Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu ka nisur dhe hetimi administrativ për 3 efektivë policie gjithsej.
TIRANË- Dy efektivë polici janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Mësohet se nënkomisar Ylli Çako dhe nënkomisiari me iniciale B.R. nuk kanë kryer detyrën e tyre për të vënë para drejtësisë, edukatorën që dhunoi dhe i theu këmbën vajzës 3-vjeçare në kopshtin Stinët. Po ashtu ka nisur dhe hetimi administrativ për 3 efektivë policie gjithsej.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e të miturës tek Kopshti ‘Stinët’ në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”.
Të proceduar janë oficerët: – Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve; – Nënkomisar B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera pas denoncimit në Polici dhe publikimit në emisionin investigativ “Stop”, ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit “Stinët” në datë 1 nëntor. Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për 3 oficerë policie.
Edukatorja Majlinda Dehima, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë. Pas ngjarjes, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur./Dosja.al
foto e zjarrit ELBASAN- Pas ndotjes nga zjarri në Elbasan, përfaqësuesit e 'Kurum' nuk kanë shkuar në mbledhje e Emergjencave Civ...
SPAK TIRANË- Prokuroria ka nisur verifikim pasuror për kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin dhe për atë në detyrë të...
E mitura TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi brenda kopshtit privat në Tiranë, ku u dhunua një 3-vjeçare...
gazetaret TIRANË- Një incident është regjistruar paraditen e sotme jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë...
Ardit Bido dhe Fredi Beleri TIRANË- Ditën e sotme, është zhvilluar në gjykatën penale një seancë pajtimi mes kreut ...
foto ilustruese MALIQ- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në një fshat në Maliq të Korçës, ku sipas pretendimeve...
sendet e sekuestruara GRAMSH- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh, pasi akuzohet për disa vjedhje. Pas inf...
edison memolla TIRANË- Flora Hajredina, është emri i gjyqtares që do të vendos mbi kërkesën e Prokurorisë së P...
SPAK TIRANË-Ditën e sotme po zhvillohet seanca për Gërdecin. Sot ka dëshmuar inxhinieri, Ismet Devolli. “Kam punuar n&...
Alfred Visha GJERMANI- Ndërron jetë Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur nga aksidenti tragjik në një kantier ndërtimi ...