LIVE UPDATES
Aktualitet

Fallxhorja i shikon letrat prokurores: Do ta kalosh vettingun, por do kohë që të arrish te Gjykata e Tiranës

“Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është se nuk ka kaluar vettingun, pasi është prokurore.

1 Janar 2025, 10:36 Nga I.A
Fallxhorja i shikon letrat prokurores: Do ta kalosh vettingun, por do kohë
Fallxhorja

TIRANË- Në fund të vitit, emisioni Stop në Tv Klan ka sjellë parashikimet e fallxhoreve për problemet e qytetarëve. Kamera e fshehtë e Stop ka shkuar te një zonjë e quajtur Lindita në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

“Halli” i qytetares së drejtuar te Lindita, është se nuk ka kaluar vettingun, pasi është prokurore. Lindita i thotë se i shkojnë shume persona për çështjen e vettingut. Në fund, pasi i lexon letrat dhe fatin, Linda i jep sihariqin, se zonja do ta kalojë procesin e vettingut.

Qytetarja – Linditë, si je?

Lindita – Për mashkull letrat janë shumë të mira.

Qytetarja –Unë e kam për punën më tepër.

Lindita – Të del puna të letrat, po te letrat ka diçka, që duhet të vësh persona! Do vesh persona të punës?

Qytetarja – Unë atë dua të shof njëherë!  Atë e kam njëçikë me.., më me merak. Unë prokurore jam aty, po na ka kap njëçikë frika me këto të vetingut e këto, ee… A do e kaloj?

Lindita – Akoma s’ka mbaru vetingu?

Qytetarja – Ncuq!

Lindita – Çfarë personash do të vësh?

Qytetarja – Për punën! Personat, që i kam në punë!

Lindita – Që i ke në punë.

Qytetarja – Hë, hë…

Lindita – Ok!

Qytetarja – Mashkull!

Lindita – Të vej mashkullin njëherë. Ta vëmë të parin, e kemi me fant.

Qytetarja – Kam hallin e vetingut. A do na hetojnë, a s’do na..?

Lindita – E ke në punë këtë? Për momentin ka një problem të vetin, ose do ketë problem në shtet, por që do ketë një problem shumë shpejt. Nuk të shikoj asnjë problem nga ana e punës.

Qytetarja – Jo?

Lindita – Fare!

Qytetarja – Po na e shif njëherë vetëm kshu, a do e kaloj vetingun, apo jo?

Lindita – Do e kalosh!

Qytetarja – Hë?

Lindita – Do e kalosh. Të gjithë e kanë frikë, ça më vijnë këtu, frikë vetingun kanë. Vëj mashkullin e parë, fantin! Të parin, që futëm! Këtij njëherë nuk i realizohet asnjë gjë. Ta harrojë! Hallakatet kot, sa andej-këtej. Gojëmbël e më the e të thashë. Flit, bëj, orator, i shkathët, por nuk i realizohet. Diçka i ngel pengesë. Person shumë i rëndësishëm. Në shtet është, ja ku e kam 9-tën. Shumë lekë ka. Ja, ku është! Shiko! Mund të jetë pak hijerëndë, por nuk është njeri i keq. Këtu në shtet, ku është, mund të bëjë punën e vet. Është i detyrum, të bëj punën, por nuk është zemërkeq, nuk është njeri i keq. Ça do të shikosh tjetër?

Qytetarja – Hëëë, nëse do arrij të vij te Gjykata e Tiranës… Këtë!

Lindita – Do të duhet kohë, akoma jo! Bllokuar të bie. Ka të tjerë përpara teje për aty. Do të plotësohet, për t’u plotësuar, por do shumë.

Qytetarja – Do kohë?

Lindita – Shumë kohë. Nuk e shikoj tani. Po erdhe këtu edhe më shumë lekë ke. Ja ku e ke, por që nuk e ke tani, rrushe.

Pas Linditës, kamera e fshehtë e Stop ka shkuar në Bathore te nënë Sherifja, të cilës i ankohemi për gjobat e policisë.

Pasi na “këndon” e na “fryn”, Sherifja na jep dy nuska për t’i vendosur në makinë, për të larguar në këtë mënyrë njerëzit e paduhur dhe tersllëqet.

Qytetarja – A të futem? Ça bën? 

Nana – Po shifja filxhan.

Qytetarja –Si je?

Nana – 5 mijë lekë!

Qytetarja – Po e di unë atë, se se kam për herë të parë. Hajt për të mira!

Nana – Të baftë mirë, po lëne të kullojë njëçikë, se të del i larë!

Qytetarja – Unë ngela edhe me shtetin, më mbytën këto të policisë me gjoba.

Nana – Me makinë?

Qytetarja – Me makinë. Sa dal në rrugë, po përditë. Njëherë gjejnë telefon gjobë. Njëherë gjejnë rripin gjobë. Njëherë parkimin gjobë. Po jo o, s’ka shance, o…

Qytetarja – Shife njëherë, se boll i kam lënë llum në fund aty.

Nana – Për gjobat e shtetit nga pavëmendja, që ka, thotë dhe e ardhmja jote. Ti je edhe njëçikë hundpërpjeta, thotë. Duhet edhe të tolerosh njëçikë! Domethënë thjesht, ti je në një sprovë të Zotit. Do vij ora thotë, që ti do jesh më gabim, thotë dhe nuk do të gjobisi njeri, edhe do më kujtosh. Ma gabim mund të jesh kundravajtje, në parakalim.

Qytetarja –Po!

Nana – Ku di unë edhe s’do të bajnë llafe hiç, kurse tashi thotë këtë fundviti, goca e ka në sprovë, thotë. Edh tashi ke fillu, një javë ke, që i ke këto.

Qytetarja – Që po më vënë përditë tani.

Nana – Po pra. Një javë ka, thotë. Është në sprovë dy javë kjo, thotë nga Zoti.

Qytetarja – Kam edhe një javë, që do marr gjoba dhe një javë tjetër.

Nana – Edhe një javë, prandaj bëj punët me kujdes. Pastaj thotë shikoje edhe 2025-ta për ty, thotë, do jetë sikur me qenë një ylber tjetër.

Qytetarja – A do kapim noi gjë për zgjedhjet, hë?

Nana – Me çin jeni ju? Me PD-në? Edhe mundet, thotë, po jo 100% ,jo. Mund të zej noi pozicion më lartë, po jo për ta fitu si parti, thotë. Nuk kanë njeriun e duhur, thotë. Nuk e kanë gjet akoma, kshuqë, po s’doli një adap-adap. Është i humbur, nuk konkuron njeri, këta të çmendin. Ky është i çmend. 

Qytetarja – S’do fitojnë as…?  S’do e fitojnë as këtë herë zgjedhjet, hë?

Nana – Për të fitu jo, thotë, po për të zënë një pozicion, që mbas nja 4-vjetëve të tjera, ta hajë gër-vër ky, thotë. Jo si Lulzimi, jo si tjetri, se do dali një Salë i dytë thotë, jo goca e Salës, nuk e fiton ajo thotë, se ai mendon të vëjë gocën e vet. /TvKlan

gjykata e tiranës

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Dhjetor 2024, 17:10 I.A

Ja si të humbni kilogramët e festave

Fillimisht filloni të hani një mëngjes “të mirë” ku nuk do të përfshihet brumrat. Zgjidhni karbohidrate t&...

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht