LIVE UPDATES
Aktualitet

E vërteta e avarisë energjetike në Ballkan

Përkundrazi, sipas tij, rasti tregoi se vendi ka aftësinë për të reaguar dhe garantuar furnizimin me energji pa pasoja. Në një prononcim për AP-në, Drenova shpjegon fillimisht rrethanat normale të monitorimit periodik, që OST kryen.

12 Korrik 2024, 13:04 Nga I.A
E vërteta e avarisë energjetike në Ballkan
Skerdi Drenova

TIRANË- Një ngjarje e ndodhur më 21 qershor 2024, e cila në përmasa të tilla ndoshta rrallë herë ishte dëgjuar në Ballkan, ku në katër shtete (Shqipëri, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovina dhe një pjesë të Kroacisë), pati avari masive dhe blackout të energjisë elektrike. Një ngjarje, e cila nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare mbi shkaqet, por për të cilën gëlon ende shtypi dhe përflitet në opinionin publik.

Me shumë versione që qarkullojnë gjithsesi, e vërteta e vetme nga sa është kuptuar deri tani mbetet një dhe atë e zbulon administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova. Sipas tij, lajmet për të nxjerrë fajtore Shqipërinë nuk janë serioze dhe nxitimi për të arritur konkluzione nuk i bën mirë askujt. Në të kundërt, ai përcakton qartë se “Shqipëria nuk ishte burimi i ngjarjes dhe ca me keq fajtore”.

Përkundrazi, sipas tij, rasti tregoi se vendi ka aftësinë për të reaguar dhe garantuar furnizimin me energji pa pasoja. Në një prononcim për AP-në, Drenova shpjegon fillimisht rrethanat normale të monitorimit periodik, që OST kryen.

Ai tregon se OST sh.a. në koordinim me Operatorët e Transmetimit të vendeve fqinje dhe me Qendrën e Koordinimit të Sigurisë zhvillon analiza statike të sigurisë së Sistemit Elektronergjetik.

Kjo analizë vlerëson ngarkesën dhe kushtet e qendrueshmërisë së sistemit për çdo orë të ditës dhe gjendjen fizike të tij. Remonte që janë duke u zhvilluar në sistemin shqiptar apo në sistemet e vendeve fqinje merren në konsideratë në këto analiza sipas deklarimeve të OST-ve nga secili prej këtyre vendeve.

Në rajonin e Evropës Juglindore, në përputhje me Standardet e ENTSO-E (Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Energjinë Elektrike) por edhe më gjerë, operimi i sistemit elektronergjetik realizohet i koordinuar ndërmjet OST dhe Qendrës së Koordinimit të Sigurisë.

Duke iu përmbajtur kësaj premise, Drenova shpjegon se analiza për datën 21 tregonte se për ngjarje normale (p.sh dalja e një linje jashtë pune si pasojë e faktorëve natyrorë ose teknik) nuk priteshin problematika bazuar në informacionin e dërguar nga Operatorët e Transmetimit.

Teksa, teknikisht, ai plotëson, duke shtuar se për një raport përfundimtar, do të duhen minimalisht gjashtë muaj, pasi të analizohen të gjithë informacionet nga sistemet respektive.

Nga sa ka arritur Albanian Post ndërkaq të mësojë rreth çështjes prej disa burimeve të mirëinformuara ndërkombëtare, thelbi real i problematikës ka nisur në Malin e Zi në orën 12:09, pas një defekti në linjën 400kv Podgoricë-Ribarevinë.

Kjo gjë, ka shkaktuar një rishpërndarje të flukseve të fuqisë dhe një rritje të fluksit përkatësisht në linjën Greqi-Shqipëri, në orën 12:21.

Këtë gjë e konfirmon edhe vetë Drenova, duke shtuar më tej se është evidentuar se ka pasur një linjë 400kV Tuzla-Visegrad, jashtë pune në sistemin e Bosnjës, e cila ka qenë e padeklaruar dhe mungonte si informacion në analizën e sistemit. Mungesa e tre linjave 400kV nga veriu në Bosnjë dhe jug sipas rendit kronologjik më sipër solli rënien e sistemit elektrik të vendeve.

Megjithatë, ai shpjegon konkretisht se linja 400kV Shqipëri-Greqi (Zemblak-Kardia) është rikthyer në punë për një kohë të shkurtër rreth 15 minuta, pra defekti ka qenë kalimtar, ndërkohë në Mal të Zi, defekti është riparuar pas një kohe të gjatë, gjatë disa orëve. Ndërsa, më tej në në Bosnjë, ka zgjatur akoma më shume rikthimi i sistemit në punë. Në Shqipëri furnizimi i plotë për të gjithë konsumatorët është rikthyer për 30min.

Po ashtu, rol kanë luajtur edhe temperaturat e larta në stakimet kalimtare, por janë marrë masat duke eliminuar faktorë që mund të sjellin stakime të cilat mund të cënojnë dhe sigurinë e sistemit elektrik.

Drenova shton më tej se gjithashtu “është rritur koordinimi dhe shkëmbimi i informacioneve me Operatorët e Transmetimit të vendeve fqinje në Ballkan, për të pasur një informacion shtesë nëse sistemet e vendeve fqinje janë në stres dhe mund të kërcënojnë dhe sistemin shqiptar”.

Lidhur me spekulimet se në punime gjatë rrugëve metodologjia e përdorur për vënien në punë të shtyllave portative është e gabuar, Drenova përgjigjet:

Çdo zëvendësimi shtylle apo segmenti linje i bëhet një studim i saktë inxhinerik. Shtylla provizore siç ka dhe emrin mund të vendoset për periudha të përkohshme në punime 1 – 5 ditore, për riparime të shtyllave të dëmtuara nga kushtet atmosferike dhe nuk janë shtylla të projektuara për të qëndruar në kohë të gjatë, si edhe përbëjnë rrezik për sigurinë e sistemit energjitik dhe më gjerë.

Ndërkohë, ai komenton edhe analizën që po zhvillohet me grupet e punës nga ENTSO-E dhe OST-të fqinje, për evidentimin e kushteve para difektit dhe shkaqet kryesore të cilat sollën ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

Raporti analizues i cili po përgatitet nga ENTSO-E, shpjegon Drenova, po punohet nga një grup ekspertësh për sistemet elektrike të fuqisë, në të cilin Shqipëria përfaqësohet nga specialistët e OST sh.a. Aktualisht janë duke u analizuar të dhënat e sistemeve automatike, si scada, mbrojtje etj..

Njohja e dinamikës së ngjarjes dhe informacioni i saktë”, shpjegon ai, “i detajuar dhe i konfirmuar, nuk na e lejon të ketë një konkluzion. Përkundrazi faktet vërtetojnë të kundërtën. Shqipëria është pjesë e një sistemi të mirë monitoruar dhe me standarte që ka avantazhet e saj siç mund të ketë edhe problematika që lidhet nga vartësia dhe kooperimi mes vendeve”.

OST sh.a. në koordinim me Operatorët e Transmetimit të vendeve fqinje dhe me Qendrën e Koordinimit të Sigurisë zhvillon analiza statike të sigurisë së Sistemit Elektronergjetik. Kjo analizë vlerëson ngarkesën dhe kushtet e qendrueshmërisë të sistemit për çdo orë të ditës dhe gjendjen fizike të tij. Remonte që janë duke u zhvilluar në sistemin tonë apo në sistemet e vendeve fqinje merren në konsideratë në këto analiza sipas deklarimeve të OST-ve nga secili prej këtyre vendeve. Në rajonin e Evropës Juglindore në përputhje me Standartet e ENTSO-E, por edhe më gjerë, operimi i sistemit elektronergjetik realizohet i koordinuar ndërmjet OST dhe Qendrës së Koordinimit të Sigurisë. Analiza për datën 21 tregonte se për ngjarje normale (p.sh dalja e një linje jashtë pune si pasojë e faktorëve natyrorë ose teknik) nuk priteshin problematika bazuar në informacionin e dërguar nga Operatorët e Transmetimit.

Burimi i incidentit është i vështirë të përcaktohet në këtë moment, pasi ende janë duke u mbledhur informacione nga Operatorët e Transmetimit, të Shpërndarjes, gjeneruesit në të 4 vendet e Ballkanit. Deri më tani është evidentuar se ka pasur një linjë 400kV Tuzla-Visegrad, jashtë pune në sistemin e Bosnjës, e cila ka qenë e padeklaruar dhe mungonte si informacion në analizën e sistemit. Për momentin njihet deri diku, sekuenca paraprake e ngjarjes, e cila e vijon me një difekt në linjën 400kV Podgoricë-Ribarevinë në Mal të Zi, ora 12:09, e cila ka shkaktuar një rishpërndarje të flukseve të fuqisë dhe një rritje të fluksit në linjën Greqi-Shqipëri, më pas ndodh një defekt kalimtar në linjën Shqipëri-Greqi në orën 12:21. Mungesa e tre linjave 400kV nga veriu në Bosnjë dhe jug sipas rendit kronologjik më sipër solli rënien e sistemit elektrik të vendeve tona. Linja 400kV Shqipëri-Greqi (Zemblak-Kardia) është rikthyer në punë për një kohë të shkurtër rreth 15min, pra defekti ka qenë kalimtar, ndërkohë në Mal të Zi, defekti është riparuar pas një kohe të gjatë, gjatë disa orëve. Ndërsa në Bosnjë ka zgjatur akoma më shume rikthimi i sistemit në punë. Në Shqipëri furnizimi i plotë për të gjithë konsumatorët është rikthyer për 30min.

Temperaturat e larta kanë luajtur një rol në stakimet kalimtare, por janë marrë masat duke eliminuar faktorë që mund të sjellin stakime, të cilat mund të cenojnë edhe sigurinë e sistemit elektrik. Gjithashtu është rritur koordinimi dhe shkëmbimi i informacioneve me Operatorët e Transmetimit të vendeve fqinje në Ballkan, për të pasur  një informacion shtesë nëse sistemet e vendeve fqinje janë në stres dhe mund të kërcënojnë edhe Sistemin tonë.

Çdo zëvendësimi shtylle apo segmenti linje i bëhet një studim i saktë inxhinerik. Shtylla provizore, siç ka dhe emrin, mund të vendoset për periudha të përkohshme në punime 1 – 5 ditore, për riparime të shtyllave të dëmtuara nga kushtet atmosferike dhe nuk janë shtylla të projektuara për të qëndruar në kohë të gjatë, si edhe përbëjnë rrezik për sigurinë e sistemit energjetik dhe më gjerë.

Parimisht nuk do të përdornim fjalën hetim, por po zhvillohet një analizë me grupet e punës së ENTSO-E dhe OST-të fqinje për evidentimin e kushteve para defektit dhe shkaqet kryesore, të cilat sollën ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike. Raporti analizues, i cili po përgatitet nga ENTSO-E, po punohet nga një grup ekspertësh për sistemet elektrike të fuqisë, në të cilin Shqipëria përfaqësohet nga specialistët e OST sh.a. Aktualisht janë duke u analizuar të dhënat e sistemeve automatike, si scada, mbrojtje etj..

Njohja e dinamikës së ngjarjes dhe informacioni i saktë, i detajuar dhe i konfirmuar, nuk na e lejon të ketë një konkluzion. Përkundrazi faktet vërtetojnë të kundërtën. Shqipëria është pjesë e një sistemi të mirë monitoruar dhe me standarde, gjë e cila ka avantazhet e saj, siç mund të ketë edhe problematika që lidhet nga vartësia dhe kooperimi mes vendeve. Por në rastin për të cilin flitet, Shqipëria nuk ishte burimi i ngjarjes dhe ca me keq fajtore. Përkundrazi rasti tregoi se ne kemi aftësinë për të reaguar dhe garantuar furnizimin me energji pa pasoja. Lajmet për të nxjerrë fajtore Shqipërinë nuk janë serioze dhe nxitimi për të arritur konkluzione nuk i bën mirë askujt.

Marrë nga Albanian Post

skerdi drenova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet