Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.
GREQI- Vrasja e dy shqiptarëve në Greqi dhe ajo e Edmond Papës në Tiranë, mund të jetë kryer nga i njëjti person. Kështu raportojnë mediat greke, të cilat shkruajnë se nga kqyrja e pamjeve filmike të vrasjes së dyfishtë në Athinë dhe vrasjes së biznesmenit Edmond Papa në Tiranë, krijohen dyshime se mund të jetë i njëjti ekzekutor. Autoritetet i lidhin tre vrasjet me tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe një ngarkesë të “zhdukur” me vlerë qindra mijëra euro.
Ekzekutimi i dyfishtë në një kafe-bar të Neë Smyrna, Athinë mbrëmjen e së dielës duket të jetë një hallkë në një zinxhir më të madh krimesh. Autori vrau me gjakftohtësi dy burrat shqiptarë të njohur për autoritetet.
41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, ishte i njohur për autoritetet për përfshirjen e tij në një sërë “degësh” të botës së krimit, nga lëndimi i rrezikshëm trupor deri te mbajtja/përdorimi i armëve dhe nga trafiku i drogës e deri te trafiku i qenieve njerëzore, në Greqi dhe Shqipëri, madje në tokë dhe det me incidente në të cilat humbën jetë njerëzish. Në zonën e Nea Smyrnia, për shkak të përfshirjes së tij në qarqet mbrojtëse, ai njihej si “Nikos Koleksionisti”.
44 -vjeçari Armando Ogranja ishte proceduar penalisht për përfshirje në rastet e lojërave të paligjshme të fatit dhe informacionet thonë se ai kërkonte të “fuste” në mbrojtje dyqanet në Nea Smyrni.
Në këtë rast viktima ishte Edmond Papa, një person me një aktivitet të gjerë biznesi që përfshin, ndër të tjera, një njësi hoteliere buzë detit në Sarandë dhe një qendër tregtare. Informacionet bëjnë me dije se ai në të kaluarën ka pasur përfshirje dhe arrestime të rënda për trafik droge”, shkruan media greke.
Nga materiali vizual që ekziston nga të dy sulmet, rezulton ekzekutori në të dyja rastet mund të jetë i njëjti person, pra të ketë ekzekutuar viktimën e parë në Tiranë pasditen e së premtes, ka udhëtuar për në Athinë dhe ka ekzekutuar dy personat në Nea Smyrni natën e së dielës dhe më pas është larguar.
“Modus operandi i vrasësit, lëvizjet dhe trupi, veshja, kapuçi dhe maska kirurgjikale, madje edhe praktika e tij e pritjes së viktimave, tregojnë shumë të përbashkëta. Policia shqiptare duket se e lidh larjen e hesapeve me “zhdukjen” e një sasie shumë të madhe droge. Për autorin nuk konsiderohet e pamundur që ai të jetë kthyer tashmë në Shqipëri”, shkruan media greke.
Pamje nga Korça KORÇË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Korçë, por fatmir&eu...
Infektivi TIRANË- Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus nga 563 testime t&...
Foto Ilustruese ITALI- Një bandë e trafikut të drogës prej 24 personash është goditur nga autoritetet italiane. Në ...
Lenda narkotike GREQI- Një ngarkesë e madhe kokaine e zbuluar në një kamion i cili kishte mbërritur nga Italia, u zbulua nga qeni ...
Foto ilustruese Pak ditë pas mbylljes së procedurës së prokurimit për studimin e fizibilitetit të linjës hekurudhore Dur...
Foto ilustruese KAVAJË- Një 32-vjeçar ka rënë nga ballkani i banesës së tij, pasi stuktura është shembur pje...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dërguar në Kuvend një projektligj për mb...
Nafta TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nga sot nafta do të shitet 199 lekë p&...
Foto ilustruese POGRADEC- Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Pogradec. Burrë e grua, përkat&e...
Breshka Lea Ypi për 'The Guardian' Kjo breshkë pa dokumente u pa duke kaluar kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greq...