4 Shtator 2022, 13:24
Nga A.B
Policia
VLORË- Drejtoria Vendore e Policisë në Vlorë ka reaguar pas videos së bërë publike në rrjet ku shfaqeshin dy policë të dehur në Ksamil. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektorin me inicialet E. M. dhe inspektorin me inicialet D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.
REAGIMI i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Pas publikimit në rrjete sociale, të një videoje në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, të cilët gjatë kohës që komunikonin me një turist të huaj (në gjendje të dehur), në Ksamil, kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, janë marrë menjëherë masat përkatëse. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.
pezullohen policet ne ksamil policet e dehur ne ksamil
Aktualitet
4 Shtator 2022, 12:50
I.A
VLORË- Vera mbaroi por jo pushimet. Vlora është ende plot me të huaj nga e gjithë Europa në ditët e para të shta...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 12:44
A.B
Policia
DURRËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në qytetin bregdetar të Durrësit. 28-vjeç...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 12:43
A.B
Policia
ITALI- Një shqiptar është vënë në pranga në Itali, pasi iu gjetën dhe sekuestruan mbi 40 kilogramë...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 11:32
I.A
Banoret ne proteste
TIRANË- Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë të protestojnë ditën...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 11:03
I.A
Foto Ilustruese
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mangjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se një makinë ka përplasur...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 10:57
A.B
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- 'Britania Alkatraz i Shqipërisë' është paralajmërimi që po bëjnë aktivistët v...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 10:40
A.B
Policia
SHKODËR- Sead Muça është 33-vjeçari i arrestuar nga policia në Shkodër. I riu qarkullonte me pistoletë ...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 10:26
A.B
Policia
TIRANË- Leonard Gjeli dhe Xhentil Çypi janë dy personat e arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë-Kruj&e...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 10:21
A.B
Kontrolle
TIRANË- Forcat Operacionale, Shqiponja, FNSH-ja e Tiranës, Fierit dhe Shkodrës ushtruan mbrëmjen e djeshme kontrolle t&e...
Aktualitet
4 Shtator 2022, 09:41
A.B
Ismet Cekorja
SHKODËR- Grupi hetimor ka përjashtuar nga hetimet për ekzekutimin e 57-vjeçarit Ismet Çekorja në Shkodë...