LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshohet se shkaktuan 700 mijë euro dëm përmes fajdeve, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim katër të tjerë në Kosovë 

Autoritetet thanë se pesë të dyshuarit vazhdimisht e kanë detyruar viktimën që të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur “forma të ndryshme presioni dhe dhune”.

16 Mars 2026, 17:13 Nga E.d
Dyshohet se shkaktuan  700 mijë euro dëm përmes fajdeve,
Foto ilustruse

Gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërkaq katër të tjerë janë në kërkim nën dyshime për fajde, njoftoi Policia e Kosovës më 16 mars.

I arrestuari dhe katër personat në arrati, dyshohen se një viktime i kanë shkaktuar dëm afër 700.000 euro. B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R., përveç për veprën penale të fajdesë, dyshohen edhe për veprën e detyrimit dhe privimit të kundërligjshëm të lirisë.

Autoritetet thanë se pesë të dyshuarit vazhdimisht e kanë detyruar viktimën që të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur “forma të ndryshme presioni dhe dhune”.

Po ashtu, sipas njoftimit, ata dyshohen se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën nga liria, me qëllim që ta detyrojnë që të paguajë kamata të larta të fajdesë.

“Dëmi i shkaktuar ndaj viktimës, sipas vlerësimeve fillestare, arrin shumën rreth 700.000 euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450.000 euro shtesë në emër të interesit të fajdesë”, u tha në njoftim.

Autoritetet thanë se gjatë operacionit të zhvilluar në Prizren u kontrolluan pesë lokacione. Të arrestuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Së voni, autoritetet kanë ndërmarrë disa operacioneve kundër fajdeve.

Vitin e kaluar, Prokuroria Themelore në Prizren po ashtu ngriti një aktakuzë ndaj gjashtë personave që dyshoheshin se kishin përfituar, përmes fajdeve, 1.4 milion euro dhe 21 banesa e lokale afariste.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që gjendet fajtor për fajde mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Nëse kjo vepër penal shkakton humbje financiare për të dëmtuarin në shumë prej mbi 10 mijë eurosh dhe nëse kryesi ka përfituar pasuri po kaq, ai mund të dënohet me gjobë dhe burgim nga një deri në tetë vjet burgim./REL

kosova policia fajde

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet