LIVE UPDATES
Aktualitet

"E drejta vonon, por në fund triumfon!" Qyno fitoi ndaj SPAK në Kushtetuese/ Artan Hoxha: Disa histori janë tepër të vërteta për t'u treguar

Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan, drejtuar Qynos, që ta shijojë këtë fitore, e cila erdhi si një rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë, kur sulmet ndaj tij kaluan çdo limit. 

23 Prill 2025, 17:56 Nga M.B
"E drejta vonon, por në fund triumfon!" Qyno fitoi ndaj SPAK
Foto nga salla e gjyqit

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor. Në një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan, drejtuar Qynos, që ta shijojë këtë fitore, e cila erdhi si një rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë, kur sulmet ndaj tij kaluan çdo limit. 

"Fitorja jote, patjetër që është një ditë madhe dhe një fitore për gjithë median, sidomos për reporterët e terrenit. Aq sa do të ngelet ne histori si preçedenti “Qyno kundër SPAK”. Por për fat të keq kjo kauzë, e cila tashmë u shërben të gjithëve, jo vetëm nuk u mbështet nga kolegët tanë, duke na braktisur të vetëm në atë sallë gjyqi hijerëndë, por u sulmuam dhe anatemuam si kriminelë", shkruan Hoxha.

Ai shton se sulmet poshtë brezit u bënë pa respektuar asnjë kriter profesional, asnjë standart të raportimit të lajmit, asnjë konfirmim të burimit, dhënie mundësie e palës nën akuzë për tu përgjigjur. Sipas tij, situata dukej aq e pashpresë, sa në atë sallë gjyqi, numerikisht kishte më shumë prokurorë të SPAK dhe prokurorë të OPDAT, se sa gazetarë të interesuar jo për fatin kolegut të tyre, por për fatin e profesionit që ata ushtrojnë. 

"Gjithsesi, “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”… Patjeter, nuk mund të harroj kontributin e avokatit Dorian Matlia, i cili është kthyer në një engjëll mbrojtës për gazetarët e terrenit", shkruan Hoxha.

Gazetari shton se puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e Qynos, u shpërblye me një fitore për të gjithë në proesion. Sipas tij befasia e ditës, mbetet vendimi historik për median shqiptare, nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Hoxha thotë se ajo tetëshe gjyqtarësh, meriton një nderim dhe një duartrokitje seose nuk mbajtën me hatër askënd.

POSTIMI:

E drejta vonon, por ne fund, TRIUMFON…. 

Jam ende “i nxehtë” nga vendimi i djeshëm, për të shkruar qartë dhe saktë mbi atë që ka ndodhur. URIME Elton.

Së pari për ty, dy djemtë e tu te vegjël, bashkeshorten dhe dy prindërit e moshuar. Më shumë se ty, ata e kanë përjetuar çfarë të ndodhi në të vërtetë. Kanë parë në dy raste se si brenda një viti, t’u bastis shtëpia, makina, zyra e punës, madje dhe lokali ku pi kafen përditë. Uroj që së paku, dy djemtë e tu të mitur, ta kenë fshirë sa munden nga kujtesa, imashin e hetuesve që, u bastisin sirtaret ku mbajne lodrat, fletoret apo veshjet e tyre. U ndalojnë babain tek dera e shtëpisë, ndërsa mban në duar dy çantat e shpinës dhe është bërë gati të çojë djemtë në shkollë.

Prandaj shijoje këtë fitore, e cila erdhi si një rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë, kur sulmet ndaj teje kaluan çdo limit. Fitorja jote, patjetër që është një ditë madhe dhe një fitore për gjithë median, sidomos për reporterët e terrenit. Aq sa do të ngelet ne histori si preçedenti “Qyno kundër SPAK”. Por për fat të keq kjo kauzë, e cila tashmë u shërben të gjithëve, jo vetëm nuk u mbështet nga kolegët tanë, duke na braktisur të vetëm në atë sallë gjyqi hijerëndë, por u sulmuam dhe anatemuam si kriminelë. 

Sulmet poshtë brezit u bënë pa respektuar asnjë kriter profesional, asnjë standart të raportimit të lajmit, asnjë konfirmim të burimit, dhënie mundësie e palës nën akuzë për tu përgjigjur, lëre pastaj që askujt nuk iu bë vonë për prezumimin e pafajsisë. Situata dukej aq e pashpresë, sa në atë sallë gjyqi, numerikisht kishte më shumë prokurorë të SPAK dhe prokurorë të OPDAT, se sa gazetarë të interesuar jo për fatin kolegut të tyre, por për fatin e profesionit që ata ushtrojnë. Gjithsesi, “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”… Patjeter, nuk mund të harroj kontributin e avokatit Dorian Matlia, i cili është kthyer në një engjëll mbrojtës për gazetarët e terrenit.

Puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e tij, u shpërblye me një fitore për të gjithë ne. Padiskutim, befasia e ditës, mbetet vendimi historik për median shqiptare, nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Ajo tetëshe gjyqtarësh, meriton një nderim dhe një duartrokitje. ATA nuk mbajtën me hatër askënd. Aq më tepër më të dobtit përballë SPAK-ut të superfuqishëm në këtë proçes. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, thjesht bëri detyrën duke dhënë drejtësi. Por, të kryesh detyrën në këtë vend, ka kohë që është kthyer në heroizëm…. Në fund Elton.

“Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për tu treguar"..... Keto fjale, nje zyrtar i larte i Uashingtonit, do t'ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i cmimit Pulitzer per zbulimin e perfshirjes se CIA-s, ne trafikun nderkombetar te kokaines, financimin me parate e trafikut te droges, te guerriljeve Kontras ne Nikaragua dhe shitjen e narkotikeve afroamerikaneve, ne lagjet e varfra te Los Angeles.... Ne fakt kur e mendon, nuk e ka patur keq....

Por ne jemi aty, pikërisht për te treguar këto të vërteta që, nuk i thotë askush, duke marrë përsipër gjithë kostot që rrjedhin prej tyre… Në foton e parë: Në sallën e gjyqit, gjatë mbrëmjes së djeshme me një grusht kolegësh sa gishtat e njërës dorë, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në foton e dytë: Dy prokurorët e SPAK dhe prokurori i amerikan OPTAD duke dalë nga Gjykata Kushtetuese.

artan hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet