LIVE UPDATES
Aktualitet

“E mora vesh nga letrat që i shkruante”/ Rrëfehet motra e 16-vjeçares që u abuzua për 4 vite nga shoku i babait: I thoshte, kur të mbushësh 18-vjeç do të të marr me vete

Ajo ka zbuluar se motra e saj abuzohej, përmes disa letrave që 43-vjeçari Edison Sheme ia kishte dërguar.

7 Nëntor 2024, 20:25 Nga E. D
“E mora vesh nga letrat që i shkruante”/ Rrëfehet motra e
Motra e 16-vjeçares

MALIQ- Motra e 16-vjeçares nga Maliqi, e cila u abuzua për katër vite nga shoku i babait, ka rrëfyer detaje tronditëse rreth kësaj ngjarjeje. Ajo ka zbuluar se motra e saj abuzohej, përmes disa letrave që 43-vjeçari Edison Sheme ia kishte dërguar. Motra e të miturës shpreht për News24, se Edison Sheme i premtonte se kur të mbushte 18 vjeç do ta merrte me vete. Gjithashtu motra e saj thotë se sa herë që ata takoheshin, abuzuesi i kërkonte të mos i tregonte familjes.

Dëshmia e plotë

“Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Nuk është se unë e ruajta kaq gjatë, mendova se thjesht u mbyll, po e shikoja që nuk po takoheshin, nuk po flisnin dhe mendova se ishte mbyllur kjo gjë.

Pastaj, veç një ditë kur më thotë babi “Shiko se më kanë thënë të fshatit”, mendova se është shumë keq gjendja dhe …

Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur.

Motra ime është shumë keq, të gjithë si familje jemi shumë keq. Ka ardhur psikologu dhe ka folur me motrën dhe ndjehet që ende ka nevojë për atë. Motra nuk më ka thënë asnjë gjë se ku takoheshin, sepse ai i thoshte mos i thuaj askujt. Këtë e kam marrë vesh vetëm tek deklarata që motra ka dhënë para policisë.”

Pyetjes nëse ndihen të kërcënuar për jetën nga autori që është ende i lirë, motra e 16 vjeçares përgjigjet:

“Unë, mami, babi jo sepse e dimë që policia do ta kapë dhe drejtësia do vihet në vend por motra ime ka shumë frikë. Shikon nga të katërta anët sepse thotë “Kam hall se mos vjen ai.”.

“Unë dhe familja ime nuk shitemi për para sepse prandaj kemi zgjedhur të punojmë këtu e para, dhe e dyta, ku ka zë nuk është pa gjë. Personi në fjalë është i martuar, ka 4 fëmijë, një djalë me gruan e parë që ndodhet në Greqi ndërsa me gruan e dytë ka 3 fëmijë. Ky ishte premtimi që i kishte bërë edhe motrës time, “Pasi të mbushësh 18 vjeç do të të marr e do ikim bashkë.”.

“Të them të vërtetën nuk e di nëse babi e ka çuar ndonjëherë në mend për ata të dy, por ai në syrin tonë nuk shfaqte ndonjë gjë të tillë por kur ishte me motrën i qeshte shumë. Këtë di të them.”

edison sheme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet