LIVE UPDATES
Aktualitet

"Eco Elb" me administrator Leli Kaja bën tendera me “flamur të kuq” te inceneratori i Elbasanit. I jepen ofertuesit më të shtrenjtë "Ergi sh.p.k", ja si u skualifikuan operatorët e tjerë

Kompania që ka nën administrim inceneratorin e Elbasanit Eco Elb ka parashtruar nevojën e saj për mjete të rënda në funksion të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane

3 Prill 2025, 21:52 Nga DOSJA
"Eco Elb" me administrator Leli Kaja bën tendera me “flamur
Inceneratori i Elbasanit

ELBASAN - Tenderi për menaxhimin e mbetjeve pa garë
Në fund të Marsit 2023, shoqëria publike “Eco-Elb” shpalli tenderin, me objekt “Shërbim-Menaxhim mbetjesh urbane, në landfill, Inceneratori i Qarkut Elbasan (me makineri të rënda)”. Fondi limit për këtë procedurë ishte 39.045.600 lekë të reja.

Në dokumentat zyrtare, jepet edhe argumentimi për zhvillimin e këtij tenderi. “Shoqëria Eco-Elb sh.a., e cila kryen menaxhimin e Inceneratorit dhe Landfillit të Elbasanit, duke qenë një shoqëri e re, nuk i zotëron këto mjete të nevojshme për operimin e inceneratorit dhe landfillit, prandaj është e nevojshme që ky shërbim të mbulohet me anë të një kontrate shërbimi nga të tretë”, thuhet në dokumentat e miratuar nga administratori Leli Kaja.

“Në këtë prizëm e shoh dhe veprimet e bashkisë së Elbasanit duke e editur fare mirë që këto fonde vetëm qytetearëve nuk do i shërbejnë”, thekson Pano Soko ekpert i ekonomisë për “ Vetting” .

Në tender rezulton se ka marrë pjesë vetëm shoqëria “Ergi” sh.p.k dhe ka fituar kontratën me ofertën 39.030.300 ose 0.999 përqind e fondit limit (vetëm 15 mijë lekë më pak se fondi limit).

Kompania “Ergi” sh.p.k është krijuar në vitin 2000. Ajo zotërohet nga Nuri Balla dhe është me seli në Elbasan.

Inceneratori i Elbasanit kërkon të blejë 525 mijë euro makineri: Jemi shoqëri e re, nuk i disponojmë mjetet
Kompania që ka nën administrim inceneratorin e Elbasanit Eco Elb ka parashtruar nevojën e saj për mjete të rënda në funksion të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane.

Një procedurë e fundit prokurimi e çelur nga kjo kompani ka në objekt të kontratës pikërisht këtë “Shërbim-Menaxhim mbetjesh urbane ne landfill (Makineri të rënda)” me një fond limit 525 mijë euro.

Në dokumentet që janë vënë në dispozicion nga kompania nënvizohet se mjetet mund të jenë për shitje apo dhënie me qira teksa kontrata do të jetë me një afat 12 mujor nga data e lidhjes.

Në seksionin formulari i termave të referencës kompania parashtron cilat janë nevojat e saj konkrete dhe arsyeja pse këto mjete nuk disponohen duke argumentuar se Eco Elb është një shoqëri e re.

Shoqëria ECO-ELB sh.a. e cila kryen menaxhimin e inceneratorit dhe landfillit duke qenë një shoqëri e re nuk i zotëron këto mjete të nevojshme për operimin e inceneratorit dhe landfillit prandaj është e nevojshme që ky shërbim të mbulohet me anë të një kontrate shërbimi nga të tretë”, thuhet në dokument.

Ky tender ka rezultuar me flamur të kuq për shkakun se janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurues madje është skualifikuar edhe oferta më e ulët duke rezultuar fituese kompania me ofertën më të kushtueshme. Subjekti Ergi sh.p.k fiton përsëri tenderin.

Por kush është kompania Ergi sh.p.k?
“Ergi sh.p.k” nuk është një kompani e panjohur për opinionin publik, pronari Nuri Ballën në vitin 2017 ka qenë nën hetim prej Prokurorisë së Elbasanit. Në atë kohë akuza nisi të ashtuquajturin megaoperacion hetimor për burimin e pasurisë së 67 personave, midis të cilëve gjendeshin edhe të afërm të ish- kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Lista voluminoze përmbante edhe emra të biznesmenëve të ndryshëm dhe të njohur si të fuqishëm në Elbasan, ku ndër ta ishte edhe Nuri Balla.

Firma e Nuri Ballës është e njohur për tenderët që zhvillohen nga kryebashkiakët e Juglindjes. Kujtojmë se, më 19 qershor 2023, shoqëria “ECO-ELB” e bashkisë Elbasan, që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit.

Eksperti i ekonomis Pano Soko shprehet: Nuk ka një instittucion që mendon si ti japi zgjidhje mbetjeve këta janë fshehur tek inceneratori përpiqen të marrin ndonjë lekë të fitojnë ndonjë lejkë se e kanë pasur të shtruar rrugën.
Ndërsa sipas dosjeve në e Prokurorinë Elbasan dhe në SPAK, e gjithë familja “Balla” janë nën hetim për evazion fiskal. Edhe njëherë tjetër shohim se si paratë e taksapaguesve përfundojnë në duart e personave të .

Tenderi “pa garë”
Për të kryer funksionet e saj, “Eco-Elb” ka lidhur një kontratë shërbimi me subjektin privat “Ergi” sh.p.k. Kjo e fundit ka për detyrë që të kryejë menaxhimin e mbetjeve në landfill dhe ndarjen e tyre sipas llojit.

“E para nuk bëhet seleksionimi tamam tamam në fushën e mbetjeve. Po të shkosh ta shikosh e cila është e bllokuar në këto kushte atë detyrim ligjor për ndarjen dhe seleksionimin e këtyre mbetjeve dhe të shfrytëzohen këto mbetje ndërsa pjesa tjetër do digjej në incenerator, nuk është arritur”, thekson eksperti Beqir Kila.

Ekzistojnë dyshime se shoqëria “Ergi” nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar. Prokurorët e kanë ngritur këtë dyshim, bazuar në këqyrjen e situatës në terren dhe, sidomos, analizave mbi rastet e zjarreve.

Bianka Çopja anëtare e Këshilit Bashkiak hedh dritë mbi zjarrvënien: “Ka pas zjarrvënie por në të vërtetë zjarri është vendosur për të ulur nivelin e mbetjeve në incenerator”.

Në fund të Marsit 2023, shoqëria publike “Eco-Elb” shpalli tenderin, me objekt “Shërbim-Menaxhim mbetjesh urbane, në landfill, Inceneratori i Qarkut Elbasan (me makineri të rënda)”. Fondi limit për këtë procedurë ishte 39.045.600 lekë të reja.

Në dokumentat zyrtare, jepet edhe argumentimi për zhvillimin e këtij tenderi. “Shoqëria Eco-Elb sh.a., e cila kryen menaxhimin e Inceneratorit dhe Landfillit të Elbasanit, duke qenë një shoqëri e re, nuk i zotëron këto mjete të nevojshme për operimin e inceneratorit dhe landfillit, prandaj është e nevojshme që ky shërbim të mbulohet me anë të një kontrate shërbimi nga të tretë”, thuhet në dokumentat e miratuar nga administratori Leli Kaja.

Në tender rezulton se ka marrë pjesë vetëm shoqëria “Ergi” sh.p.k dhe ka fituar kontratën me ofertën 39.030.300 ose 0.999 përqind e fondit limit (vetëm 15 mijë lekë më pak se fondi limit).

Kompania “Ergi” sh.p.k është krijuar në vitin 2000. Ajo zotërohet nga Nuri Balla dhe është me seli në Elbasan.

Hetime për landfillin Elbasan
Pak ditë më parë, për hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Elbasanit për veprimtarinë e kompanisë publike “Eco Elb” në landfillin e qytetit.

Hetimet e nisura prej mëse një viti nga Prokuroria e Elbasanit për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim mbetjesh” duket se kanë arritur në emra konkretë. Landfilli dhe inceneratori (jo-funsional) i Elbasanit menaxhohen prej vitit 2021 nga kompania publike “Eco-Elb”, e administratuar nga Leli Kaja.

Ndërkohë, fusha e mbetjeve është e ezauruar dhe zjarret e përfshijnë herë pas here, duke lëshuar tym toksik në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Pano Soko sqaron se: “Natyrisht do duhet patjetër të gjendej një zgjidhje këtyre mbetjeve”.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin një vit më parë, bazuar në referimet e përcjella nga Drejtoria vendore e Policisë, pas identifikimit të shtimit të rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave.

Grupi hetimor ka dyshime se zjarrjet mund të jenë të qëllimshme, për të ulur sasinë gjigande të mbetjeve që janë grumbulluar tashmë në landfill.

Nga ana tjetër, hetuesit duket se kanë ngritur dyshime edhe mbi fiktivitetin e një kontrate të nënshkruar mes “Eco Elb” dhe një kompanie private, e cila duhet të kryejnë ndarjen e mbeturinave sipas llojit.

Nga vëzhgimet e Policisë Gjyqësore ka rezultuar se kompania private nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar.

Tenderi tjetër
Tenderi i rihapur për herë të tretë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në datë 9 shkurt 2024 dhe me parashikimin për t’u mbyllur në datë 20 shkurt ka përfunduar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik në datë 13 mars.

Sipas të dhënave të bëra publike në faqen e KPP duket se kundërshtimi lidhet me vlerësimin që është bërë nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave për procedurën që ka një fond limit prej 3 milionë lekë.

Më herët KPP rrëzoi procedurën e hapur nga ECO Elb nën argumentin se dokumentet e tenderit ishin në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për prokurimin publik.

“Komisioni i Prokurimit Publik thekson, se kriteret e veçanta për kualifikim, specifikimet teknike nga autoriteti kontraktor duhet të përcaktohen të qarta, të sakta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim që të kryhet një vlerësim i drejtë dhe jodiskriminues, duke mos penguar pjesëmarrjen në një procedurë prokurimi, si dhe t’i japin mundësi ofertuesve të përcaktojnë objektin e kontratës”, do të nënvizonte Komisioni.

E njëjta procedurë shfaqi probleme edhe në fazën e parë kur Eco Elb njoftoi dy procedura në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik të cilat pasi kaluan disa hallka dhe u ankimuan në KPP ku ky i fundit i riktheu për rishpallje duke argumentuar se Eco Elb nuk kishte respektuar detyrimet që lidheshin me respektimin e hallkave të ankimimit.

Juristja Hysaj sqaron se: “Padiskutim që nëse është paguar dhe nuk ka kryer shërbimin duhet të kryejnë ndërprerjen e kësaj kontrate”.

Bianka Çopja u shpreh se: “Kemi të bëjëmë me shpërdorim detyre të ardhuar që shkojnë për një shoqëri që nuk funksionon për një katastrofë mjedisore të tmerrshme”.

Bashkia Prrenjas
Inceneratorët që dolën si nyje e korrupsionit vazhdojnë të jenë burim tenderash për kryebashkiakët, pavarësisht se nuk janë në funksion. Në këtë situatë kryebashkiaku i Prrenjasit, Nuri Belba, vazhdon të bëjë shpenzime me pretendimin që po pastron qytetin dhe plehrat i dërgon në inceneratorin e Elbasanit.

Fillimisht sqarojmë se përmes këtij tenderi Belba po merr para shtesë për qytetarët pavarësisht milionave që paguhen për pastrimin, mbledhjen dhe depozitimin e plehrave të qytetit. Dërgimi i plehrave në incenerator ka dalë si shpenzim shtesë pas urdhrit të qeverisë që të gjitha bashkitë e qarkut t’i çojnë mbetjet në Elbasan.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Transporti i mbetjeve urbane për në Incenerator (Elbasan)’.Dhe kjo kontratë që mbulon vetëm 6 muaj u kushton qytetarëve të Prrenjasit 46 milionë lekë.

Prokurimi është shpallur me 12 qershor 2024 dhe me 24 qershor është mbyllur afati për dorëzimin e ofertave. Është lënë vetëm 12 ditë kohë pasi duket që Belbës i ka mjaftuar oferta që ka dorëzuar kompania REJ” sh.p.k, në pronësi të Luan Kaprit.

Normalisht tenderi duhej anuluar për mungesë konkurrence, por Belba vendosi t’ia falë kontratën Kaprit dhe më datë 8 korrik 2024 është publikuar dokumenti në sistem dhe Agjencia e Prokurimeve Publike ka vazhduar me regjistrimin normal të saj.

Ndërkohë Open Data Albania i ka vendosur tenderin ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit./ BalkanWeb

"Eco Elb" me administrator Leli Kaja bën tendera me “flamur

"Eco Elb" me administrator Leli Kaja bën tendera me “flamur

"Eco Elb" me administrator Leli Kaja bën tendera me “flamur

"Eco Elb" me administrator Leli Kaja bën tendera me “flamur

"Eco Elb" me administrator Leli Kaja bën tendera me “flamur

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet