Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Policia ditën e sotme ka dalë me një njoftim të ri ku ka zbuluar se është vënë në pranga 27-vjeçarin, Albano Domi i cili është pronar i dyqanit ku ndodhi konflikti. Gjithashut bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.
SHIJAK- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 36-vjeçarit në Shijak. Policia ditën e sotme ka dalë me një njoftim të ri ku ka zbuluar se është vënë në pranga 27-vjeçarin, Albano Domi i cili është pronar i dyqanit ku ndodhi konflikti. Gjithashut bëhet me dije se janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë ndërsa vijon puna për kapjen e tyre.
Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e ka përdorur pronari i dyqanit. Mësohet se Domi ështe konflktuar me dy te shpallur në kërkim ku më pas ka agravuar situata duke sjellë edhe përdorimin e armëvë ku u plagos 36-vjeçari.
Njoftimi i plotë:
Shijak/Zbardhet plagosja me armë zjarri e 36-vjeçarit. Vihet në pranga pronari i dyqanit për pjesë këmbimi, ku ndodhi ngjarja. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e ka përdorur pronari i dyqanit, gjatë konfliktit. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve që plagosën me armë 36-vjeçarin, i cili ndodhej në dyqan, gjatë konfliktit.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në një dyqan për pjesë këmbimi, në Shijak, arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj (pronari i dyqanit ku ndodhi ngjarja).
Po në vijim të veprimeve hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. H., 30 vjeç dhe Xh. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Nga hetimet rezultoi se për motive të dobëta, shtetasit A. H. dhe Xh. P. janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A. D., dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. D., i cili ishte në dyqan kur ka ndodhur konflikti.
Po nga hetimet rezultoi se dhe pronari i dyqanit, shtetasi A. D. iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë, shtetasve A. H. dhe Xh. P. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestuar në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se është përdorur nga shtetasi A. D. (pronari i dyqanit).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për shtetasin A. D., për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe për shtetasit A. H. dhe Xh. P., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Foto ilustruese TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Pa...
foto nga arrestimi DURRËS- Kapet dhe arrestohet një 28-vjeçar në Durrës pasi tentoi të vidhte një makinë. M&...
Foto Ilustrim ELBASAN- Dy peraon janë vënë në prangat e policisë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 t&eum...
TIRANË- Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2024, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard &...
Foto ilustruese GJERMANI- Një automjet tip "Fuoristradë" e një shqiptari ka shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berli...
Foto ilustruese KORÇË- Një 80-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në lumin e fshatit Mborje n...
Foto ilustruese TIRANË- Supozojmë se keni pasur sukses nga pikëpamja financiare. I përkisni shtresës së mesme dhe keni shijua...
Foto ilustruese TIRANË- Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri ...
Foto ilustruese TIRANË-Suzana Isufaj, zonja nga Durrësi prej shumë vitesh është emëruar nga fisi i saj si përfaqës...
Foto ilustruese FIER-Besmir Agalliu është kampioni i bodybuilding në Shqipëri në vitin 2022. Turneu i zhvilluar në Kamzë...