Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
EMRA+FOTO/ Këta janë 3 të rinjtë që trafikonin drogë me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë, zbardhet skema
Sipas hetimeve, ata kishin porositur rroba nga Tajlanda, por brenda pakove fshiheshin sasira të lëndës narkotike.
1 Shkurt 2025, 15:28Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Igli Pallosha, Ralf Zoga dhe Eris Krymbi, janë tre të rinjt që u arrestuan nga policia e Tiranës për trafik kanabisi me përqindje të lartë me postë nga Tajlanda drejt Shqipërisë.
Sipas hetimeve, ata kishin porositur rroba nga Tajlanda, por brenda pakove fshiheshin sasira të lëndës narkotike. Gjithashtu hetimi ka zbuluar se të rinjtë lidheshin me shitësit e drogës në dark web dhe organizonin dërgimin e lëndës narkotike në Shqipëri.
Policia, në bashkëpunim me shërbimin postar shqiptar, ka mundur të monitorojë dhe ndjekë këto dërgesa deri në dorëzimin e paketave. Çdo i arrestuar kishte role të ndryshme, nga porositja e mallrave deri te marrja e postës dhe shpërndarja e saj.