LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Të gjykuar si grup i strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO shpall vendimin për 16 të pandehurit

Të gjykuarit në këtë proces janë: Aleks Memaj, Saimir Kurti, Aleksandër Neço, Çezar Gjomemo, Erind Hysomemaj, Shkëlzen Kambëri, Malton Lleshi, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Marenglen Çaçi, Luan Zylyftari, Artan Zylyftari, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Ilir Gaba, Festim Lelaj.

8 Nëntor 2024, 18:36 Nga ZH.LL
EMRAT/ Të gjykuar si grup i strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO shpall
Gjykata e Posaçme e Apelit

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shpallur vendimin për 16 persona, të cilët janë gjykuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal lidhur me kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Të gjykuarit në këtë proces janë: Aleks Memaj, Saimir Kurti, Aleksandër Neço, Çezar Gjomemo, Erind Hysomemaj, Shkëlzen Kambëri, Malton Lleshi, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Marenglen Çaçi, Luan Zylyftari, Artan Zylyftari, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Ilir Gaba, Festim Lelaj.

Referuar vendimit të Apelit, i pandehuri Saimir Kurti, në bashkimin e vendimeve, është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të vendimit të shkurtuar do të vuajë 8 vjet e 4 muaj burg. Përsa i përket konfiskimit të pasurive të Saimir Kurtit dhe Aleks Memajt, Apeli i GJKKO ka vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë dhe me të njëjtën përbërje gjyqësore.

Gjithashtu, Apeli ka prishur vendimin për të pandehurin Artan Zylyftarin dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tij për shkak se i pandehuri ka ndërruar jetë. 

Ndërsa, për pjesën tjetër është vendosur lënia në fuqi e dënimeve të GJKKO.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Brahimi (kryesuese), Lutfije Celami (anëtare) dhe Edlira Petri (anëtare), më datë 08.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 31 akti, datë 02.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve T.K., I.G., M.Ç., K.A (H.), E.H., A.N., E.Z., Sh.K., S.K., F.L., M.Ll., G.Z., L.Z., A.Z., A.M., kundër vendimit nr. 59, datë 28.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K. Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K. Penal në referim të nenit 388/1 të K.Pr.Penale.

5. Në zbatim të nenit 55 të K. Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.M., me një dënim të vetëm me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

6. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.M., me një dënim të vetëm përfundimtare prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.M., do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1, gërma “b” të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.

12. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit S.K. me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

13. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit S.K. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj.

14. Vuajtja e dënimit për të pandehurin S.K., do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

17. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit E.H., me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

18. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.H. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

19. Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

20. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. (H.), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. (H.), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

22. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit K.A. (H.), me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

23. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri K.A. (H.), me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

24. Vuajtja e dënimit për të pandehurin K.A. (H.), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

25. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

26. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.K., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

27. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit T.K. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

28. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri T.K. me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

29. Vuajtja e dënimit për të pandehurin T.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

30. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ç., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

31. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ç., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

32. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit M.Ç. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

33. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri M.Ç. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

34. Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.Ç. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

35. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 –28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

36. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

37. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.N. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

38. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.N. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

39. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.N. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
40. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ç.Gj. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal.

41. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ç.Gj. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ç.Gj. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

43. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Ç.Gj. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2(dy) vjet burgim.

44. Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar me vendimin nr. 45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

45. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Ç.Gj. nëse nuk mbahet i ndaluar/arrestuar për efekt të ndonjë vendimi tjetër.

46. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh.K. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh.K. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

48. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sh.K. me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

49. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit Sh.K. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

50. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sh.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

51. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ll. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

52. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ll. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(tre) vjet burgim.

53. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit M.Ll. me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

54. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit M.Ll. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

55. Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.Ll. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
56. Deklarimin pafajshëm të pandehurit L.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal.

57. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit L.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

58. Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale caktuar ndaj të pandehurit L.Z. me vendimin e datës nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

59. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

60. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

61. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit A.Z. me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.

62. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit A.Z. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

63. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Z. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

64. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tete) vjet burgim.

65. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

66. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit G.Z. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

67. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit G.Z. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

68. Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.Z. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

69. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.

70. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

71. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit E.Z. me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.

72. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit E.Z. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

73. Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.Z. të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

74. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.

75. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

76. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit I.G. me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.

77. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit I.G. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

78. Vuajtja e dënimit për të pandehurin I.G. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

79. Deklarimin fajtor të të pandehurit F.L. për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

80. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit F.L. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

81. Vuajtja e dënimit për të pandehurin F.L. do të fillojë nga dita ekzekutimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

82. Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe sendeve si më poshtë: Bazuar në kërkesat e nenit 190 pika “a” dhe “b” të K.Pr.Penale provat materiale të sekuestruara: Vlera monetare e sekuestruar të pandehurit S.K. në vlerën prej 38.000 (tridhjetetetëmijë) euro dhe arma e zjarrit, e llojit pistoletë, e markës “Bereta”, me Nr. “F40245 11393”, me mbishkrimin në anën tjetër “Read Earnings before using Guns-made in Italy”, së bashku me një krehër me tetë fishekë, si dhe sasia e municionit prej 45(dyzet e pesë) copë fishekë, të kalibrit 9mm. Një armë zjarri, pistoletë me nr.1100567466-1964, së bashku me një krehër me 6(gjashtë) fishekë, sekuestruar të pandehurit Ç.Gj. të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.

83. Në respektim të parashikimeve të nenit 190 provat materiale: Aparat telefoni celular i markës “Nokia “, model: TA-1063, me ngjyrë të zezë, me numër IMEI ***; dhe IMEI 2: ***, nr. ***, pa pin, sekuestruar të pandehurit L.Z.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, model:SM-J600FN, me ngjyrë të zezë, me numër IMEI; dhe IMEI 2: ***, nr. ***, me pin:9255, sekuestruar të pandehurit E.Z.; Aparat telefoni celular i markës “Iphone”, model:12 Pro Max (A2342), me ngjyrë të bardhe, me numër IMEI: ***; dhe IMEI 2: ***, nr.***, me pin:3474, me fjalëkalim: ***, sekuestruar të pandehurit G.Z.; Telefon i markës “Nokia” model TA-1010, me numër IMEI: ***, me butona me kase ngjyrë të zezë, pa kod hapje me kartë SIM me numër *** sekuestruar të pandehurit I.G.; Telefon i markës “Nokia” model 1010 (RH-18), me numër IMEI: *** ngjyrë gri sekuestruar të pandehurit I.G.; Telefon i markes “Nokia” model 1037, me numër IMEI 1: *** dhe IMEI 2: ***, me butona me kase ngjyrë të zezë, sekuestruar të pandehurit I.G.;Telefon i markës “Nokia” model TA -130, me numër IMEI 1: *** dhe IMEI 2: ***, me ngjyre gri dhe blu, sekuestruar të pandehurit I.G.; Tablet i markës “Samsung”, model M-T560, me numër serial ***, me ngjyrë të bardhë, sekuestruar të pandehurit I.G.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung Duos”, model: SM-J730F/DS, me ekran të thyer, me numër IMEI ***; ***, sekuestruar të pandehurit A.N.; Aparat telefoni celular i markës “Nokia”, ngjyrë blu me nr. ***, sekuestruar të pandehurit E.H.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, ngjyrë e zezë, sekuestruar të pandehurit E.H.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, ngjyrë gold, sekuestruar të pandehurit E.H.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung” smartfone, me nr. IMEI *** sekuestruar të pandehurit M.Ç.; Aparat telefoni celular i markës “ASUS”, me xham të thyer dhe pa kartë, sekuestruar të pandehurit Ç.Gj.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, pa kartë telefoni i fikur, sekuestruar të pandehurit Ç.Gj.; Aparat telefoni celular i markës “LG”, me xham të thyer dhe pa kartë telefoni, sekuestruar të pandehurit Ç.Gj.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, sekuestruar të pandehurit Ç.Gj.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, sekuestruar të pandehurit Ç.Gj.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, sekuestruar të pandehurit Ç.Gj.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung A10”, me numër IMEI 1: *** dhe IMEI 2: ***, sekuestruar të pandehurit A.Z.; Aparat telefoni celular i markës “Iphone”, model: 12 Pro Max, me ngjyrë gri të errët, me këllëf plastik me ngjyrë transparente, me numër IMEI: ***; dhe IMEI 2: ***, sekuestruar të pandehurit S.K.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung smartfone”, sekuestruar të pandehurit A.M.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, me mbrojtëse të tejdukshme dhe kapakë ngjyrë blu, sekuestruar të pandehurit A.M.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung”, ngjyrë gri metalizato, me nr.tel: ***, me kod hyrje ***, sekuestruar të pandehurit A.M.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung smartfone”, ngjyrë e zezë, sekuestruar të pandehurit A.M.; Aparat telefoni Samsung, sekuestruar të pandehurit Sh.K.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung Duos”, sekuestruar bashketepandehurit R.M.; Aparat telefoni celular i markës “nokia”, ngjyrë e gri, me tastier të dëmtuar, sekuestruar bashkëtëpandehurit R.M.; Aparat telefoni celular i markës “Alkatel”, ngjyrë i zi, sekuestruar bashkëtëpandehurit R.M.; Aparat telefoni celular i markës “nokia”, ngjyrë e zezë, me xham të thyer, sekuestruar bashkëtëpandehurit R.M.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung A 10”, ngjyrë blu, me xham të thyer, sekuestruar bashkëtëpandehurit A.K.; Aparat telefoni celular i markës “Nokia”, ngjyrë e zezë, me kapak të dëmtuar, me sim card nr.***, me nr.Imei ***, sekuestruar të pandehurit A.K.; Aparat telefoni celular i markës “Iphone”, ngjyrë e zezë, me numër Imei: ***, sekuestruar bashkëtëpandehurit A.K.; Aparat telefoni celular i markës “Samsung smartfone”, ngjyrë blu, me ekran të thyer, sekuestruar bashkëtëpandehurit A.K.t t’iu kthehen personave që i’u përkasin.

84. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të mëposhtme: Pasuria në emër të shtetasit A.M., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq152, e llojit Njësi, me sipërfaqe 180.2 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasit A.M., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.152, e llojit Truall+Ndërtesë, me sipërfaqe 471.39 m2 truall dhe 111.09 m2 ndërtesë, ndodhur në ***, Pasuria në emër të shtetasit J.M., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.43, e llojit Apartament, me sipërfaqe 47.3 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasit E.M., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.218, e llojit Ndërtesë, me sipërfaqe 37 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasve V. dhe A.M., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.176, e llojit Apartament, me sipërfaqe 120 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasit A.M., me nr. ***, zona kadastrale *** vol. ***, fq.216, e llojit Apartament, me sipërfaqe 81.77 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasit V.M., me nr. ***, zona kadastrale *** vol. ***, fq.176, e llojit Apartament, me sipërfaqe 46 m², ndodhur në lagjen ***; Pasuria në emër të shtetasit V.M., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.123, e llojit Truall, me sipërfaqe 110 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasit V.M., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.238, e llojit Ndërtesë, me sipërfaqe 117.9 m², ndodhur në *** në emër të shtetasit S.K., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. *** fq.221, e llojit Apartament, me sipërfaqe 96 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasit L.K., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.38, e llojit Truall, me sipërfaqe 4.393 m², ndodhur në ***; Pasuria në emër të shtetasit E.K., me nr. ***, zona kadastrale ***, vol. ***, fq.79, e llojit Ndërtesë, me sipërfaqe 216 m², ndodhur në ***; Automjeti i markës Mecedes Benz, me targë ***, në emër të shtetasit A.M.; Automjeti i markës Nissan me targë ***, në emër të shtetasit I.G.; Asetet, aksionet dhe pasuritë e shoqërive dhe personave fizik si më poshtë vijon: Shoqërisë “***” sh.p.k., me numër ***, aktivitet në fushën e ndërtimeve civile, industriale, ura, rrugë etj., prodhim i elementëve të parafabrikuara etj., me adresë *** ku figuron me administrator dhe ortak i vetëm shtetasi A.M.; Subjektit fizik në emër të shtetasit A.M., me NIPT ***, me fushë veprimtarie Bar-Kafe, me adresë ***. Subjektit fizik në emër të shtetasit E.K., me NIPT ***, me fushë veprimtarie shërbime në fushën e turizmit si hoteleri, bar, restorant, stacione plazhi, pishina etj., në adresën ***, objekt 1-kat, zona kadastrale ***, pasuria nr. ***, Kavajë. Si dhe në adresën ***. Subjektit fizik në emër të shtetasit S.K., me NIPT ***, me fushë veprimtarie Bar-Kafe, me adresë ***, objekt 1-kat, zona kadastrale ***, pasuria nr. ***, *** si dhe vlera monetare e sekuestruar të pandehurit S.K. në vlerën prej 22.000 (njëzetedymijë) euro.
85. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurin K.A., av. Pranvera Doçi të shpërblehet nga shteti sipas tarifave përkatëse.

86. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

87. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1. Prishjen e vendimit nr. 59, datë 28.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me disponimin për të pandehurit A.M. dhe S.K. për akuzën e kryerjes së veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal si dhe disponimin në lidhje me rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurive të të pandehurve A.M dhe S.K. si dhe familjarëve të tyre, të cituara në piken 84 të dispozitivit të vendimit, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me të njëjtën përbërje të trupit gjykues.
2. Prishjen e vendimit në lidhje me disponimin për t pandehurin A.L.Z. dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tij për shkak se i pandehuri ka ndërruar jetë.
3. Mospranimin e ankimit të të pandehurit G.Z. për shkak se është depozituar jashtë afatit ligjor të ankimit.
4. Lënien në fuqi të vendimit për pjesën tjetër me ndryshimet si vijon:
5. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve për të pandehurin S.K. në një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
6. Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit S.K. me 8 (tetë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
7. Kundër vendimit lejohet rekurs sipas ligjit në Gjykatën e Lartë.

 

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë