Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati, po ashtu ka qenë shënjestër e një sulmi me tritol.
SHKODËR- Arlind Bushati, 32 vjeç nuk ia doli t'i mbijetonte plumbit të marrë në kokë nga atentati mafioz që iu mori jetë tre personave në Shkodër dhe la të plagosur rëndë një tjetër.
32-vjeçari është djali i ish-kandidati i PD-së së Bashës për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 6 marsit të vitit 2022, Xhemal Bushatit. Mbrëmjen e 10 tetorit, Arlind Bushati u kërcënua me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar në zonën e pedonales së Shkodrës, rreth orës 22:30, kur vendi aty përreth ishte i populluar.
Një ditë më pas Bushati bëri kallëzim në polici për rastin, ndërsa autorët e kërcënimit ende nuk janë identifikuar. Në vitin 2022 një nga bizneset e familjes Bushati, po ashtu ka qenë shënjestër e një sulmi me tritol.
Si ndodhi atentati i pasdites së sotme?
Hamza Lici po udhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash. Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, nga një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe grupit kriminal që drejtohej dhe ishin pjesë Hamza dhe Ibrahim Lici. Policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur FNSH dhe forcat e RENEA-s. Këta të fundit kanë ushtruar kontrolle të shumta në zonën e Bajrave në Dobraç.
Një automjet tip "Range Rover" është gjendur i djegur, në zonën e Grudës së Re në Shkodër disa çaste pas atentatit. Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët e masakrës në fshatin Dobraç. Armë zjarri janë gjetur edhe në makinën e viktimave, konkretisht 3 pistoleta, me njërën prej të cilave dyshohet se Bushati i është kundërpërgjigjur autorëve të atentatit që deri tani ka dyshime se ishin dy persona. Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur dhe shoqërimet në polici për ngjarjen, ndërsa identitetet e personave nuk dihen.
foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligji...
bashkia e tiranes TIRANË- Një tjetër skemë e ngjashme me atë të “5D Konstruksion” është zhvilluar n&eum...
TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1...
TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qyte...
TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qyte...
TIRANË- Gjatë periudhës 22 Shtator- 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qyte...
arlind bushati SHKODËR- Ka ndërruar jetë në spital 32-vjeçari, Arlind Bushati, i cili mori një plumb në kokë nga...
klodiana lala TIRANË- Pasditen e sotme në Shkodër e ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushatin, si pasojë e...
makina e djegur SHKODËR- Janë publikuar pamjet e para të autormjetit tip "Range Rover" të djegur në Golem të Shkodrës, p...
SHKODËR- “Atentatet zakonisht ndodhin për shkak të fjalëve. Ta bëri ky, e ta bëri ai. Shtyjnë njeri-tjetrin për ...