dhëndërr në familjen Xheçuka, që në këtë kohë ndodhej në burg për vrasjen e komisarit Gani Malushi, kishte bërë me të burgosur të tjerë.

Ku ai ishte shprehur se vrasjen e Imer Hajdarit e kishin kryer shtetasit B, Xh dhe V. P.

Biseda të cilat në të vërtetë nuk u vërtetuan apo verifikuan kurrë, duke mbetur kësisoj vetëm në trajtën e përfoljes.

Por një nga gjetjet më interesante të grupit hetues pas rifillimit të hetimeve është fakti që pjesëtarë të familjes Xheçuka, midis tyre edhe emra të njohur të lidhur me krimin, kishin dalë nga Shqipëria në fillim të muajit prill dhe ishin kthyer vetëm një ditë pasi Imer Hajdari u vra.

Një alibi kjo që do t’i ndihmonte ata të mos ishin të dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë së burgjeve, mëngjesin e datës 10 Prill 2012.

Ku midis këtyre personave që kishin udhëtuar bashkërisht jashtë Shqipërisë ishte edhe Tori Xheçuka.

I konsideruar sot si një vrasës me pagesë dhe i përfshirë në shumë ngjarje kriminale, në kërkim nga Policia e Shtetit.

Por çfarë rezultoi nga kërkimi në sistemin TIMS?

A kishin dalë në të vërtetë këta persona jashtë Shqipërisë?

Dhe nëse po a ishin këto dalje, një mënyrë për të fshehur gjurmët e organizimit të krimit, të vrasjes së Imer Hajdarit

Referuar të dhënave të marra nga sistemi TIMS ka rezultuar se shtetasit Tori Xheçuka (Hektor Xheçuka), Luan, Fatmir dhe Flamur Xheçuka, etj janë larguar nga Shqipëria më datë 6 prill 2012 dhe janë kthyer më datë 11 prill 2012 vetëm një ditë pas vrasjes së shtetasit Imer Hajdari.

Duke dyshuar se këta shtetas kanë kryer dalje fiktive ne sistem, u ndërmorrën verifikime të mëtejshme ne Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, me qëllim për të vërtetuar hyrje-daljet në pikat e kalimit kufitar të këtyre shtetasve.

Nga ku rezultoi se Fatmir, Luan dhe Beqir Xhecuka më datë 6 Prill 2012 janë regjistruar  në dalje dhe në hyrje më datë 13 Prill 2012.

Ndërsa shtetasi Besnik Xheçuka është regjistruar në dalje në datë 22 Prill 2012, kurse shtetasi Tori Xheçuka është regjistruar në dalje më datë 6 Prill 2012 dhe në hyrje në datë 11 Prill 2012.

Ku u është kërkuar informacion kompanive të fluturimit në lidhje me biletat e prenotuara.

Po pavarësisht këtyre dyshimeve, grupi hetues pranoi me duart lart se dështoi në sigurimin e provave të mjaftueshme për të vënë përpara bangës së drejtësisë, autorët e vrasjes së efektivit të burgjeve, Imer Hajdari.

Gjë që vazhdon ta bëjë edhe sot në pothuaj 14 vjetorin e vrasjes së tij.

Ku që pas vrasjes së ndodhur më 23 Prill 2011, në një lokal në qendër të Mamurrasit, pavarësisht se Alket Hajdari, pranoi autorësinë duke pohuar se ngjarja kishte ndodhur nga pakujdesia, dy familjet Hajdari dhe ajo e viktimës, Shahin Xheçuka, u futën në hasmëri.

Dhe faktit që pjesa më e madhe e familjes Hajdari u ngujua pas vrasjes nga frika e hakmarrjes.

Motivi për të cilin viktima Imer Hajdari, kishte kërkuar transferimin nga Burgu i Krujës, për t’u emëruar në Burgun ‘313’, ku punonte prej më shumë se gjashtë muaj.

Nga tërësia e provave të marra gjatë hetimit,  u provua ekzisteca e dyshimeve se autorë të vrasjes së shtetasit Imer Hajdari mund të jetë anëtarë të fisit Xheçuka, kjo nisur nga motivet dhe qëllimet e shprehura qartazi nga ana e tyre pas vrasjes se shtetasit Shahin Xheçuka.

Megjithatë tej çdo dyshimi të arsyeshëm, nga ana jonë nuk u bë e mundur të identifikohet autori apo autorët konkretë të veprës penale.

Por edhe pse drejtësia heshti në mënyrën më të turpshme duke u dorëzuar përpara një vrasje, e cila nuk duket të ishte aq e sofistikuar, këtë gjë nuk e bëri familja e efektivit të ndjerë, Imer Hajdari. Që edhe sot kur ka kaluar më shumë se një dekadë, nga humbja e njeriut të tyre të dashur, vazhdon të dërgojë letra, në të cilat kërkon të rihapen hetimet.

Dhe të vihet drejtësi për një njeri që mision kishte zbatimin e ligjit.

Mision që duhet ta kenë edhe prokurorët që u morën me çështjen e tij, por që duket se të dorëzuar e lanë atë rrugës.

Siç është edhe kjo letër e mbesës së viktimës, që kërkon drejtësi për dajën e saj.

E cila ishte vetëm 15 vjeç, kur u përball me humbjen tronditëse të njeriut të saj të dashur.

Unë që po ju shkruaj jam, mbesa e të ndjerit  Imer Hajdari, oficer në atë kohë pranë burgut 313 Tiranë, i vrarë në prill të vitit 2012  pranë rrugës ‘Teodor Keko’ në Tiranë, teksa shkonte për të marrë detyrën, dyshuar për shkak të hasmërisë me familjen Xheçuka.

Çështja e të ndjerit dajës tim, është pezulluar për shkak të mos zbulimit të autorit nga prokurori Adriatik Cama, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Duke qenë se u bënë pothuajse 14 vite dhe asgjë nuk është bërë për këtë çështje, dhe pse nëna ime, ka shkuar disa herë pranë Prokurorisë si personalisht ashtu dhe me përfaqësues ligjor, për të dhënë indicie të reja lidhur me ngjarjen, asgjë nuk është marrë parasysh dhe dosja e të ndjerit vazhdon e pluhuroset në arkivën e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Dhe ne besojmë se vrasja e të afërmit tonë, është munduar të mbulohet nga ndikimi i drejtëpërdrejtë i personave të lidhur me shtetin./Në Shënjestër

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet