LIVE UPDATES
Aktualitet

Enver Robelli kujton 28 marsin 1989: Heqja e autonomisë së Kosovës shënoi fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë

Robelli shkruan ndër të tjera, se teksa në Sava festohej me shampanjë, rrugët e Kosovës ishin të lara me gjak dhe sipas të dhënave të asaj kohe policia vrau 19 demonstrues në Kosovë dhe 49 u plagosën.

28 Mars 2026, 21:36 Nga E. D
Enver Robelli kujton 28 marsin 1989: Heqja e autonomisë së
Enver Robelli

TIRANË- Gezetari Enver Robelli ka rikujtuar me anë të një postimi në rrjetet sociale përvjetorin e 37-të të miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga Serbia, të cilat në vitin 1989 çuan në heqjen e autonomisë së Kosovës dhe vendosjen e saj nën administrim të drejtpërdrejtë të Beogradit.

Në postimin e tij në Facebook, Robelli shkruan se më 28 mars 1989 parlamenti serb përmbylli etapën burokratiko-juridike të këtij procesi. Gazetari iu referohet edhe raportimeve të mediave ndërkombëtare atë kohë, duke sjellë në vëmendje shkrimet e gazetës britanike The Guardian, e cila përshkruante festimet në Beograd pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

Robelli shkruan ndër të tjera, se teksa në Sava festohej me shampanjë, rrugët e Kosovës ishin të lara me gjak dhe sipas të dhënave të asaj kohe policia vrau 19 demonstrues në Kosovë dhe 49 u plagosën.

Postimi i Enver Robelli:

Si sot para 37 viteve Serbia përmbylli etapën burokratiko-juridike për heqjen e autonomisë së Kosovës. Më 28 mars 1989 parlamenti serb miratoi ndryshimet kushtetuese nëpërmjet të cilave Kosova vihej nën administrim direkt të Beogradit duke ia eleminuar të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974.

Siç shkruante atëbotë gazeta britanike “Guardian”, në një festë të organizuar në Qendrën Sava në Beograd, e cila ka një kapacitet prej 4000 vendesh, nacionalistët u rreshtuan para Sllobodan Millosheviqit. “Mbledhja (...) u pasua nga ngrënie dhe pirje e shfrenuar”, shkroi “Guardian”.

Ndërsa në Qendrën Sava festohej me shampanjë, rrugët e Kosovës ishin të lara me gjak. Sipas të dhënave të asaj kohe policia vrau 19 demonstrues në Kosovë. 49 u plagosën, disa rëndë. Një raport i BBC thekson se u vranë 22 demonstrues dhe dy policë.

Sipas “Guardian”, rrugët e Beogradit ishin barrikaduar nën rrezet e ngrohta të diellit të pranverës për të mirëpritur turmat e pushuesve që shëtisnin dhe bandat që luanin muzikë popullore serbe. “Njerëzit vallëzonin dhe këndonin rrugëve, në kryeqytet dhe kudo tjetër nëpër qytetet serbe anembanë republikës u organizuan koncerte në qiell të hapur dhe shfaqje teatrore, ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiejt mbrëmë”. Më 23 mars 1989 Kuvendi i Kosovës, i rrethuar me tanke dhe me agjentë të shërbimit sekret të futur në sallë, votoi për ndryshimet kushtetuese.

Në mediat sllovene si “Delo” dhe “Mladina” dhe në publikimet kroate si “Vjesnik” dhe “Danas” u paralajmërua se me suprimimin e autonomisë së Kosovës kishte nisur procesi i shkatërrimit të Jugosllavisë. Këtë e thotë edhe profesori austriak i të drejtës ndërkombëtare Joseph Marko.

Për dallim nga propaganda serbe, e cila pretendon se shpërbërja e Jugosllavisë nisi me tendencat “separatiste” të sllovenëve, kroatëve e shqiptarëve, Joseph Marko thekson se konfliktin e nisi Serbia me shkeljen e Kushtetutës së Jugosllavisë, e cila e njihte Kosovën si njësi federale. Kjo është e rëndësishme të theksohet edhe për shkak se në mediat perëndimore ka ende propagandistë që qëllimisht ngatërrojnë agresorin me viktimën dhe përziejnë kronologjinë e ngjarjeve.

enver robelli

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet