6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit. Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar.
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Mësohet se Ndoci ishte shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit për në spitalin Rajonal të qytetit, për të kryer një vizitë mjekësore te infektivi, në katin e tretë të spitalit, i cili ka edhe repartin e posaçëm të sigurisë për të dënuarit.
Nga burgu drejt spitalit, Ndocin e kanë shoqëruar 5 policë, shoferi dhe 4 efektivë, por 2 prej efektivëve kanë qëndruar në makinë bashkë me drejtuesin dhe 2 policë të tjerë e kanë shoqëruar brenda spitalit. Gjatë vizitës, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet dhe njeri prej policëve të burgjeve e ka shoqëruar.
Në këtë moment, kur sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur dy efektivët në pjesën e barkut dhe i ka shtyrë duke i larguar me shpejtësi nga kati i tretë i spitalit. Të dy efektivët që e shoqëronin brenda spitalit, e ndoqën dhe njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar në ajër jashtë spitalit për ta trembur të arratisurin.
Gjithashtu është publikuar edhe një foto, i një prej policëve jashtë spitalit të Durrësit, ku dallohet me armë në dorë duke ndjekur të paraburgosurin. Por Altin Ndoci ia ka dalë të largohet dhe të ketë marrë drejtimin nga zona e Spitallës.
Ngjarja dyshohet të ketë qenë e mirë menduar dhe e planifikuar, pasi jashtë spitalit të paraburgosurin e priste një makinë, një Audi luksoze A7 e bardhë me targë AA700RS në pjesën e parkimit, me të cilën u larguan. Po ashtu, pas arratisjes, postblloqe të shumta policie janë ngritur në rrugët e Durrësit për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia e Durrësit, përveç kontrolleve në qytet dhe fshatrat përreth ka shtrirë kontrollet edhe në Kavajë. Ndërsa në qarqet kufitare, Fier, Tiranë, Lezhë, e më gjerë ka pika kontrolli ne hyrje të qyteteve. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka nisur një hetim për sqarimin e plotë të rrethanave se si u arratis 38-vjeçari Altin Ndoci.
Kush është Altin Ndoci dhe pse është arrestuar?
Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, vrasje, grup kriminal etj. Ai ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.
Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)./Dosja.al
DURRËR- Zinxhiri komandues i burgut të Durrësit është pezulluar, pas arratisjes nga spitali i Altin Ndocit. Altin Ndoci, i parab...
Foto ilustruse KUKËS- Prurjet e ujit kanë shënuar rënie të ndjeshme, ndaj për këtë arsyeje janë ndërprer&...
Polici i Burgjeve DURRËS- Ky është momenti, ku polici i Burgjeve ndjek nga pas të burgosurin Altin Ndoci, i cili arriti të arratis...
Altin Ndoci DURRËS- Është publikuar momenti ku i paraburgosuri Altin Ndoci arratiset nga spitali Infektivi i Durrësit ku kishte ...
Foto ilustruse DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të zbuluar se cilat kanë qenë shkaqet kryesore, të...
foto nga vengjarja VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhut në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, përgjatë...
Foto ilustruse DURRËS- Altin Ndoci, i burgosuri i cili u arratis ditën e sotme nga burgu i Durrësit, duket se e kishte menduar mirë...
foto nga vengjarja FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të...
Foto ilustruse DURRËS- Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e një prej personave më të rrezikshëm të botës...
Spitali i Durrësit DURRËS- Është arratisur ditën e sotme nga Spitali i Durrësit, i burgosuri Altin Ndoci. Ndoci &eu...