LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshohet se rrëmbeu dhe vrau Ridvan Lamajn për pazare droge/ Kush është Adrian Ogiçi, 40-vjeçari i arrestuar në Spanjë

Por, sipas hetimeve, Adrian Ogiçi në qershor 2015, së bashku me Vitor Islami dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës Ridvan Lamajn.

5 Prill 2026, 10:32 Nga E. D

Dyshohet se rrëmbeu dhe vrau Ridvan Lamajn për pazare droge/ Kush

SPANJË- Policia e Shtetit njoftoi sot se 40-vjeçari Adrian Ogiçi është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim. Por, sipas hetimeve, Adrian Ogiçi në qershor 2015, së bashku me Vitor Islami dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës Ridvan Lamaj.

Si u rrëmbye Ridvan Lamaj?

Ridvan Lamaj, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye mbrëmjen e 17 qershorit 2015. Ai po pinte kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMË X5”. Nga ky moment, familja e tij nuk di më asgjë për të.

Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, që fajësoi për ngjarjen të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami. I pandehuri Ogiçi u dënua në mungesë me 20 vjet heqje lirie, ndërsa i pandehuri Islami me 19 vjet.

Lidhjet me viktimën dhe trafiku i drogës

Adrian Ogiçi, Vitor Islami dhe Ridvan Lamaj, kanë pasur njohje të mëparshme dhe marrëdhënie shoqërore, ndërmjet tyre. Sipas gjykatës, të pandehurit Ogiçi e Islami, si dhe i dëmtuari Ridvan Lamaj dhe shtetasi A. K. janë përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Greqisë.

Ky trafik bëhej duke e transportuar lëndën narkotike, me këmbë, jashtë pikave të kalimit kufitar, ku, i pandehuri Adrian Ogiçi, ishte në rolin e financuesit dhe siguruesit të lëndës narkotike. Ndërsa i pandehuri Vitor Islami, së bashku me shtetasit Ridvan Lamaj dhe A. K. bënin transportimin e saj, në këmbë, të ngarkuar vetë, jashtë pikave të kalimit kufitar, në territorin grek. Disa ditë para datës 17 qershor 2015, rezulton që ai bashkë me të pandehurin Islami dhe A. K., me porosi të Ogiçit, kanë transportuar një sasi droge përtej kufirit.

Gjatë rrugës, pasi kishin hyrë në territorin grek, i dëmtuari Ridvan Lamaj nuk e ka vazhduar rrugën për në destinacion, por është kthyer pas, në Shqipëri. Pas kthimit pas të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. kanë vijuar rrugën për dërgimin e lëndës narkotike në destinacion. Gjatë rrugës, natën, rreth orës 21:00-21:30, u kanë dalë para dy persona, me maska, të cilët kanë tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike.

Ata nuk kanë pasur rezultat dhe pas këtij sulmi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. janë kthyer pas, së bashku me lëndën narkotike, të cilën ia kanë dorëzuar, në Konispol, të pandehurit Adrian Ogiçi, i cili ka qenë me makinë e tij tip “BMË”, me targa 515 IY. Lënda narkotike nuk është arritur që të kapet dhe të sekuestrohet nga autoritetet shqiptare.

Pas takimit me të pandehurin Adrian Ogiçi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. i kanë treguar atij që, i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte kthyer në mes të rrugës, si dhe për faktin që, pas largimit të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, të pandehurit Vitor Islami dhe shtetasit A. K. u kishin dalë para dy persona, me maska, të cilët kishin tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike, por që nuk kishin arritur ta bënin një gjë të tillë.

Për këtë ngjarje të ndodhur në territorin grek, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami kanë akuzuar të dëmtuarin Ridvan Lamaj, i cili, sipas të pandehurve, kishte porositur persona të maskuar që t’u grabisnin lëndën narkotike. Në lidhje me këtë fakt, ata edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku i dëmtuari ka mohuar që t’u ketë dërguar persona të maskuar për t’u grabitur lëndën narkotike.

Më datë 17.6.2015, rreth orës 17:30, i pandehuri Adrian Ogiçi dhe shtetasi A. K. kanë shkuar në banesën e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, me qëllim për ta takuar dhe atje kanë gjetur bashkëshorten e të dëmtuarit, shtetasen M. Lamaj, dhe e kanë pyetur se ku ndodhej i dëmtuari. Ajo u ka thënë se i shoqi kishte dalë në Sarandë për kafe dhe me kërkesën e të pandehurit, ajo ka folur me të dëmtuarin, me telefonin e kunatës së saj. Më të ka folur edhe vetë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe më pas ata janë larguar.

Pas komunikimit me anë të telefonit, i dëmtuari Ridvan Lamaj është takuar me të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, në shëtitoren e qytetit të Sarandës. I dëmtuari është futur në automjetin e të pandehurit Adrian Ogiçi, tip “BMË” X5, me targa 515 IY, ku është ulur në vendin e parë. Në vendin e shoferit ka qenë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe në vendin e pasmë, pas vendit të parë të shoferit, është ulur i pandehuri Vitor Islami.

Pasi kanë hyrë në makinë të tre këta persona, janë larguar nga qyteti i Sarandës. Të pandehurit Ogiçi dhe Islami, duke qenë të bindur që i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte personi që kishte organizuar personat që u kanë dalë natën, në territorin grek, për t’u grabitur lëndën narkotike, në shenjë hakmarrjeje për këtë veprim të kryer nga i dëmtuari, kanë planifikuar dhe më pas organizuar rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij.

Në momentin që, i dëmtuari është ulur në vendin e parë të pasagjerit, i cili, ka shkuar në mjet, duke menduar që të dy të pandehurit e kishin thirrur për të diskutuar për problemet që ata kishin ndërmjet tyre dhe, nuk ka qenë në dijeni të planit të organizuar nga të pandehurit për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij, pasi janë mbyllur dyert e mjetit dhe mjeti ka marrë kthesën për të lëvizur dhe për t’u larguar nga qyteti i Sarandës, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, menjëherë, kanë bllokuar lëvizjet e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, duke i hequr atij lirinë, me forcë, duke realizuar rrëmbimin e tij, si dhe duke i marrë edhe telefonat celularë që mbante me vete, fakt ky që ka rezultuar i provuar nga të bërtiturat dhe sharjet që, persona të rastësishëm, kanë dëgjuar në këto momente./Dosja.al

ridvan lamaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet