Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vjedhja ka ndodhur më 15 dhjetor 2022. Paratë ndodheshin në kasafortë dhe aty i ka marrë.
TIRANE- Urrejtja është shkaku pse Rozeta Dobi, pastruese vendosi të vidhte banesën e pronares së saj, Alda Klosi. Dosja ka siguruar dosjen e plotë të prokurorisë, ku thuhet se Rozeta Dobi, në deklarimin e dhënë ka sqaruar se ka bërë një vjedhje nga urrejtja. Vjedhja ka ndodhur më 15 dhjetor 2022. Paratë ndodheshin në kasafortë dhe aty i ka marrë.
"Është bërë shoqërimi i dy të dyshuarve në Komisariat. I është marrë deklarimi të dyshuares Rozeta Dobi e cila ka deklaruar se, Alda Klosi ka marrë një banesë me qera tek Rruga e ”Kosovarve” e cila aty qëndronte me vajzën e saj. Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Pasi ka hyrë në banesë të cilën e ka hapur me çelsin që dispononte ka bërë një kontroll për të parë se çfarë ajo kishte në banesë. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prejeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lëkëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi."-ka thënë Rozeta Dobi.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al
Fotoja e fshatit SHKODER- Orjana Gremi bëri atë që familja e saj bëri me të. Kësaj here, historia u përsërit brutal...
Aldiron Shehu ELBASAN- Gjykata e Apelit ka rritur dënimin ndaj Aldiron Shehut, i riu që plagosi një efektiv policie në Elbasa...
Droga brenda konteinerit TURQI- 25.8 kilogramë kokainë u sekuestruan në një operacion anti-drogë të kryer nga ekipet e Dogana...
Pamje nga Gremi SHKODER- Me xhup të kuq, me kapelen ngritur dhe kokën ulur, Orjana Gremi u mor nga një oficere grua nga ambientet e paraburg...
Policia ne Gjykate SHKODËR-Orjana Gremi, 32-vjeçarja e cila hodhi në lumin Kir foshnjen e saj të porsalindur, është njohur ...
Havier Dobi TIRANË- Zbardhet letra e Havier Dobit, të riut, i cili së bashku me të ëmën e tij, Rozeta, me të cilën ...
Havier Dobi TIRANE- Me një xhup siç i shkon përshtat profilit të krijuar në rrjetet sociale, kështu u paraqit sot në g...
Havier dhe Rozeta Dobi TIRANË- Rozerta Dobi dhe Havier Dobi, nënë e bir, janë lënë në burg, pasi akuzohen për vjedh...
Spartak Dobi TIRANË- Bashkëshorti i Rozeta Dobit ka folur për “News24” në lidhje me arrestimin e gruas dhe djalit. Spa...
Foto nga shtepia TIRANE- Pamjet e publikuara nga "News 24" tregojnë banesën e familjes Dobi, ku jetonin pastruesja Rozeta dhe djali i saj 23-vje&...