LIVE UPDATES
Aktualitet

Dumani: Palushi e dinte që fshihesha tek 'krymi', i merrja leje dhe dilja rrugëve të qytetit! Alibej: Më dha informacione për çdo armik

Alibej ka deklaruar se në polici, ka biseduar gjatë me Leonardin, për të gjithë historikun e ngjarjeve, që i kishin ndodhur familjes së tij gjatë 1 viti dhe vrasjen e vëllait. Lidhur me këto ngjarje, ai i ka shpjeguar Leonardit me detaje për aq sa ka ditur, në lidhje me atentatorët, porositësit e këtyre vrasjeve. Më pas, Erion Alibej, pasi ka dalë nga burgu dhe ka qëndruar në masën e “arrestit në shtëpi”, me Leonard Palushin ka patur edhe 4-5 takime, në periudhën e fund Shkurtit ose fillimit të muajit Mars 2020. Në takimet që ka zhvilluar me Leonardin, Alibej ka deklaruar se i jepte atij informacione me vlerë në lidhje me personat, vendodhjet e tyre, përfshirjet e tyre, në ngjarjet që kishin dëmtuar familjarët e tij.

16 Shkurt 2023, 14:18 Nga F.M
Dumani: Palushi e dinte që fshihesha tek 'krymi', i merrja leje
Leonard Palushi

ELBASAN- Lidhja mes të arrestuarit Erion Alibej dhe ish-shefit të krimeve, gjithashtu të vënë në pranga, Leonard Palushi daton që prej vitit 2018. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se sipas rrëfimit të vetë Alibejt, takimin e parë me Leonardin, e ka patur në policinë e Elbasanit, kur është vetëdorëzuar në ambjentet e kësaj policie, në vitin 2018. Ai ishte shpallur në kërkim për plagosjen në vitin 2018, të Xhon Rustës, të cilin e qëlloi me 3 plumba pistolete, por pa mundur ta vrasë atë. Gjatë bisedës, pas vetëdorëzimit, Alibej ka deklaruar se në polici, ka biseduar gjatë me Leonardin, për të gjithë historikun e ngjarjeve, që i kishin ndodhur familjes së tij gjatë 1 viti dhe vrasjen e vëllait.

Lidhur me këto ngjarje, ai i ka shpjeguar Leonardit me detaje për aq sa ka ditur, në lidhje me atentatorët, porositësit e këtyre vrasjeve. Më pas, Erion Alibej, pasi ka dalë nga burgu dhe ka qëndruar në masën e “arrestit në shtëpi”, me Leonard Palushin ka patur edhe 4-5 takime, në periudhën e fund Shkurtit ose fillimit të muajit Mars 2020. Në takimet që ka zhvilluar me Leonardin, Alibej ka deklaruar se i jepte atij informacione me vlerë në lidhje me personat, vendodhjet e tyre, përfshirjet e tyre, në ngjarjet që kishin dëmtuar familjarët e tij.

Takimet nisën të shpeshtoheshin dhe Leonardi s’i ndahej shtëpisë së Alibejt, por aty brenda, ai nuk kishte pikasur Nuredin Dumanin, të shumëkërkuarit e drejtësisë që fshihej në një nga dhomat e banesës së të njohurit si ‘krymi’. Dumani ndodhej në dhomën e kamerave dhe shikonte sa herë që Palushi futej të takonte Alibejn, por shefi i krimeve të Elbasanit, nuk e ‘shikonte’ që ta prangoste.

Palushi, kishte informacion edhe kur Dumani dilte në rrugët e Elbasanit, por sërisht nuk e arrestonte. Fakti që policia e Elbasanit, ka pasur dijeni për vendodhjen dhe lëvizjet e Nuredin Dumanit në qytet, del qartë në dosjen hetimore të efektivit të policisë, Leonard Palushit. Emri i këtij të fundit është përmendur për herë të parë nga Nuredin Dumani, i cili u ka treguar tre prokurorëve të SPAK-ut, se Erjon Alibej, kishte shefin e sektorit të krimeve që e mbronte.

Dhe për këtë shërbim, Alibej i kishte dhuruar një “Mercedes-Benz C Class 3000”. Dhe veç dhurimit të makinës, Erjon Alibej, i ka dhënë dhe 1 mijë euro Palushit, me qëllim vendosjen e impiantit të gazit.

“…në vitin 2020, ky punonjës Leonard Palushi, ka marrë nga Erioni një makinë tip “Mercedes Benz C Class”, me benzinë, ngjyrë mjalti. Përveç makinës, Erioni i ka dhënë edhe 1000 Euro për t’i vënë impiantin e gazit. Gjatë kësaj kohe unë qëndroja në Elbasan te shtëpia e Erionit… Këtë punonjës policie, e kam parë disa herë nëpërmjet kamerave të Erionit, kur vinte që takohej me Erionin. Mbaj mend, që në një rast ky punonjës policie, ka ardhur me një person tjetër te shtëpia e Erionit për t’u takuar me të. Ai ka ardhur me një makinë “Discovery të Bardhë”, të cilën e kam parë nga kamerat e Erionit. Personi tjetër ishte thinjosh, i gjatë, flokët i mbantë në një krah, dhe mund të ishte rreth 55-60 vjeç. Nëse e shikoj këtë person mund ta njoh dhe e identifikoj…. Kur unë lëvizja në Elbasan, isha i sigurtë se policia nuk më arrrestonte, pasi për makinën që unë lëvizja ishte i informuar ky punonjës policie…,”- ka treguar Nuredin Dumani.

Ish-komisari Leonard Palushi është marrë i pandehur dhe akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal. SPAK ka mbyllur hetimet për Palushin dhe ka dalë në përfundimin se ai i ka shërbyer Erion Alibejt, në këmbim të mjetit që ka marrë si dhuratë. Si 'shpërblim', Palushi ka dhënë informacionin që të vendosej arma tek servisi i Manahasëve, me kërkesë të Alibejt, në mënyrë që të krijohej konflikt midis dy grupeve. 

erion alibej leonard palushi nuredin dumani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet