Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lidhur me rastin shoqata “Solidarite”, të afërmit dhe banorët dënojnë aktin e autoriteteve dhe kërkuan anulimin e vendimit.
FRANCA- 41-vjeçari shqiptar Gazmir Hoti, kuzhinier restoranti dhe banues në La Rochelle të Francës është dëbuar nga autoritetet e këtij vendi më 27 gusht drejt Shqipërisë. Kjo mësohet të jetë hera e dytë që Hotin e largojnë në dy vite. Ai është baba i dy vajzave të mitura 4 dhe 6 vjeçe. Lidhur me rastin shoqata “Solidarite”, të afërmit dhe banorët dënojnë aktin e autoriteteve dhe kërkuan anulimin e vendimit.
41-vjeçari shqiptar u arrestua në mëngjesin e 27 gushtit në shtëpinë e tij dhe më pas u kthye për në Shqipëri. Mbështetësit e Gazmirit kanë kërkuar takim edhe me autoritetet në La Rochelle, teksa media “France Blue” i kontakton në restorantin ku Hoti punonte prej muajit prill si kuzhinier, zona e portit. Po ashtu media franceze shkruan se një nga vajzat, 6-vjeçe, i shkoi gazetarëve me një letër të shkruar në duart e saj dhe e drejtuar ndaj prefektit, me këtë mesazh: "Dua që babi të kthehet, nuk mund të fle pa të!"
Sipas medias franceze, 41-vjeçari u kthye në Shqipëri pasi u kërcënua nga ish-bashkëshorti i motrës së tij. Ndërsa gruaja e Hotit kërkon kthimin e tij me sytë e saj në lotë dhe dëshpërim, shkruan media.
“Nuk ndihemi mirë, jemi të traumatizuar nga situata. Ne vuajmë për asgjë, punojmë të dy, është shumë e vështirë, nuk i shoh dot fëmijët duke qarë”, thotë gruaja e Gazmirit.
Për median franceze ka folur dhe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën dhe Eric Joyaux, anëtar i shoqatës së migrantëve “Solidarité”.
"Është një humbje e pabesueshme, do të kishte çdo arsye për të vepruar në mënyrë koherente sepse ne nuk mund t'i parandalojmë njerëzit që ikin nga vendi i tyre për të ruajtur jetën e tyre, është e pamundur. Unë jam i indinjuar, e di që është një problem politik, shteti dhe Ministri i Brendshëm duhet të japë shifra dhe fakte”, tha ai.
Nga ana e tij, Patrice Modolo thotë se është "i frikësuar". Ai është pronar i restorantit La Marie Galante, ku Gazmir punon prej muajit prill.
“Ai e ka integruar veten në një mënyrë të jashtëzakonshme dhe është bërë një vëlla i madh për punonjësit e mi të rinj, do të kisha dashur të kisha kaluar një pjesë të rrugës me të, sepse ai është vërtet shumë interesant”, u shpreh ai.
I kontaktuar nga “France Bleu La Rochelle”, prefekti i Charente-Maritime shpjegoi situatën e pazakontë.
“Kërkesat e tij për azil u refuzuan, jo nga prefektura, por nga OFPRA, zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi”, thotë Brice Blondel.
Objektet e sekuestruara ITALIA- Dy shqiptarë të moshave 39 dhe 43-vjeç janë arrestuar nga karabinierët e Bolonjës n&eu...
Foto ilustruese MALIQ- Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq nga ku raportohet se një 71-vjeçari ka tentur të përdh...
Foto nga vendi i ngjarjes ITALIA- Një 43-vjeçar shqiptar është përballur me një situatë të rëndë n...
Foto ilustruese GREQIA- 40-vjeçari shqiptar Stiliano Arizi ka grabitur nënë e bijë në dy banesa të ndryshme n&eum...
Paratë ITALIA- Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë finalizuar mbrëmjen e djeshme aksionin në L'Aquila, me ndihmën...
Foto nga vendi i ngjarjes BERAT- Kati i dytë i një banese është përfshirë nga flakët gjatë natës në ...
Foto ilustruese TIRANA- Rënia e shpejtë e numrit të nxënësve ka ndikuar në mbylljen e një së katërtës s&e...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrue...
Foto ilustruese TIRANA- Zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullota po vazhdojnë prej më shumë se dy muajsh në një pjes&eum...
Foto ilustruese VLORA- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlor...