Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka dhënë detaje për vrasjen dhe plagosjen e ndodhur një ditë më parë në kryeqytet.
TIRANË- Dy efektivët e policisë, Ludian Zaimi dhe Lutfi Gjyla akuzohen për 'vrasje me paramendim' dhe 'plagosje e rëndë me dashje'. Këto janë dy akuzat që rëndojnë mbi 25 vjeçarin dhe efektivi i Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka dhënë detaje për vrasjen dhe plagosjen e ndodhur një ditë më parë në kryeqytet. AMP njofton se sot është kryer arrestimi në flagrancë i Zaimit, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë numër 3 në Tiranë. AMP sqaron se Zaimi, në ambientet e brendshme të Komisariatit ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësin e policisë Çaush Saliasin, me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, duke e lënë të vdekur.
Po ashtu, është kryer edhe arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë, Lufti Gjylës, me detyrë Inspektor në Vaqarr. AMP sqaron se arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, qëlloi me armë zjarri brenda një Bar Kafe në rrugën “Llazi Miho”. Gjyla ishte duke konsumuar pije alkoolike në një Bar Kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të Myrteza Likës, në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të. Ky i fundit mori plumb në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I AMP:
Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka qenë e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Tiranës, si më poshtë vijon; Më datë 24.05.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Arrestimi i punonjësit të policisë L. Z. u krye pasi më datë 23.05.2022, në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, ai ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësin e policisë Ç. S., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme. Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka referuar materialet proceduriale për arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Inspektor L. GJ, 48 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi më datë 23.05.2022, në Sallën e Komandimit është njoftuar për të shtëna me armë në një Bar Kafe në rrugën “Llazi Miho”. Pas mbërritjes në vendngjarje dhe veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi L. GJ., ka qenë duke konsumuar pije alkoolike në një Bar Kafe dhe në gjendje të dehur, ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të shtetasit M. L., në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të. Si pasojë, shtetasi M. L. ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Për sa më sipër, shtetasi L. GJ. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal. Punonjësit e policisë të identifikuar si autorë të dyshuar të ngjarjeve të mësipërme, pas arrestimit të tyre në kushtet e flagrancës, aktualisht ndodhen në dhomat e sigurisë në DVP Tiranë.
(a.b)/dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar hartën e plotë me rrugët që lejohet të kalohet me makina më dat&e...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se njësia anti-korrupsion ka thelluar hetimet në d...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se SPAK ka nisur hetimet për mungesën e dosjeve n...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme se do të kallëzojë në SPAK një dre...
Jonida Baçi TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Jonida Baçi, drejtoresha e Agjensisë së Trajtimit...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe ...
Foto ilustruese VLORË- Një 15-vjeçare nga Vlora është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Nëna ...
Foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet për vjedhje. 35-vjeçari i identiikuar ...
Ludjan Zaimi TIRANË- Efektivi 25-vjeçar, Ludjan Zaimi ka treguar se kolegu i tij Çaush Saliasi e ofendonte nga nëna dhe e quante qo...
Çaush Saliasi TIRANË- Personi në foto është Çaush Saliasi, 55-vjeçari i cili u vra me armë zjarri nga kolegu ...