LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË/ Zbardhen përgjimet që ‘fundosën’ zyrtarin e PS dhe familjarët e tij, Çervanaku në merak për mallin, i biri ‘gati festën’ duke imagjinuar përfitimet: O beb…

Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

30 Nëntor 2022, 22:53 Nga DOSJA
E PLOTË/ Zbardhen përgjimet që ‘fundosën’
Viktor Çervanaku dhe Denilson Çervanaku

TIRANË- Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala solli mbrëmjen e sotme detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. Emisioni solli për herë të parë përgjimet që fundosën 10 të arrestuarit nga aksioni që u bë nga SPAK, DEA dhe policia malazeze. Përgjimet zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Kujtojmë se Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Përgjime 22 Shtator 2022/ Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.
Agjenti Doganor: Kujt plehu?
V.Ç: Po ka prurë çuni nje maune me pleh nga jashtë.
Agjenti Doganor: Ou?Po për ça e përdor çuni?
V.Ç : E, do i bëjmë analizën
Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!
V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,
Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.
V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjëve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.
Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….

Përgjime 16 Gusht 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D.Ç: Po iki te lagjia të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i
bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.
E.F: Si me i bo?
D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.
E. F: Kush me i bo?
D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.
E. F: A ti dha ai ashtu.
D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.
E. F: Okei, se flasim kur të vish.
D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.
E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.
D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

Përgjim 27 Shtator 2022/ Viktor Çervanaku komunikon me vëllain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: Shi tha ai bie, ka vajtur e ka kontrolluar, janë në rregull, kishin zënë një çik aty lartë ku e kishim mbuluar ne me plasmas pellgje uji, i ka pastruar, i ka mbuluar edhe cepat.
V. Ç: Epo mirë shumë. Kontrolloje dhe shihe si sytë e ballit ore!!

Përgjim 28 Shtator 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati

D. Ç: Po kush ka qenë o beb?
E. F: Po ndoshta ata kanë dashë me e grabit, ndoshta.
D. Ç: Kush ata?
E. F: Ta shpjegon bebi kur të vij në shtëpi.
D.Ç: Çar do bësh tani?
E. F: Do nisemi për andej, dhe qëlluam nja dy herë në ajër për zhurmë, aq.
D. Ç: Beb po nuk bënit mirë ta çoni në vend tjetër.
E. F: Po jo se neser, pasnesër do e ndajmë si muhabet, se do e përshpejtojmë.

Përgjim 26 Tetor 2022/ Denilson Çervanaku komunikon me personin me emrin Sabah

D. Ç: O Loc
Sabahu: Hë vlla.
D. Ç: Po pse, çfarë tha ai burri
Sabahu: O vlla. Ja kan q. robt shpis ata.
Se i kam me foto me video këtu ata.
D. Ç: Po. Çfarë tha ai burri?
Sabahu: Po. Çar tha or vëlla, po duhet me i rregullu janë gati dhjetëmijë euro mo dak. Se i kanë q. robt ata. I kanë thy krejt, s’ka këmbë krevati. Tu fik cigaret në mobilje, thy perdet, prish derën, muret or dak, me rop shpie thu se ka ngul kush gozhda or vella.
D. Ç: Mi ço një herë me foto, or vëlla. Mi ço ti shof një herë.

Përgjim 11 Nëntor 2022/ Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: He Son.
D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.
Z. Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.
D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.
Z. Ç: Okei. Po nisem shpejt atëherë.
D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke
shpia. Thuaj të iki…të rrije aty.
Z. Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Përgjim 9 Tetor 2022/ Denilson Çervanaku, komunikon në makinë me babain e tij, Viktor Çervanaku.

D. Ç: Ulu në kafe ti me atë dhe prite të vi Klajdi aty.
V. Ç: Po
D. Ç: . Ulu ti me atë në kafe, të vi Klajdi aty si është puna, kshu kshu kshu armën në kokë atij. Se të jesh ti i pari, sepo bëri denocimin ky sna mer përsipër.
D. Ç: Po leje pra të boj denoncimin.
V. Ç: Me ushtri jom e kshu, me 10 çuna.

Përgjim 12 Tetor 2022/ Denilsoni bisedon në makinë me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D. Ç: Se di fare çar’ është duke bē.
E. F: Pse çar’ ka ai!
D. Ç: Se di fare se çar është duke bē, as kënej as anej…. se eshtë tjetri në mes…zezaku
E. F: Oooo pse ai po e kontrakton ate për kët punë???
D. Ç: Nikun e kam vëlla! Diego e ka shpinë në Fark..kallash në makinë o vlla armën në brez, kallashin në makinë….po kështu janë këto punë, o vet donte kështu…
E. F: Unë thash se këto ranë dakort!
D. Ç: Të shofim çar’ do bohet.
E. F:…..Është minimumi, jo mos e do të japi vetë ai edhe më shumë.
D. Ç: Në qoftëse janë treqind kile aty, që janë 7- 8 milion euro, gjys për gjys me zezakun, une 3.5,4

Përgjim 15 Tetor 2022/ Nikolin Gjolena komunikim me Denilson Cervanakun

N. Gj: Domethën ti nuk behesh për nesër në mëngjes e…? Mundohu njëher, po qe se nuk bëhesh.
D. Ç: Po dhe bëhem une, po të çova mesazh vet, bëhem, po nuk të çova mesazh.

Marrë nga BW

laborator kokaine ne fier viktor Çervanaku denilson Çervanaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet