LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Nga tentativa e vrasjes te mashtrim me TVSH, ekstradohen në Shqipëri nga Greqia dhe nga Italia 2 persona

Mësohet se u ekstradua nga Italia, 53-vjeçari Salvatore Cascino. Bëhet me dije se Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

20 Mars 2025, 13:31 Nga M.B
EMRAT/ Nga tentativa e vrasjes te mashtrim me TVSH, ekstradohen në
Foto ilustruese

TIRANA- Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri, njëri nga Italia dhe njëri nga Greqia. Bëhet me dije se u ekstradua nga Athina, shqiptari Bashkim Koçi pasi Gjykata e Dibrës, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, në Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një person me armë zjarri pistoletë. 

Gjithashtu mësohet se u ekstradua nga Italia, 53-vjeçari Salvatore Cascino. Bëhet me dije se Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ai është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

"S. C. akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë", njoftojnë autoritetet.

Njoftimi:

Ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas: njëri i akuzuar për tentativë për vrasje, tjetri për krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Interpol Tirana, në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, ka zhvilluar në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, 2 operacione për ekstradimin e 2 shtetasve që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-u ekstradua nga Athina, shtetasi shqiptar Bashkim Koçi., 40 vjeç, lindur në Burrel. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. D., ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë. Nga të shtënat, shtetasi A. D. është dëmtuar rëndë;

-u ekstradua nga Italia, shtetasi italian Salvatore Cascino., 53 vjeç. Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 25.07.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Shtetasi S. C. akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare. Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.

italia greqia interpol

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet