Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KASH thekson se marrëveshja duhet të jetë transparente dhe duhet bërë në përputhje me Kuvendin e Shqipërisë.
TIRANË-Këshilli i Ambasadorëve të Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë zyrtare në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve të publikuar disa ditë më parë nga kryeministrat e dy vendeve, Giorgia Meloni dhe Edi Rama. KASH thekson se marrëveshja duhet të jetë transparente dhe duhet bërë në përputhje me Kuvendin e Shqipërisë.
Nga ana tjetër ambasadorët kërkojnë që të shihen me përparësi sugjerimet e Bashkimit Europian në lidhje me çështjen. Në deklaratë thuhet gjithashtu se duhen trajtuar me kujdes të veçantë dhe të drejtat refugjatëve brenda territorit në përputhje me “Të drejtat e njeriut”.
REAGIMI:
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për zbarkimin dhe përpunimin e kërkesave për azil të refugjatëve që synojnë Italinë apo vende të tjera të Bashkimit Evropian, ka më tepër karakterin e një dokumenti politik dypalësh, në kuadër të marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona, se sa atë të një dokumenti që bazohet mbi të drejtën ndërkombëtare për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe, veçanërisht, të refugjatëve dhe azilkërkuesve.
Gjithsesi, KASH do të sugjeronte që kjo marrëveshje, e cila ka ngjallur mjaft interes e debat në opinionin publik, si dhe në funksion të transparencës, do të duhej paraprakisht të shqyrtohej/diskutohej në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. KASH është i prirur të besojë se vlera e këtij veprimi politik dypalësh, midis një vendi anëtar të BE-së, si Italia, dhe një vendi kandidat të BE-së, si Shqipëria, është qëllimmirë, por zbatimi i saj në praktikë, nëse do të ndodhë, duhet të jetë në përputhje të plotë me dokumentet dhe praktikat ndërkombëtare për këto çështje, duke respektuar, në radhë të parë, Deklaratën Universale për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut si dhe Kartën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, por njëkohësisht dhe Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Është e domosdoshme që refugjatëve që do t’i drejtohen territorit të Italisë, që përkon me teritorin e BE-së, tu mbrohet jeta dhe tu krijohen te gjitha kushtet e nevojshme për një trajtim të shpejtë, të barabartë dhe me dinjitet, siç e përcaktojnë dokumentet e rëndësishme dhe normat ndërkombëtare në fuqi.
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024 në raport me 2022-n, sipas raportit të fundit të Komisionit Europian,...
Air Albania TIRANË- Me vendim gjykate të formës së prerë, kompania 'Air Albania' është vendosur nën sekuestro konse...
Policia SHKODËR- Franc Toma është ndaluar nga Policia e Shkodrës, pasi ishte i shpallur në kërkim. Gjykata e Shkallës s...
Foto ilustruese SARANDË- Një 37-vjeçare është vënë në hetim nga Policia pasi akuzohet se ka nxitur të bij&eu...
FIER- Policia ka arrestuar Regan Merdanin 32-vjeçarin e shpallur në kërkim nga SPAK si pronarë i ineneratorit të Fierit. Merda...
Vëllai në 'Zemër të Hapur' TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar pas rastit tronditës së braktisjes së fo...
Studentja TIRANË-Studentët e mjekësisë në një deklaratë për mediat kanë reaguar ditën e sotme në li...
Bashkia ELBASAN- Bashkia ka reaguar lidhur me rastin e 5-vjeçarit me autizëm, pasi u raportua se është keqtrajtuar nga edukatorj...
Avokati dhe Kreshnik Hajdari TIRANË- Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posa...
Grupi hetimor SARANDË- Grupi hetimor i Policisë së Sarandës ka mundur të gjejë pjesët e tjera të trupit të gro...