LIVE UPDATES
Aktualitet

E denoncoi për dh*në, publikohen dokumentet nga qendrat sociale: Gjovana braktisi fëmijët dhe u largua me njerëz të panjohur

Gjithçka u kthye përmbys atë pasdreke vere, kur Policia trokiti në portën e familjes Marku, për të arrestuar Leonardin.

20 Mars 2026, 21:53 Nga E.d
E denoncoi për dh*në, publikohen dokumentet nga qendrat sociale:
Foto ilustruse

Për dy puntata me radhë ju kemi treguar historinë fatkeqe të ish-bashkëshortëve, Leonard Marku dhe Gjovana Pecit, histori e cila nisi në vitin 2020 dhe sot ka përfunduar në divorc, por duke lënë pas shumë familje të prekura. Gjithçka u kthye përmbys atë pasdreke vere, kur Policia trokiti në portën e familjes Marku, për të arrestuar Leonardin.

Tre ditë më pas Gjykata e Shkodrës i caktoi masën “arrest në shtëpi”, ndërsa më 17 nëntor 2025 vendosi ta dënojë me 2 vite e 6 muaj burgpër dhunë psikologjike të përsëritur, bazuar në akt-ekspertimin e psikologes Migena Haxhi dhe psikiatrit Gjon Preçi, të cilët dolën në konkluzione se e reja nuk ka probleme madhore të shëndetit mendor, por çdo ngarkesë e ka për shkak të jetesës në çift me Leonardin. Në një bisedë me zonjën Haxhi, ajo u shpreh se nuk njeh as Leonardin dhe as Gjovanën.

Gazetari Freard Rista, përveç dëshmive të Leonardit dhe prindërve të tij, arriti të marrë dëshmi të motrës së Leonardit në Itali, të vetë Kiarës, të xhaxhait dhe djalit të xhaxhait të Leonardit si dhe të fqinjeve atje, të cilët i kanë qendruar pranë vogëlushes Kiara, e dhunuar nga Gjovana. Nëse hetimi i Prokurorisë Shqiptare do të thellohej edhe në Itali, do të ishin zbuluar shumë gjëra jo në favor të 26-vjeçares. Por pavarësisht kësaj, pyetja mbetet: Përse trilloi ajo bashkë me familjen e saj një histori krejt ndryshe nga realiteti?

Dy janë arsyet kryesore, të bërtitura me zë të lartë nga familja Marku. E para, sipas tyre Gjovana ka probleme të shëndetit mendor dhe e dyta, familja e saj mund ta pranonte ndarjen vetëm nëse blihej shtëpi për Gjovanën, pasi ata nuk e donin në banesë bashkë me fëmijët. Por a do të provohen këto pretendime?

Në gjykatë, Gjovana pranoi se e kishte dëgjuar shpeshherë Leonardin t’i thoshte se dëshiron të ndahet, fjali kjo që duket se ka krijuar ndjesi negative tek Gjovana. A mos ishte ky vendim i 42-vjeçarit Leonard Marku, që do t’i vinte atij prangat në duar?

“Gjovana na ka thënë që dua ta fus në burg se nuk mund ta duroj më”, u shpreh në Gjykatë zonja Mara Peci, nëna e Gjovanës.

Nga ana tjetër, ku u pyet nga gjyqtarja se përse e ka lejuar vajzën të qëndronte me Leonardin kur kishte dijeni për dhunë, Agim Peci u shpreh: Nuk pranonte vajza me lënë fëmijët në rrugë të madhe, “le të vdes të më mbysë burri aty”.

Ndërkohë Leonardi pretendon se familja e saj nuk e donte ndarjen, ndaj bënë gjithçka që ajo të qendronte, deri aty sa e mësonin të griste pasaportat e tij dhe fëmijëve që të mos udhëtonin drejt Shqipërisë, aty ku 42-vjeçari do të kërkonte divorcin.

Atë vit që kanë shkuar në Shqipëri, më mori sërish në telefon nusja e xhaxhait, më tha: “Tone është duke bërtitur Gjovana brenda, kini kujdes se mund të grisi pasaportat e Lonit dhe Kiarës”. E kishte mësuar nëna e saj të priste flokët, se e dëgjonte kjo duke bërtitur “Jo moj mam, s’mund ta bëj”, tregon zonja Tone Gjergji, motra e Leonardit.

“Unë i pata thënë babit, “Mos të shkojmë në Shqipëri se ajo tha që do bëjë namin. Që do më heqë babin, që do rri ai 7 vjet në burg, që do marrë fëmijët dhe unë nuk kam për t’i parë më, as babin”,shprehet me lot në sy Kiara.

Lidhur me pretendimin e blerjes së një shtëpie, kjo gjë pranohet edhe nga vetë zonja Mara Peci në seancë gjyqësore, teksa tregon episodin e takimit mes krushqëve.

“Fëmija dhe vajza nuk kanë punë në shtëpinë tonë. Vajza ku*vni jo, hajni jo, pse do të ma sjellësh vajzën te shtëpia ti mua?” ‘Nuk do djali të jetojë më’. ‘Shumë mirë, ka hise vajza në Laç. Ose me m’i ble shtëpinë vajzës në Bushat’.

Edhe vjehrri i Leonardit ishte me të njejtën mendje.

“Meqë nuk komunikojnë me njeri-tjerin, t’i blejë shtëpi ose në Laç, ose në Bushat, dhe të mos bëjnë luftë në Itali”.

Dhe kjo shtëpi që nuk u ble kurrë, i kushtoi shumë Leonardit, lirinë e tij dhe të ardhmen e fëmijëve të mitur, të cilët sot jetojnë të ndarë nga njëri tjetri dhe pa praninë e prindërve. Kiara vijon shkollën dhe ndodhet nën kujdesin e hallës së saj në Itali, larg babait, ndërkohë që binjakët Emily dhe Eduardo sot ndodhen nën kujdestarinë e motrës tjetër të Leonardit e cila banon në fshatin Naraç. Dhe përse këta të mitur jetojnë me hallën e tyre, e ka një shpjegim.

Familja nuk e pranoi në shtëpi Gjovanën me binjakët e vegjël, ndaj ajo u detyrua të përfundonte e strehuar fillimisht në qendrën emergjente “Gruaja te Gruaja“ Shkodër, në qendrën “Vatra“ në Vlorë dhe te “Qendra Kombëtare për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje“, në Kamëz. Po si do të ishte rrugëtimi dhe sjellja e saj në këto qendra?

Në seancat e procesit për kujdestarinë e fëmijëve, gjatë takimit me Gjovanën në Kamëz, psikologia Arlinda Ymeri vëreu se “Ajo dallon për shpërthime në një tonalitet të lartë emocional në mënyrë të papritur gjatë procesit të intervistimit“. Gjithashtu psikologia konstatoi se kur ka shkuar në qendër, higjiena e fëmijëve ishte e mirë, ndërsa kur fëmijët kanë shkuar në Shkodër për vlerësim psikologjik apo edhe në Gjykatë, higjiena e tyre linte për të dëshiruar, duke theksuar mungesën e kujdesit të Gjovanës ndaj fëmijëve.

Pas akuzave të Gjovanës për dhunë të Leonardit ndaj fëmijëve, psikologia Ymeri konstatoi diçka tërësisht të kundërt.

“Ajo që të binte në sy ishte afrimiteti dhe atashimi i sigurt dhe i shëndetshëm që ato kishin me babain e tyre. Edhe pse prej afro një muaji ato kanë kaluar situata jo të qeta në familjen e tyre, ato kanë ruajtur marrëdhënie tejet të mira me babain. Ato qeshin dhe luajnë së bashku. Babai tregon në kundërshtim me thënien e Gjovanës, se ka patur gjithmonë vëmendjen dhe përkushtimin maksimal për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tij. Ndryshe nga nëna ai tregon dhe më ka vënë në dispozicion shumë foto të aktiviteteve të përbashkëta“, shprehet ajo.

Qendra Kombëtare për Trajtimin e Viktimave të Dhunës në Familje, bën me dije se Gjovana “ka bërë rezistencë ndaj rregullores së institucionit, duke sjellë problematika në funksionimin e saj me stafin si hedhje e bukës në ambiente të ndryshme të institucionit, fshehja e produkteve të tjera ushqimore, moslejimin e stafit për ta monitoruar gjatë natës si pjesë e rregullores së institucionit duke vendosur objekte të ndryshme për të shmangur hapjen e derës, ka patur edhe tentativa për konfrontim fizik me mjete të forta ndaj stafit si goditje me karrige duke i denigrar. Ka shfaqur të bërtitura, shkelmim dyersh të dhomave të personave të tjerë” dhe për rrjedhojë qendra i ka shkëputur marrëdhënniet me të”.

Pas dëbimit nga qendra në Kamëz, më 21 tetor 2024 Gjovana e mbetur në rrugë u pranua nga prindërit e saj në Bushat, bashkë me dy binjakët. Gjatë takimit atje, psikologia Eridana Rusi citon se, “E pyetur për pretendimet ndaj ushqimit që ka patur tek QKTVDHF, ajo irritohet dhe i mohon që i ka patur, gjithashtu mohon të ketë patur tensione me stafin apo gratë e tjera atje”.

Në përfundim të intervistimit 2-ditor, psikologia Eridana Rusi doli në konkluzion se Gjovana Marku ka vështirësi në ndjekjen e rregullave, ka vështirësi në përshtatje dhe në krijimin e marrëdhenieve me të tjerët. Sipas saj konstatohen disa elementë të cilat luhaten nga çrregullim personaliteti në çrregullim të stresit post-traumatik.

Ndërkohë që jetonte tek banesa e prindërve,më datë 22 janar 2025 Gjovana bën kallëzim kundrejt vëllait të saj Gjovalin Peci, duke e akuzuar për dhunë të përsëritur, edhe ndaj fëmijëve të saj, ndërsa citon se dëshmitarë kanë qenë edhe prindërit.

Në raportin e vlërësimit nga shërbimi social i Vaut të Dejës, lidhur me këtë episod, vihet re se Gjovana shfaqet gjithashtu kontradiktore, sepse nga njëra anë thotë se “jam agresive dhe dal nga vetja“, nga ana tjetër thotë se “vëllai e ka kërcënuar dhe ka shqetësuar fëmijët“.

Më pas thotë se ka marrë thikën dhe ia ka drejtuar e më pas thotë “kemi patur vetëm debate sepse fëmijët i kanë prishur gjërat personale“. Kërcënimet me thikë vëllai i saj i ka mohuar, por e pranon se kanë patur debate për shkak se “Gjovana nuk bën asnjë punë në shtëpi, nuk kujdeset për fëmijët e saj, ka patur shpërthime duke u treguar agresive, flet me tone të larta dhe përplas gjëra“.

Nuk kujdeset për fëmijët, është agresive, përplas gjërat. Fjalë për fjalë të njëjtat akuza të Leonardit, familjarëve të tij dhe raportit të psikologeve. 

Duke parë gjendjen e padurueshme në shtëpi, duket se edhe babai i saj Agimi nuk ka në plan t’i fshehë më gjërat. Ai tregon se “Gjovana ka qenë agresive, është bërë e padurueshme, gënjen lidhur me situatën e vëllait dhe se nuk do që të ketë asnjë kontakt me të“.

Njëlloj edhe gruaja e tij, e cila është shprehur se “është e turpshme ajo që ka thënë vajza dhe nuk është e vërtetë dhe se nuk do t‘ja dijë për vajzën e saj“.

Këto fjalë i kanë shprehur edhe në një letër dore dorëzuar shërbimit social. Mesa duket, Gjovana duhej mbrojtur vetëm nga Leonardi, nga frika se vajza do iu kthehej në shtëpi, sepse kur vjen puna te djali i tyre, prindërit e mohojnë dhunën e tij ndaj Gjovanës.

Pas pajisjes me urdhër mbrojtje nga vëllai dhe nxjerrjes jashtë nga shtëpia e prindërve, më datë 25 janar 2025 ajo u strehua në Komunitetin Papa Xhovani në Shkodër.

Teksa shërbimi social i Vaut të Dejës vlerësonte statusin e nënës së re lidhur me kujdestarinë e fëmijëve, u konstatua se “Gjovana ka probleme në sjellje, luhatje humori, agresive me stafin, nuk njeh autoritet, nuk zbaton udhëzimet, ka konflikte të vazhdueshme me gratë dhe vajzat në strehëz si dhe me fëmijët që janë të akomoduar aty“.

Dhe për këto arsye vetëm pas një muaji e dy ditë qëndrimi, më datë 27 shkurt u kërkua largimi i saj bashkë me fëmijët pasi përbënte rrezik dhe problem për banoret e tjera.Punonjësit e bashkisë kontaktuan QKTVDHF-në për ta akomoduar edhe njëherë Gjovanën pasi atje ka staf mjekësor, por pranimi ishte i pamundur pasi kishte thyer rregullat dhe kishte vënë në rrezik banorët e tjerë në këtë qendër.

Më pas u kërkua dhe u bë e mundur që me datë 3 mars 2025 të sistemohet pranë qendrës “Rosalba”, motrat Venerini në Gjadër të Lezhës.

Edhe aty Gjovana shfaqi probleme në sjellje duke u treguar neglizhente me fëmijët e saj. Në raport citohet se ajo “shpeshherë nuk ka aftësi prindëruese duke treguar mungesë të theksuar në plotësimin e nevojave bazë si ushqimi, veshmbathje apo kujdesi për higjienën. Gjithashtu ajo ka shfaqur probleme edhe me banorët e tjerë në këtë qendër duke i kërcënuar ata”.

Gjatë kësaj periudhe, Leonardi theu arrestin e shtëpisë për të takuar fëmijët e tij dhe u arrestua, duke u burgosur, dhe në burg mësoi nga vokatja e tij se Gjovana kishte braktisur fëmijët e vegjël në qëndër dhe ishte larguar me njerëz të panjohur.

Në relacionin e mbajtur po më datë 5 qershor nga stafi i qendrës rinore Motrat Venerini, vihet re se Gjovana nuk i kupton drejt nevojat e fëmijëve, komunikimi me ta është i papërshtatshëm për moshën e tyre, nuk përfshihet asnjëherë në lojë me fëmijët e saj si dhe kujdesi për higjienën lë për të dëshiruar.

Gjithnjë referuar raportit të shërbimit social të Vaut të Dejës, konstatohet se në qendrën rinore “Rosalba”, Gjovana ka bërë rezistencë për të mos u ballafaquar me veten dhe problematikat që ajo mbart. Sipas tyre ajo që në fillim ka krijuar raste konfliktuale dhe agresive me të tjerët dhe menjëherë merrte raport vetëmbrojtje. Nisur nga kjo situatë, duke qenë se aty kishte vajza minorene pa kujdes prindëror, vihej në rrezik siguria e tyre, ndaj u kërkua largimi i Gjovanës.

Pas strehimit për të disatën herë te qendra emergjente “Gruaja te gruaja”, u njoftuan familjarët e Gjovanës për të bashkëpunuar në manaxhimin e rastit, por nuk rezultoi me sukses. U propozua që nëna e saj Mara Peci të sistemohet me Gjovanën në një ambient me qira e mbuluar kjo nga Bashkia, dhe nuk pranoi. U propozua që të marrë të miturit në kujdestari, por sërish refuzoi. Ndaj dhe opsioni më i mirë për kujdesin e të miturve ishte motra e Leonardit, Dilore Gjonaj, e cila jeton në fshatin Naraç, e cila shfaqi menjëherë gatishmërinë për të mbajtur në shtëpi dy binjakët e vëllait.

Sa i takon Gjovanës, punonjësit socialë të bashkisë Vau i Dejës kërkuan hospitalizimin e 26-vjeçares, dhe rekomandimi për shtrim në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës i cili mban diagnozën “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, lëshohet nga mjeku Gjon Preçi më datë 10 qershor 2025. I njëjti mjek që pasi zhvilloi vetëm një intervistë me Gjovanën pas arrestimit të Leonardit, e cilësoi pa probleme të mëdha, vetëm “çrregullim përshtatje për shkak të jetës së vështirë”.

Po vetë mjeku Gjon Preci, çfarë thotë për vlerësimin e parë që i bëri Gjovanës?

“Ajo mund të jetë një lapsus, se duhej thënë “sipas kësaj”. Kjo e dhënë është sipas referimit të subjektit intervistues. Nuk e vërtetojmë dot, s’kemi prova ne”, shprehet ai, pa kuptuar se ka shkruajtur një raport pa patur prova, raport që ka ndikuar te Gjykata për masën e dhënë ndaj tij./Piranjat.al

leonard marku gjovana peci qendrat sociale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet