14 Shkurt 2023, 14:43
Nga a.l
Ekipet
TURQI- Ekipet e shpëtimit në Turqinë jugore thonë se janë ende duke dëgjuar zëra nga nën rrënoja më shumë se një javë pas një tërmeti shkatërrues 7.8 ballë, duke ofruar një fije shprese për të gjetur më shumë të mbijetuar. Imazhet e transmetuara nga CNN, tregonin ekipin që punonin në dy zona të rajonit të Kahramanmaras, ku po përpiqeshin të shpëtonin tre motra që besohej se ishin nën rrënoja.
Në të njëjtin rajon, ekipet e shpëtimit nxorrën të gjallë një djalë 18-vjeçar dhe një burrë nga rrënojat të martën, një ditë pasi shpëtuan një vajzë 10-vjeçare pas 185 orësh. Tetë ditë pas tërmetit dhe pasgoditjeve të tij të dhunshme, më shumë se 36,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe historitë e mbijetesës po bëhen të pakta.
Të hënën, shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, tha gjatë një vizite në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, se fazës së shpëtimit “po i afrohej fundi”.
“Dhe tani faza humanitare, urgjenca e sigurimit të strehimit, kujdesit psikosocial, ushqimit, shkollimit dhe ndjenjës së së ardhmes për këta njerëz, ky është detyrimi ynë tani”, tha ai.
Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.
termet ne turqi
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 14:40
A.B
Gjykata
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur masën arrest me burg, Ergys Ahmetjan, ndërsa burg me afat 30 ditor për dy të ...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 14:19
A.B
Te moshuarit
FIER- Një gjest prekës vjen nga shtëpia e të moshuarve në Fier. Ata kanë vendosur që të dhurojnë ...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 14:17
A.B
Klasa
TIRANË- Me lançimin e risive në kualifikimin e mësuesve të kategorisë së parë, Ministria e Arsimit ësh...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 14:12
A.B
Ura
TIRANË- Ura e Zogut mbi Lumin Mat në Milot do ti nënshtrohet një ndërhyrje emergjente, me qëllim shpëtimin e mo...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 14:03
I.A
Policia
TIRANË- 20 kamera të tjera sigurie janë çmonetuar ditën e sotme në të gjithë vendin. Operacioni policor '...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:24
F.M
Qytetari
SARANDË- Një prej personave që ka pësuar dëme të mëdha në biznesin e tij si pasojë e shpërthimit...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:05
A.B
Joy
KENIA- Mediat keniane i kanë kushtuar artikull vdekjes së Joy Aokos, së resë e cila u dhunua në mënyrë brutale n&eum...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:05
A.B
Policia
FIER- Policia ka vënë në pranga 1 person ndërsa ka proceduar dy të tjerë. Sipas njoftimit të policisë n&eum...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 13:04
Fermeri
KORÇË- Mollët kanë zgjedhur t’i hedhin në kanal dhe një pjesë e fermerëve të Dvoranit n&e...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 12:21
f.g
Franceska Korance, eksperte mjedisi
TIRANE- Debati për cilësinë e ujit të pijshëm në kryeqytet është një &cced...