LIVE UPDATES
Aktualitet

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Tabaku: ERE nuk ka pse bëhet noter i vendimeve të qeverisë! Po rëndohen qytetarët

Tabaku u shpreh se në propozimin e FSHU-s mungon parashikimi i numrit të abonentëve që konsumojnë më shumë se pragu i vendosur ndërsa shtoi se duhet të vendosur një fashë e mbrojtur në një sasi më të ulët energjie.

23 Shtator 2022, 16:26 Nga e.k
Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Tabaku: ERE nuk ka pse
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) të mbledhur këtë të premte për të diskutuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga data 1 tetor për konsumin mbi 800 kë/h për familjet dhe bizneset.

Tabaku u shpreh se në propozimin e FSHU-s mungon parashikimi i numrit të abonentëve që konsumojnë më shumë se pragu i vendosur ndërsa shtoi se duhet të vendosur një fashë e mbrojtur në një sasi më të ulët energjie.

Ajo shtoi se ERE nuk ka për detyrë të jetë noter i vendimeve të qeverisë pasi është organ i pavarur prej saj. Sipas Tabakut, në rastet kur ka pasur ulje të çmimit të energjisë elektrike në botë, qeveria nuk ka bërë asnjë kërkesë që kjo të ndodhë edhe me abonentët vendas.

Jorida TabakuPër rivendosjen e fashës dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kwh/muaj për konsumatorët familjare. Furnizuesi i Sherbimit Universal (FSHU) ka aplikuar në ERE në datën 20 Shtator për vendosjen e fashës prej 800 Këh dhe ccmimin per konsumin mujor mbi kete nivel per konsumatoret familjare. Kerkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblese se Pergjithshme te Aksionereve te KESH te cilet kane percaktuar qe cmimi per konsumin mbi 800 Kwh/muaj per konsumatoret familjare te jete 34.3 leke/këh. Bazuar ne llogaritjet e FSHU, konsumi mbi 800 Kwh per muajt tetor, nentor dhe dhjetor perben rreth 7% te konsumit total te tre muajve bazuar ne shifrat e vitit 2021 por edhe te parashikimit te bere nga FSHU ne aplikim. FSHU raporton nje rritje ne kostot e blerjes nga KESH te energjise elektrike, per familjaret per konsumin mbi 800 këh/ne muaj, me 1.8 miliarde leke, rreth 15.6 milione Euro, per shkak te vendimit te Asamblese se aksionereve per rritjen e cmimit nga 2.6 ne 34.3 leke/këh. Gjithashtu FSHU parashikon edhe rritje te kostos per njesi per borxhin e keq, dhe kerkon qe shpenzimet per njesi te FSHU te behen 8.65 leke/këh nga 8.50 leke/këh qe kane qene me pare.

FJALA E PLOTË E JORIDA TABAKUT

Për rivendosjen e fashës dhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 këh/muaj për konsumatorët familjare.

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) ka aplikuar në ERE në datën 20 Shtator për vendosjen e fashës prej 800 KËh dhe çmimin për konsumin mujor mbi këte nivel per konsumatorët familjare. Kërkesa e FSHU bazohet mbi vendimin e Asamblese se Pergjithshme te Aksionereve te KESH te cilet kane percaktuar qe cmimi per konsumin mbi 800 KWh/muaj per konsumatoret familjare te jete 34.3 leke/këh.

Bazuar ne llogaritjet e FSHU, konsumi mbi 800 KWh per muajt tetor, nentor dhe dhjetor perben rreth 7% te konsumit total te tre muajve bazuar ne shifrat e vitit 2021 por edhe te parashikimit te bere nga FSHU ne aplikim.

FSHU raporton nje rritje ne kostot e blerjes nga KESH te energjise elektrike, per familjaret per konsumin mbi 800 këh/ne muaj, me 1.8 miliarde leke, rreth 15.6 milione Euro, per shkak te vendimit te Asamblese se aksionereve per rritjen e cmimit nga 2.6 ne 34.3 leke/këh.

Gjithashtu FSHU parashikon edhe rritje te kostos per njesi per borxhin e keq, dhe kerkon qe shpenzimet per njesi te FSHU te behen 8.65 leke/këh nga 8.50 leke/këh qe kane qene me pare.

Ne total FSHU llogarit qe cmimi i shitjes per konsumatoret familjare per sasine mbi 800 këh/muaj te jete 42 leke/kwh.

FSHU e paraqet kerkesen ne ERE me arsyen se I jane rritur kostot e blerjes se energjise elektrike nga KESH, dhe kerkon qe keto te reflektohen ne cmimin e shitjes per sasine mbi 800 kwh/muaj per konsumatoret familjare ashtu sikurse eshte edhe vendimi I asamblese se aksionereve te KESH.
Llogaritjet kompania I ben bazuar ne parashikime per sasine qe do te konsumohet mbi 800 këh/muaj nga abonentet familjare. Ne aplikim nuk jepet asnje informacion se cila eshte struktura historike e konsumit nga familjaret per keto 3 muaj, te pakten e 3 viteve te fundit. Kjo do te sherbente per te pare se si e ka bere parashikimin kompania ne raport me historikun. Nuk kuptohet nese parashikon renie te numrit te abonenteve qe konsumojne mbi 800 kwh/muaj, apo edhe renie te konsumit mbi 800 kwh/muaj, ne rast se cmimi rritet nga 9.5 ne 42 leke/kwh.
Duke u nisur nga fakti qe qeveria e paraqet kete si mase per te reduktuar kerkesen per energjine elektrike, do te ishte e nevojshme nje analize kosto-perfitime per ndryshimin e politikes se çmimeve te shitjes se energjise elektrike per 3 muajt e mbetur te vitit.
–              Perfitimet e pritura jane ulja ne sasine e konsumuar te energjise elektrike nga familjaret, dhe kuptohet nepermjet rritjes se cmimit nga 9.5 ne 42 mbulimin e kostove te blerjes nga importi te energjise elektrike.

–              Kostot nga rivendosja e fashes dihen, ato qe kane qene arsyet per te cilat u hoq ne vitin 2015. A eshte gati kompania te beje leximin e matesave korrekt cdo 30 dite, kur vendimi po merret ne nje kohe kaq te shkurter? Nese jo, kjo do te shkaktoje probleme ne leximin korrekt e si rrjedhoje do rrise ankesat e konsumatoreve per faturat e rritjen e mospagesave.

–              Nga ana tjeter, ekzistenca e fashes do te nxise konsumatoret te nderhyjne ne matesa per ti manipuluar te tregojne me pak se 800 kwh/muaj. Kjo do te ishte e pamundur nese kompania do te kishte investuar ne vendosjen e matesave inteligjente, ose qofte edhe rruajtjen e bokseve kolektive te matesave ne ndertesat me shume banore. Per sa kohe keto vazhdojne te jene problem atehere kjo mund te jete nje tjeter kosto e kesaj politike cmimesh.

Bazuar ne sa me lart nese nuk jane bere analizat e duhura dhe nuk jane marre masat e duhura rrezikon qe kjo politike cmimesh ne vend te permiresoje situaten, ta perkeqesoje ate.

Bazuar ne Ligjin per Sektorin e Energjise (i referohem Ligjit nr 43/2015) institucioni i ERE eshte i pavarur nga pushteti i qeverise, pra nuk i pergjigjet vullnetit te qeverise dhe as deshirave te saj.

Ky ligj thekson se qellimi i krijimit te ERE eshte ne fakt interesi publik  Jane qytetaret ne qender te vemendjes dhe interesit primar te ERE, qytetaret dhe bizneset, jo biznesi i qeverise me krizen. Shqetesimi mbetet qe ERE po behet pale me qeverine ne kurriz te interesit, xhepit dhe buxhetit te familjeve dhe bizneseve per interesin e spekulimeve qeveritare me rritje cmimi.

Gjithashtu eshte esenciale qe te evidentojme se ERE ka per synim permisimin e treguesve ekonomik dhe teknik. Pra duhet te kemi ne vemendje qe detyra e kompanive shteterore eshte bilancet e tyre. Nuk dihet nese ka nje analize apo auditim te plote dhe te sakte te bilanceve te OSHEE, OST apo dhe KESH ne lidhje me arketimet, shpenzimet dhe punimet e tyre gjate ketyre viteve. Keto jane kompani publike qe per shumicen derrmuese te publikut (pra interesit qytetar) jane ne erresire te plote te asaj qe po ndodh.

Perpara se sa ERE te urdheroje apo vendose rritjen e cmimeve sipas oreksit te qeverise (sic vendosi kur hoqi fashat mbrojtese), duhet te mbroje interesin publik pra xhepin e qytetareve.

Vendimarrjet per cmimin e energjise elektrike nga ERE kane nje procedure te caktuar e cila kerkon nje kohe te caktuar. Ne rastin konkret a e ka ERE kohen te mjaftueshme per te bere analizat e duhura qe vendimi per cmimet te jete I miremneduar? Rikujtojme qe kompania kerkesen ne ERE e ka bere ne 20 Shtator, dhe cmimet e reja duhet te jene te zbatueshme per konsumin nga 1 Tetori 2022.

Duke lexuar raportet e ERE se paku per kater vitet e fundit verej se prodhimi i energjise elektrike edhe kur ka qene i ulet (si ne vitet 2019-2020) serishmi nuk ka pasur tentative per rritjen e cmimit te energjise. Edhe per vitin 2021 kur eshte kerkuar rritja e cmimit te energjise perfundimi i ERE ka qene qe kompanite duhet te fokusohen ne permisimin e mbledhjes se detyrimeve te prapambetura dhe te permisojne humbjet ne rrjet.

Prodhimi Energjise Elektrike        2018       2019       2020       2021

Centralet zoteruar KESH MwH       5 850 932            2 979 252            3 090 199            5 343 974

Centralet e tjera MwH       2 701 220            2 226 794            2 222 834            3 618 725

Argumenti i FSHU se ka nje rritje te cmimit te energjise qe shitet ne bursat nderkombetare eshte i dobet duke pasur parasysh se mbi 60% te energjise ne vendin tone prodhohet nga Hidrocentralet dhe vetem nje pjese e mbetur importohet nga jashte. Nderkohe qe cmimet ne bursen e Hungarise (sikunder dhe ne bursat e tjera) kane pasur luhatje si pasoje e luhatjeve ne politiken e BE per cehtjen e gazit. Keto luhatje nuk jane verejtur me tani qe BE ka nje plan te qarte se si do te manaxhohet dimri ne Europe, cmimet ne bursa nuk kane me ate nivelin e larte te deklaruar perpara se Komisioni Europian te dilte me nje deklarate per Paketen Energjitike.

Sipas te dhenave nga raporti i ERE kemi nje raport te tille mes energjise marre nga KESH dhe Tregut te lire (BRE).

Sasia e energjisë së blerë për qëllime të furnizimit univesal përbëhet nga:

72% e sasisë është ofruar nga KESH sh.a.
28% e sasisë është prokuruar në tregun e lirë (duke konsideruar dhe sasinë e tepricave të BRE pas mbulimit të humbjeve të rrjetit të shpërndarjes në zbatim të VKM 244/2016 e ndryshuar)
Sipas po te njejtit raport te ERE rezulton se 16% e shpenzimeve te FSHU kane qene per energjine e blere nga KESH (1.5 leke/KËh) nderkohe qe pjesa e mbetur e shpenzimeve (84%) e tyre kane qene per tregun e lire. I njejti raport evidenton qe ndonese kostot jane rritur per blerjen ne treg te lire edhe te ardhurat e FSHU jane rritur ne fund te vitit me 10% ne raport me nje vit me pare.

“Sikurse vërehet në tabelën e mësipërme, pavarësisht rritjes së kostos së blerjes së energjisë për qëllim të furnizimit të klientëve fundorë që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal është konstatuar një rritje e të ardhurave nga shitja e energjisë elektrike si rrjedhojë e rritjes së konsumit nga klientët jo familjarë me rreth 17% dhe rritjes të konsumit nga klientët familjarë me 4%. Ndërkohë të ardhurat totale të realizuara për vitin 2021 kanë ardhur në një rritje prej 10% krahasuar me ato të realizuara për vitin 2020.” (faqe 125 raporti ERE 2021)

Gjithashtu sipas raportit veheret se ne vitin e shkuar ka pasur nje rritje te blerjes se energjise nga burimet e rinovueshme te energjise elektrike (parqet fotovoltaike) me nje rritje 5%, ndersa sasia e prokuruar nga tregu i lire ka pasur nje renie me 5%. Politika ne sherbim te interesit publik do te ishin pikerisht fokusi ne kete pike, pra fokusi mund te jete diversifikimi i politikave energjitike me fokus energjine e rinovueshme, perpos se permisimin e rrjetit.

“Sikurse evidentuar dhe më lart në këtë raport, viti 2021 krahasuar me vitin 2020 ka patur një rritje të prodhimit vendas, ku energjia e blerë për mbulimin e humbjeve nga burimet e rinovueshme të energjisë elektrike ka rezultuar me një rritje prej 5%, ndërkohë që sasia e prokuruar nga tregu i lirë ka rezultuar me një rënie prej 5%.” (faqja 128 raporti ERE 2021)

Sipas raportit 27% e shpenzimeve te OSHEE shkojne per blerje te energjise nga Tregu I Lire nderkohe qe 5% nga parqet fotovoltaike (energji e rinovueshme). Nese do te kishim nje politike pro active ndaj diverisifikimit te energjise (qe ka munguar totalisht) sot do te ishim shume here me pak te varur nga rritja e cmimeve ne burse.

Cmimi Mesatar ne muaj sipas Burses se Hungarise

Month  Average Prices (EUR/Mwh)

HU

January 204,77

February              194,27

March   285,58

April       189,18

May       204,84

June      236,79

July        371,10

August  495,29

September         401,38

Propozime:

–              Mos rritja e cmimit te energjise elektrike per konsumatoret familjare dhe per bizneset. Mos te kalohet pesha e rritjes se energjise elektrike tek familajret sidomos per periudhen e vjeshtes dhe dimrit kur parashikohet rritja e prodhimit hidrik ne vendin tone.

–              Kalimi i peshes se rritjes se cmimeve tek buxheti i shtetit duke administruar me mire kompanite shteterore si OSHE, OST, FSHU, KESH duke audituar plotesisht bilancet e tyre dhe praktikat e tyre.

enti rregullator i energjisë jorida tabaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet