LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekonomia e Kosovës/ Analiza: Shumë premtime, pak përparime

Ai ka thënë se do të angazhohet në blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese për eksport, si dhe do t’i ndihmojë bizneset në gjetjen e tregjeve për eksport. Në kuadër të mbështetjes për to, ka thënë se Kosova do të themelojë edhe Bankën e saj Zhvillimore.

26 Janar 2025, 18:45 Nga I.A
Ekonomia e Kosovës/ Analiza: Shumë premtime, pak përparime
Foto Ilustruese

KOSOVË- Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të vitit 2021, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë, mes tjerash, se potenciali i madh i prodhimit të ushqimit në Kosovë, duhet të shfrytëzohet jo vetëm për nevoja të brendshme, por edhe për të eksportuar.

Ai ka thënë se do të angazhohet në blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese për eksport, si dhe do t’i ndihmojë bizneset në gjetjen e tregjeve për eksport. Në kuadër të mbështetjes për to, ka thënë se Kosova do të themelojë edhe Bankën e saj Zhvillimore.

“Ajo do të jetë mekanizëm për mbështetjen e sektorit privat dhe promovimin e investimeve. Ajo do të jetë komponenti kreditues, që do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, duke investuar në degë të caktuara të industrisë, që krijojnë vende pune dhe përmirësojnë bilancin tregtar”, ka thënë Kurti në vitin 2021.

Katër vjet më vonë, kjo bankë nuk është themeluar dhe bilanci tregtar nuk është se ka ndryshuar. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe të Doganës së vendit tregojnë se në vitin 2021 vlera e eksporteve në Kosovë ka qenë 775.7 milionë euro, kurse e importeve 4.6 miliardë euro. Në vitin 2024, eksportet janë rritur në 990.2 milionë euro, por edhe importet në 6.3 miliardë euro.

Kurti edhe në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit - në të cilat do të garojë për mandatin e dytë si kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje - bën premtime të ngjashme.

“Do të ofrojmë mbështetje deri në një miliard euro për investime të mesme e të mëdha në ndërmarrjet prodhuese cep më cep Kosovës. Do ta shtojmë prodhimin, do ta shtojmë investimin, do ta mundësojmë riinvestimin dhe do ta rrisim eksportin”, ka thënë Kurti në një tubim me mbështetësit e tij në Gjakovë.

Me këso premtimesh, mbështetësve u drejtohen edhe kundërkandidatët e tij. Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se do të ndajë mbi 6 miliardë euro për projekte kapitale dhe zhvillimore.

“Ne nuk i ofendojmë bizneset private. Ne do t’i mbështesim bizneset private. Në qeverinë time, nuk do të ketë më pagesa të TVSH-së në kufi, por në brendi të Kosovës, pas shitjes së produkteve dhe jo përpara”, u ka thënë Hamza mbështetësve në Skenderaj.

Për Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bizneset krijojnë vende të reja të punës, eksportojnë dhe ulin deficitin e lartë tregtar. Është “paradoks i kohës”, sipas tij, që ato edhe sot e kësaj dite përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“Pas 9 shkurtit, Qeveria e Kosovës, qeveria e djathtë, bizneset i sheh si partner. Do të punojë me to dhe do ta bëjmë Kosovën me to”, ka thënë Abdixhiku gjatë një vizite në një kompani për konstruksione metalike.

Këtë pikëpamje për bizneset, në disa tubime me mbështetës, e ka ndarë edhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Duhet të dërgojmë sinjale të qarta se biznesi është partner. Bizneset janë vlerë e shtuar, krijojnë buxhet, krijojnë investime. Duhet t’i fuqizojmë sipërmarrësit tonë, jo vetëm të mëdhenjtë dhe jo vetëm do, por çdo sipërmarrës të Kosovës duhet ta kemi partner”, ka thënë Haradinaj para mbështetësve të tij në Rahovec.

Secila prej këtyre partive, në periudha të ndryshme pas pavarësisë e këndej, ka qenë ose në krye të Qeverisë së Kosovës, ose partnere koalicioni. Subvencione për bizneset ka pasur aty-këtu.

Në konferencën e fundvitit të kaluar me afaristë, Kurti ka thënë se, për tre vjet, u ka shpërndarë bizneseve 1.3 miliard euro në formë të granteve dhe programeve të tjera, për të forcuar konkurrencën e tyre në tregjet vendore e ndërkombëtare. Por, bilanci tregtar nuk është përmirësuar asnjëherë. Kosova çdo vit importon mesatarisht 5 miliardë euro mallra, nisur nga qepët, domatet e mollët deri te materialet ndërtimore, ndërsa eksporton në vlerën e më pak se 1 miliard eurove, kryesisht produkte të metalit dhe plastikës.

Prodhuesit kosovarë ankohen vazhdimisht për Tatim të lartë mbi Vlerën e Shtuar, për ekonomi joformale, kamata të larta për kredi, mungesë infrastrukture, jostabilitet me rrymë e të tjera. Ramiz Gashi prej vitesh udhëheq kompaninë “Relux” jashtë Prishtinës, e cila merret me prodhimin e ngjyrave dhe të fasadave. Me mbi 40 të punësuar, ai thotë se kompania ka arritur të eksportojë në 11 vende të botës, përfshirë Gjermaninë, Francën, Britaninë e Qipron - të gjitha me forcat e veta.

“Deri më tani, që sa vite operojmë... jo vetëm kjo Qeveria e tanishme që bën premtime shumë, por edhe të kaluarat që kanë bërë premtime të njëjta, asnjëra prej tyre nuk na ka dalë në ndihmë, pa marrë parasysh se çfarë kërkesash kemi pasur - ndoshta edhe një kërkesë sa më elementare”, thotë Gashi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Gashi tregon se biznesi i tij, sa herë që bie shi, rrethohet nga uji, për shkak të infrastrukturës së dobët të kanalizimit përreth. Ky problem, sipas tij, e pengon punën e biznesit dhe do të duhej të zgjidhej me urgjencë.

“Ne kemi bërë disa herë kërkesa, protesta e peticione, jo vetëm ne, por të gjitha bizneset që operojnë këtu, dhe të gjitha kanë hasur në veshë të shurdhër”, thotë Gashi.

Ky biznesmen shpreh bindjen se mund të bëhet gjigant i madh eksportues dhe të ndikojë edhe në rregullimin e bilancit tregtar, nëse merr një dorë nga shteti.

“Ne nuk kërkojmë që të na jepet diçka krejt falas, por të paktën të na mundësohet ndonjë kredi me kamatë më të favorshme dhe të kemi ndonjë lehtësirë. Këtë e presim nga qeveritë në ardhje”, thotë Gashi.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se cilado parti që krijon Qeverinë, e ka mundësinë t’i realizojë premtimet ndaj bizneseve, nëse do që t’i trajtojë ato me seriozitet. Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin për ta pasur borxhin publik në 17 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, kur me ligji mund të shkojë deri në 40 për qind, dhe ta shfrytëzojë atë në favor të zhvillimit.

“Vendim i parë i Qeverisë do të duhej të ishte përcaktimi i sektorëve konkurrues të Kosovës dhe të përqendrohet tek ata, t’i mbështesë, t’i subvencionojë, të marrë masa, qoftë administrative, qoftë në kuptimin e politikave fiskale apo të normave të interesit, në mënyrë që bizneset të prodhojnë sa më shumë, të eksportojnë sa më shumë dhe ta zbresin importin që e kemi kaq të lartë”, thotë Rafuna për Exposenë.

Në mënyrë konkrete, ai numëron edhe tre hapa: reformën e Tatimit të Vlerës së Shtuar, lirimin e më shumë lëndëve të para dhe diplomacinë ekonomike. Rritja e prodhimit, e rrjedhimisht eksportit, pastaj është e garantuar.

“Duke ia krijuar kushtet biznesit, ti përveçse e rrit atë biznes që e ke brenda Kosovës, motivon edhe ardhjen e investitorëve të huaj. Ne duhet ta kemi parasysh se Kosova nuk mund të zhvillohet e vetme dhe duke u mbyllur. Është urgjente për Kosovën që t’i bashkohet çdo iniciative që promovon tregun e hapur të importimit dhe eksportimit të produkteve”, thotë kryetari i OEK-ut.

Lekë Musa, ekspert i ekonomisë dhe ish-drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se Kosova e ka të pamundur që ta zhvillojë secilën industri, por janë disa, si teknologjia informative, industria e drurit apo e frutave, që mund të shpërthejnë në tregjet e jashtme.

“T’iu ndihmohet atyre duke u krijuar parakushte dhe politika stimuluese, por në radhë të parë t’iu hiqen barrierat që i pengojnë në baza ditore. Pastaj, ka mundësi për t’i ndihmuar edhe në përmirësimin e cilësisë, edhe në mbërritjen e standardeve që kërkohen në tregjet evropiane”, thotë Musa për Exposenë.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2023 tregojnë se vendi i ka pasur 68.390 biznese aktive, në krahasim me 81.692 sa i ka pasur në vitin 2022. Bilanci tregtar pozitiv, sipas ekspertëve, e forcon ekonominë dhe siguron stabilitet financiar. Sipas një parashikimi të Bankës Botërore në tetor të vitit të kaluar, rritja ekonomike në Kosovë këtë vit do të jetë 3.9 për qind, nga 3.8 për qind sa ka qenë vitin e kaluar.

Me popullsi relativisht të re, me tokë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme, me burime ujore e minerare, Kosova 1.6 milionëshe ka shpresë... por kjo shpresë merr formë vetëm kur qeveritë t’i zëvendësojnë premtimet me veprime - mundësisht përpara ciklit të ardhshëm zgjedhor./REL

ekonomia e kosovës lulzim rafuna

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet