LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtoresha e INSTAT: Të dhënat e Censit do të ndikojnë në treguesit zyrtarë dhe politikat e zhvillimit

Ajo tha se reduktimi i popullsisë me rreth 420 mijë banorë është një diferencë ndërmjet Censit të 2011 dhe atij të 2023. Mirëpo analiza për të kuptuar se sa janë larguar nga vendi është më e thellë se kaq dhe nevojitet të merren në konsideratë komponentët që ndikojnë popullsinë: lindjet, vdekjet, imigrantët dhe emigrantët.

13 Korrik 2024, 07:25 Nga N.F

Drejtoresha e INSTAT: Të dhënat e Censit do të ndikojnë

Elsa Dhuli

TIRANË- Reduktimi i popullsisë dhe jo vetëm, pasi struktura e popullsisë ka pësuar një sërë ndryshimesh, me zvogëlimin e raporteve të varësisë së të rinjve dhe rritjen e raportit të varësisë së të moshuarve, mund të ketë ndikime të shumta dhe komplekse në treguesit zyrtarë të vendit, si dhe në shërbime të ofruara, sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor parësor, skemën e pensioneve, zhvillimin urban, etj.

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, në një intervistë për “Monitor”, lexon detaje të rezultateve të Censit 2023. Ajo tha se reduktimi i popullsisë me rreth 420 mijë banorë është një diferencë ndërmjet Censit të 2011 dhe atij të 2023.

Mirëpo analiza për të kuptuar se sa janë larguar nga vendi është më e thellë se kaq dhe nevojitet të merren në konsideratë komponentët që ndikojnë popullsinë: lindjet, vdekjet, imigrantët dhe emigrantët. Këto janë analiza, të cilat do të realizohen në vijim nga ekspertë të ekonomisë dhe demografisë.

Zonja Dhuli, ju bashkë me grupin e ekspertëve keni publikuar rezultatet paraprake të Censit 2023. Me çfarë sfidash u përballët gjatë procesit dhe cilat ishin gjetjet më befasuese?

Censet, si një nga aktivitetet më të mëdha dhe kryesore për çdo institut statistike, sigurojnë të dhëna të vlefshme për të informuar politikëbërjen dhe ndihmojnë në hartimin e strategjive kombëtare në fusha të ndryshme si arsimi, punësimi, aftësinë e kufizuar, kushtet e banimit, karakteristikat etno-kulturore etj.

Censi 2023 u realizua pas disa sfidave ku tërmeti dhe Covid-19, kriza e luftës, si dhe blerja e pajisjeve elektronike ndikuan faza të ndryshme të këtij aktiviteti.

Sfida të tjera me të cilat u përballëm ishin rekrutimi i anketuesve nga i gjithë territori i Republikës së Shqipërisë, për të bërë të mundur mbulimin e çdo zone numërimi, qasjen ndaj teknologjisë së përdorur, bashkëpunimin me qytetarët, transmetimin e qartë të pyetjeve dhe kuptueshmërisë së tyre nga banorët, telefonatat për problemet e hasura dhe zgjidhja e tyre në kohë.

Të gjitha këto u kapërcyen, falë strukturave të ngritura, të cilat bënë të mundur realizimin e një procesi sfidues por që rezultoi i suksesshëm, bazuar në standardet ndërkombëtare. Sfida tjetër ka qenë përpunimi dhe publikimi i rezultateve kryesore në kohë rekord, vetëm 6 muaj pas përfundimit të grumbullimit të të dhënave në terren dhe Anketës së Pas Censit.

Nga ky Cens doli se popullsia banuese më 18 shtator 2023 është 2.402.113 banorë. Raporti gjinor është 98,2 meshkuj për 100 femra; femrat me arsim të lartë janë 55,7%; mosha mesatare e popullsisë është 42,5%; madhësia mesatare e Njësisë Ekonomike Familjare është 3,2 anëtarë. Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme, prej të cilave 726.325 janë banesa të banuara.

Çfarë do të ndryshojë në treguesit zyrtarë të vendit reduktimi i popullsisë me rreth 420 mijë banorë (PBB, punësimi, statistikat e shëndetësisë etj.), dhe në politikat zhvillimore?

Reduktimi i popullsisë me rreth 420 mijë banorë është një diferencë ndërmjet Censit të 2011 dhe atij të 2023.

Mirëpo analiza për të kuptuar se sa janë larguar nga vendi është më e thellë se kaq, dhe nevojitet të merren në konsideratë komponentët që ndikojnë popullsinë: lindjet, vdekjet, imigrantët dhe emigrantët.

Këto janë analiza të cilat do të realizohen në vijim nga ekspertë të ekonomisë dhe demografisë.

Sigurisht, reduktimi i popullsisë dhe jo vetëm, pasi struktura e popullsisë ka pësuar një sërë ndryshimesh, me zvogëlimin e raporteve të varësisë së të rinjve dhe rritjen e raportit të varësisë së të moshuarve, mund të ketë ndikime të shumta dhe komplekse në treguesit zyrtarë të vendit, si dhe në shërbime të ofruara, sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor parësor, skemën e pensioneve, zhvillimin urban, etj.

Përveç reduktimit kemi një popullsi më të plakur. Çfarë do të thotë kjo për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për politikat sociale që duhet të ndiqen?

Rezultatet të cilat dalin nga Censi do të informojnë politikëbërjen dhe vendimmarrësit të hartojnë politika në adresimim e të gjitha sfidave që mund të paraqiten në të ardhmen. Treguesi mbi moshën mesatare të popullsisë 42,5 vite, tregoi se kemi rritjen e tij me rreth 7 vite krahasuar me Censin 2011.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve shënoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Patjetër kjo popullsi e plakur është kosto dhe barrë ndaj moshës në punë, gjithashtu një popullsi e moshuar ka prevalencë të lartë për sëmundshmëri kronike dhe kujdes spitalor, gjë e cila shoqërohet me kosto të zënies së shtretërve në spitale, apo të kostove të terapive apo medikamenteve.

Politikat sociale duhet të marrin në konsideratë të dhënat e Cens 2023, që të adresojnë në mënyrë të përshtatshme çdo problematikë.

Si ka ndryshuar popullsia sipas zonave urbane dhe rurale në Cens 2023?.

Publikimi i rezultateve të Cens është planifikuar me disa faza. Në fazën e parë u publikuan rezultatet kryesore në nivel kombëtar dhe rajonal.

Faza e dytë e publikimit të rezultateve të Censit në nivel qarku dhe bashkie do të realizohet në tetor 2024. Faza e tretë lidhet me një sërë publikimesh tematike dhe analize të detajuar nga ekspertë gjatë 2025.

Lidhur me klasifikimin urban/rural nuk ekziston një definicion zyrtar, i cili të përcaktojë kufijtë dhe ndarjen në këto kategori. Klasifikimi ndërkombëtar i përdorur nga vendet e Bashkimit Europian, është vetëm për qëllime statistikore dhe si i tillë mund të mos përmbushë nevojat kombëtare të vendit.

Na nevojitet informacioni në lidhje me kategoritë e ndërtesave dhe banesave dhe ndryshimi me 2011?

Numri i banesave të zakonshme nga Cens 2023 rezultoi 1.082.529 kundrejt 1.008.243 banesa të zakonshme në Cens 2011, një rritje prej 7.4% të numrit të banesave të zakonshme krahasuar me Censin e kaluar.

Shtëpitë individuale përfaqësonin 47% të banesave të zakonshme, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate, banesa pjesërisht të veçuara përbëjnë 8,1% dhe shtëpitë në rend tarracor përbëjnë një kategori të vogël të banesave të zakonshme prej vetëm 5%.

Sa është sipërfaqja mesatare e banesave për banim në Censin 2023 dhe si ka ndryshuar kjo mesatare në raport me 2011?

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme, prej të cilave 726.325 janë banesa të banuara përkundrejt 709.865 që ishim në 2011. Kjo në dukje është e çuditshme kur kemi një popullsi më të reduktuar dhe një numër më të lartë të banesave të banuara me një rritje prej 2,3% krahasuar me Cens 2011.

Por, shpjegimi mund të jepet me tipologjinë e Njësive Ekonomike Familjare, që në këtë Cens rezultojnë me një madhësi mesatare të reduktuar, apo ndarjet e familjeve të mëdha, duke krijuar NJEF të reja dhe me madhësi më të vogël.

Në Cens 2023, për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorshme ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do shërbejë për të analizuar mbipopullimin e banesave. Sipërfaqja e përdorur për banim përfshin hapësirën e dobishme, duke përjashtuar korridoret, tualetet, hollet verandat/ballkonet dhe dhomat e shërbimit (profesionale/pune).

Pothuajse gjysma e këtyre banesave të zakonshme të banuara, 47,1% kishte një sipërfaqe të përdorshme prej 40-69 metër katrorë, rreth një e katërta (23,7%) kishin një hapësirë të dobishme prej 70-99 metër katrorë, rreth një e pesta (17,6%) kishin një sipërfaqe të përdorshme më të vogël se 40 metër katrorë.

Banesat e zakonshme të banuara me sipërfaqe të përdorshme 100 metër katrorë e më shumë zënë 10,1%. Për një pjesë të vogël të banesave të zakonshme të banuara në Censin e 2023 (1,5%) informacioni mbi sipërfaqen në banesë nuk mund të sigurohej.

Nëse do të analizonim të njëjtin tregues me të dhënat e Cens 2011, vihet re një përmirësim në hapësirën e dobishme në banesa dhe sipërfaqeve të banimit më të mëdha.

Të dhënat tregojnë për një reduktim të përpjesës së banesave me sipërfaqe nën 40 metër katrorë, po t’i krahasojmë me rezultatet e Cens 2011 dhe një rritje të përpjesës së banesave me hapësira më të mëdha banimi.

Pse INSTAT vendosi të publikojë të dhëna të pakrahasueshme në Censin 2023, ndryshe nga sa ka ndodhur me publikimin paraprak 2011 ku të gjitha të dhënat janë të krahasueshme në numër dhe në përqindje me 2001?

Pyetësori i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 është ndërtuar konform rekomandimeve ndërkombëtare dhe rregulloreve të Bashkimit Europian, udhëzimeve të Kombeve të Bashkuara mbi raundin e Censeve të Popullsisë dhe Banesave 2020, si dhe rekomandimeve të Eurostat-it. Pyetësori i “Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020” është i ndarë në dy shtylla kryesore:

Pyetje të detyrueshme, të cilat kanë interes të përbashkët dhe janë të nevojshme për krahasime statistikore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;

Pyetje jo të detyrueshme, të cilat janë opsionale dhe janë të nevojshme, në varësi të situatës dhe kërkesave specifike të vendit.

Hartimi i pyetësorit në këtë mënyrë bën të mundur jo vetëm krahasimin me Censet kombëtare të mëparshëm, por edhe me censet e rajonit apo më gjerë.

Përjashtim nga ky parim përbëjnë pyetjet sensitive, të lidhura me përkatësinë etno-kulturore, besimin fetar apo gjuhën, të cilat rekomandohen të mos krahasohen, sepse janë pyetje që bazohen në deklarimin e lirë të çdo personi, në këtë mënyrë deklarimi është subjektiv dhe mund të ndryshojë në kohë.

Zonja Dhuli, ne kemi ndjekur censet që janë zhvilluar në Europë dhe në Rajon, pas pandemisë, dhe kemi vërejtur se Shqipëria pati vonesa të mëdha si në zhvillimin e censit dhe në publikimin e rezultateve. A mund të na thoni arsyet?

Censi 2023 u realizua pas disa sfidave, ku tërmeti dhe Covid-19, apo kriza e luftës, ndikuan faza të ndryshme të këtij aktiviteti.

Nuk është e vërtetë se ka pasur vonesë në publikimin e të dhënave të Censit. INSTAT ka deklaruar zyrtarisht se rezultatet përfundimtare të Cens 2023 do të publikohen në qershor 2024, sipas planit të publikimeve të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në planin vjetor, si dhe kalendarin e publikimeve të censit të INSTAT.

Publikimi i rezultateve të Censit, 6 muaj pas përfundimit të proceseve të terrenit (mbledhja e të dhënave, dhe anketa e post Censit) janë afatet më të afërta për publikimin e të dhënave të Censit sipas standardeve ndërkombëtare (Regulation (EC) No.763/2008 on Population and Housing Censuses)./ Monitor

elsa dhuli instat censi 2023

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet