LIVE UPDATES
Aktualitet

"Xhaxhai im u kthye në eksperiment" Ekzekutoi me tre plumba në kraharor gjyqtarin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi shkruan LETËR nga burgu: Ndjej keqardhje për dhimbjen që kam shkaktuar

Në letrën e shkruar nga vetë ai, Shakmbi u ka përcjellë ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të gjyqtarit të ndjerë.

10 Nëntor 2025, 13:17 Nga M.L
"Xhaxhai im u kthye në eksperiment" Ekzekutoi me tre plumba
Elvis Shkambi, Astrit Kalaja

TIRANA- Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjyaktën e Apelit, ka shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike nëpërmjet një letre dërguar nga burgu. Në letrën e shkruar nga vetë ai, Shakmbi u ka përcjellë ngushëllime familjes Kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të gjyqtarit të ndjerë.

Ai ka theksuar ndër të tjera se veprimi i tij ishte një reagim i palogjikshëm ndaj një vendimi që, sipas tij, ishte po aq i palogjikshëm. Ai shton se vendimi gjyqësor që e kishte prekur bie haptazi ndesh me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, Kodin e Procedurës Civile, vendimet unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe të Kolegjit Civil, si edhe me vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

LETRA E PLOTË:

Letër drejtuar qytetarëve të vendit

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë:

Një muaj më parë, në datë 6.10.2025 mbarë vendi u trondit nga një incident i rëndë që ndodhi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Si pasojë e këtij incidenti, një person me funksion gjyqtar në këtë gjykatë, fatkeqësisht humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë fatmirësisht shpëtuan me dëmtime të lehta.

Gjatë kësaj periudhe, unë nuk kam bërë ndonjë deklaratë publike dhe u kam kërkuar edhe familjarëve të mi të mos e bëjnë një të tillë, si dhe i kam sugjeruar mbrojtësit tim ligjor të tregohet sa më i rezervuar lidhur me këtë ngjarje në daljet e tij në televizion në respekt të dhimbjes së familjes së të ndjerit.

Sot personalisht po I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes kalaja, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Ndjej keqardhje shumë të madhe për dhimbjen që u kam shkaaktuar sidomos në raport me 3 fëmijët e tij, për të cilët, besoj ai ka qenë njeriu më i mirë dhe më i dashur në botë.

Ndjej një keqardhje shumë të madhe për familjen time, të afërmit, miqtë, kolegët dhe ish kolegët, të cilët me veprimet e kryera atë ditë fatkeqe i kam tronditur, mërzitur padyshim, zhgënjyer.

Ajo që ndodhi atë ditë ishte një reagim i palogjikshëm kundër një vendimi po aq të palogjikshëm. Do e them dhe do e përsëris sa do të kem frymë, që ai vendim ishte më shumë se sa skandaloz. Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë sisutatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.

Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sisstemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.

Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e republikës së shqipërisë.

Çdo jurist që ka një nivel optimal të integritetit moral e profesional mund t’jua konfirmojë një gjë të tillë. Ky nivel padrejtësie, a e justifikon veprimin tim? Jo nuk e justifikon! Të kundërshtosh një padrejtësi ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, përveçse moralisht e drejtë është diçka shumë burrërore dhe fisnike, por jo cdo mënyrë reagimi ndaj padrejtësisë është e duhura, apo justifikohet. E kështu, atë ditë duke qenë I vetëdijshëm që kam kryer një krim, kam pritur në oborrin e gjykatës derisa kanë mbërritur organet ligjzbatuese, të cilave u jam dorëzuar për t’i dhënë shtetit llogari për shkeljet e kryera.

Më lejoni të ndaj me ju një varg të një poezie të cilën e kam shkruar këtu në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale Jordan misja…”Dhe kur në olimpin e padrejtësive mbjell frikë, ata bëjnë një tjetër komplot djallëzor me gënjeshtra, shpifje dhe çdo intrigë. Që përpara botës të dalësh ti fajtor.

Jam mëse I sigurt që mijëra qytetarë të këtij vendi kanë qenë subjekte të padrejtësisë ekstreme në gjykata, sidomos në procese civile, prandaj po ju inkurajoj që të mos hiqni kurrë dorë nga të drejtat tuaja dhe të mbroni interesat tuaja të ligjshme, por bëjeni këtë gjë në formën e duhur, duke mos kaluar vijën e kuqe, sepse nga viktimë do të ktheheni në agresorë e pastaj përpara botës do të dilni ju fajtorë.

Në Shqipëri ka plot magjistratë të aftë dhe të ndershëm, por ka edhe shumë të ligj, e këta të fundit nuk kanë fe, as atdhe, as pikë morali njerëzor. Këto specie mizore përdorin çekiçin e drejtësisë për të thyer kokën e të drejtit dhe e kanë kthyer peshoren e drejtësisë në një gjë thuajse abstrakte, e cila vetëm shihet, as nuk preket, as nuk ndihet.

Në mbyllje dua t’u them atyre që prej datës 6.10.2025 më kanë sulmuar dhe etiketuar me lloj-lloj epitetesh, pa më njohur kurrë më parë, uroj që realisht ta bindin veten e tyre që unë jam e keqja më e madhe e këtij vendi dhe duke e ditur që kjo e keqe e madhe është pas hekurave, shpirti i tyre të gjejë qetësinë e munguar.

Punonjësve të gjykatës së apelit të juridiksionit të përgjithshëmm tiranë u them që më vjen keq, sidomos pë rata që kam njohur nga afër, sepse kam parë trishtim në sytë e tyre, por shpresoj të më mbajnë mend për atë që isha para datës 6.10.2025.

Gjithashtu, po u drejtohem sërish fëmijëve të të ndjerit, paralelisht me urrejtjen që kultivoni ndaj meje, kërkoni për të vërtetën! Ata që shtynë babain tuaj të marrë një vendim totalisht të paderrejtë, janë po aq fajtorë sa unë që ai nuk është sot me ju.

Unë kam shumë për të treguar dhe do të tregoj kur të vijë momenti. Unë dhe shteti shqiptar e njohim mirë njëri-tjetrin dhe jam besimplotë që do i japim llogari njëri-tjetrit për dëmet dhe padrejtësitë që i kemi bërë njëri-tjetrit.

Zoti i bekoftë dhe I nderoftë gjithë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces./ Dosja.al

astrit kalaja vrasja e gjyqtarit ne gjykaten e apelit elvis shkambi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet