29 Maj 2024, 10:14
Nga B.Z
Fatmir Mediu
TIRANË - Seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, e cila ishte parashikuar të mbahej këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme është shtyrë për në datë 12 qershor. Mësohet se shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve të SPAK, Arben Kraja e Klodian Braho.
Ndërkohë mësohet se në seancën e sotme u paraqitën për të dëshmuar 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008. Ata kanë deklaruar se nuk mbajnë mend se cfarë kanë bërë 16 vite më parë.
“Kemi qenë të atashuar në prokurori për shkak të detyrës që kemi patur, por nuk kemi qenë të licensuar. Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi patur për të thënë e kemi bërë përpara prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë”,- kështu është shprehur një nga ekspertët.
Sakaq gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi se dëshmitarët janë të detyruar të japin shpjegime para gjykatës për një akt që e kanë hartuar vetë, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 12 qershor në orën 09:00.
Ish-ministri, Mediu po hetohet për çështjen ‘Gërdeci’, tragjedi e cila ndodhi në 15 mars të vitit 2008, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Mediu po gjykohet për dy akuza, atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”. Ish-ministri ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.
fatmir mediu gerdeci
Aktualitet
29 Maj 2024, 09:29
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet se u merrte lekë qyte...
Aktualitet
29 Maj 2024, 09:23
B.Z
Pamje nga aksidenti
TIRANË - Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbr...
Aktualitet
29 Maj 2024, 09:06
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka hedhur lënd&eum...
Aktualitet
29 Maj 2024, 07:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paq&eum...
Aktualitet
28 Maj 2024, 22:42
r.ll
apamje nga atentati
LEZHË- Një grup qitësish me pagesë që vepronin në zonën e Laçit dhe jo vetëm për t&...
Aktualitet
28 Maj 2024, 22:29
N.F
Harta
ITALI- Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga autorietet ital...
Aktualitet
28 Maj 2024, 21:53
r.ll
24-vjeçarja
LUSHNJE- Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshati...
Aktualitet
28 Maj 2024, 21:48
r.ll
pamje nga dyqani
TIRANË- Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problematikën e pronës së zonjës...
Aktualitet
28 Maj 2024, 20:48
E. D
foto ilustruese
BELGJIKË- Tetë shqiptarë janë dënuar në Belgjikë tre deri në pesë vite burg. Bëhet me dij...
Aktualitet
28 Maj 2024, 20:56
r.ll
gjimnazi
MALLAKASTËR- Fiks Fare denoncoi një skandal në Mallakastër, ku numrat e amzës të ish-nxënësve të gji...