LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Kryen mashtrim kompjuterik përmes një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO dënon 16 persona me 6 deri në 8 vite burg

16 të arrestuarit janë Bruno Çobo, Elisa Çaçi, Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi , Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci, Gjin Shelnishta, Antoneta Malo, Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna.

28 Tetor 2025, 17:42 Nga E.d
EMRAT/ Kryen mashtrim kompjuterik përmes një grupi të strukturuar
Foto ilustruse

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 16 persona të akuzuar për krim kibernetik. 16 të arrestuarit janë Bruno Çobo, Elisa Çaçi, Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi , Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci, Gjin Shelnishta, Antoneta Malo, Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna.

SPAK kishte kërkuar gjykimin e tyre për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për “Grup të strukturuar kriminal”. 16 personat e dënuar rezultojnë të kenë qenë pjesë e një skeme mashtrimi, përmes përdorimit të mjeteve kompjuterike. Nga kjo skemë janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh./Dosja.al

Njoftimi për mediat

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Bruno Çobo, Elisa Çaçi (Caci), Gilbert Palushani, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Rezarta Ibrahimi (Çaçi), Valbona Abedinaj, Erion Kastrati, Orland Cani, Florjan Bregu, Hamit Dobi, Greta Gjoci (Pepa), Gjin Shelnishta, Antoneta Malo (Pepkolaj), Silvana Veliu dhe Mojsi Zuna”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 66, datë 27.10.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim. 1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim. 1.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Çobo dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

1.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Çobo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim. 1.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim 2.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Elisa Çaçi (Caci), dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 2.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim. 2.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gilbert Pushani dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 3.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gilbert Pushani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim. 3.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Pasku për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim. 4.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Pasku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 4.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Aldo Pasku dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 4.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Aldo Pasku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 4.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Gjika kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.

5.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Gjika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 5.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Gjika dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 5.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Gjika i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 5.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 6. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim. 6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim. 6.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Rezarta Ibrahimi (Çaçi), dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

6.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 6.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.  7. Deklarimin fajtor të të pandehurës Valbona Abedinaj për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 7.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Valbona Abedinaj, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim. 7.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Valbona Abedinaj, dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 7.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Valbona Abedinaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim. 7.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit duke përllogaritur edhe periudhën e vuajtur me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Kastrati për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 8.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Kastrati, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 8.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Erion Kastrati dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim. 8.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erion Kastrati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim. 8.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orland Cani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim. 9.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orland Cani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

9.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Orland Cani dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 9.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Orland Cani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 9.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florjan Bregu për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim. 10.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florjan Bregu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 10.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florjan Bregu dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 10.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florjan Bregu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 10.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamit Dobi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim. 11.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamit Dobi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 11.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Hamit Dobi dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 11.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamit Dobi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 11.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 12. Deklarimin fajtor të të pandehurës Greta Gjoci (Pepa) për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.

12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Greta Gjoci (Pepa), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim. 12.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Greta Gjoci (Pepa) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Greta Gjoci (Pepa) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 12.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjin Shelnishta për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim. 13.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjin Shelnishta, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

13.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gjin Shelnishta dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 13.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gjin Shelnishta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 13.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 14. Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim. 14.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim. 14.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Antoneta Malo (Pepkolaj) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 14.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 14.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 15. Deklarimin fajtor të të pandehurës Silvana Veliu për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim. 15.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Silvana Veliu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

15.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Silvana Veliu dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 15.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Silvana Veliu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 15.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë. 16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mojsi Zuna për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim. 16.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mojsi Zuna, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 16.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri MojsiZuna dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim. 16.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mojsi Zuna i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim. 16.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.  17. Sendet e sekuestruara dhe provat materiale bashkëlidhur dosjes hetimore, të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe të mbeten në ruajtje për efekt të procedimit penal të ndarë me nr.121/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme. 18. Shpenzimet procedurale në hetim, si dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, ju ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 19. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar./Dosja.al

gjkko 16 persona mashtrim kompjuterik

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë