Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 1997, në Rubik.
ITALIA- 55-vjeçar shqiptar Gjovalin Lesi është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pasi rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kunatit dhe motrës së tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 1997, në Rubik. BLesi akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
NJOFTIMI:
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, kapet dhe vihet në pranga një 55-vjeçar, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Verdikti”. Operacioni, rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer me Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë.
I ndaluari në Matera, në vitin 1997, në Rubik, vrau me kallashnikov, pas një konflikti për motive të dobëta, kunatin dhe motrën e tij.
Në vijim të operacioneve ndërkombëtare, të finalizuara si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë me partnerët, me objektiv lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Matera, Itali, si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, me Policinë e Materas, shkëmbim i kryer me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Divizioni i 2-të, Romë, u finalizua operacioni policor i koduar “Verdikti”.
Gjatë këtij operacioni, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim esktradimin në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar ndërkombëtarisht Gjovalin Lesi, 55 vjeç, i lindur në Rubik.
Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj.. Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e 55-vjeçarit, në Shqipëri.
foto ilustruese KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në K...
Foto ilustruese POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Maliq. Mësohet se ngjarja ka ndodhur n&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Një ditë pas aksidentit që ndodhi dje në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jet...
Foto ilustruese TIRANË-Një e mitur ka denoncuar në polici se një 60-vjeçar e ka abuzuar seksualisht prej 3 muajsh. Ngjarja ka n...
foto ilustruese FIER- Arrestohet një person dhe procedohen në gjendje të lirë katër të tjerë në Fier për ...
Foto nga vendi i ngjarjes DURRËS- Lidhur me shpërthimin që u regjistrua në orët e para të mëngjesit është sigu...
Foto ilustruese TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Kë...
Thikë ELBASAN- Tre adoleshentë në Elbasan janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm që ka &cce...
Foto ilustruese TIRANË-Janë izoluar në regjimin e posaçëm ‘41 bis’ dy të dënuarit përjetë, Ante...
Foto nga vendi i ngjarjes DURRËS- Lidhur me shpërthimin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë a...