LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosjet e ish-sigurimit/ VOA: Shqipëria ende larg ndarjes me të shkuarën

Debati për dosjet e ish-sigurimit të shtetit u rihap, pas një shkrese dërguar parlamentit, pak kohë më parë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ku thuhej se ish-presidenti Ilir Meta figuronte në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi.

25 Gusht 2022, 19:50 Nga e.k
Dosjet e ish-sigurimit/ VOA: Shqipëria ende larg ndarjes me të
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rënia e diktaturës. Historianët vërjenë se pengesat për zbardhjen e saj, kanë ardhur më së shumti nga politika, që sipas tyre, nuk ka qenë e interesuar për shkak të kompromentimit të mjaft figurave të saj në regjimin totalitar.

Debati për dosjet e ish-sigurimit të shtetit u rihap, pas një shkrese dërguar parlamentit, pak kohë më parë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ku thuhej se ish-presidenti Ilir Meta figuronte në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi. Zoti Meta e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, ndërsa shumica e majtë dhe opozita kanë paraqitur disa nisma ligjore në lidhje me dojset e ish-policisë sekrete të komunizmit, duke ndezur debat të ri për një çështje të vjetër.

Në Shqipëri edhe pse kanë kaluar mbi 3 dekada nga rrëzimi i regjimit komunist, ndarja me të shkuarën përbën sërish një sfidë për shoqërinë. Rasti më i fundit, ai i ish-presidentit të Repbulikës Ilir Meta, që sipas një shkrese dërguar kuvendit nga Autoriteti për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, figuron në dokumentat e krijuara nga ish-sigurimi, është shembulli më flagrant, që shoqëria shqiptare ende vazhdon të përballet në mënyrë të ashpër me të shkuarën, pa mundur ta zbardhë plotësisht dhe në mënyrë të besueshme atë. E nëse në mjaft vende ish-komuniste të bllokut të lindjes në Europë, ky proçes ka përparuar me sukses, në Shqipëri hijet e së kaluarës sipas historianëve, janë shfaqur në shumicën e rasteve si shantazh politik i njërës palë ndaj tjetrës.

“Jemi duke u marrë me atë që vetë sigurimi dhe politika e asaj kohe krijuan dhe vendosën si strukturë të vetën, shantazhin dhe kompromentimin. Ne akoma nuk po ndahemi nga këto vese të shoqërive totalitare edhe pse kanë kaluar 32 vjet. Kur flitet për dosjet, për hapjen e tyre dhe për elementët që kanë qenë pjesë e strukturës përkatëse më shumë flitet për të bërë shantazh, për mendimin tim, se sa për të bërë drejtësi”, tha për Zërin e Amerikës Gjon Boriçi, historian.

Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jonila Godole, i tha Zërit të Amerikës, se ndarja më të shkuarën komuniste në Shqipëri, nuk u shoqërua me ndryshim të elitave, gjë që sipas saj e vështirësoi edhe më tej këtë proçes.

“Në Shqipëri nuk pati ndryshim të elitave në vitet 90, për fat të keq. Elitat e vjetra kaluan nga një regjimi komunist, në demokraci, duke marrë poste të rëndësishme. Po flas për elitat në politikë, në kulturë në akademi të shkencave etj. Ndaj dhe ato nuk kanë qenë të interesuara që të zbardhej në mënyrë objektive historia dhe e shkuara. Por nga ana tjetër, ka qenë dhe vetë shoqëria shqiptare, e cila nga bejeta për mbijetesë pas vitit 1990, nuk i dha prioritet të shkuarës duke menduar që e ardhmja do t’i kurojë vetë plagët, por në fakt kjo gjë nuk ndodhi”, u shpreh për Zërin e Amerikës Jonila Godole, Drjtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

Në këto tre dekada në Shqipëri janë bërë disa përpjekje ligjore mbi pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë, por sipas studiuesve ato kanë qenë mekanizma që i kanë shërbyer më së shumti, partisë në pushtet, për të goditur kundërshtarët politikë, ose ata në rradhët e saj. Në vitet 1995 dhe 1997, u ngritën dy komisione për pastërtinë e figurës, që njihen si komisioni Mezini dhe Bezhani. Ato pajisën me çertifikatë pastërtie rreth 800 zyrtarë. Në vijim pati edhe disa përpjekje të tjera ligjore, por pa sukses, për të mbërritur tek ligji i vitit 2015, që sanksionon të drejtën e çdo të interesuari të informohet për dokumentat e ish-sigurimit të shtetit. Pranë këtij autoriteti, përveç shërbimit diplomatik, policisë dhe organeve të reja të drejtësisë, asnjë institucion tjetër nuk ka detyrim ligjor të kërkojë informacion për të zgjedhurit apo emëruarit e tij, nëse figurojnë ose jo të lidhur me sigurimin e shtetit.

Drejtuesja e Autoritetit për Informimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula, i tha Zërit të Amerikës, se në vijimësi i ka kërkuar Kuvendit ndryshime ligjore që sanksionojnë detyrimin e verifikimit të çdo kandidati për detyra të larta, por dhe personave që propozohen për dekorime dhe medalje.

“Verifikimi mund të ndodhë, nga institucionet nga pushteti vendor nga partitë, por nuk është i detyrueshëm. Disa institucione i sjellin disa jo. Dy partitë kryesore nuk i kanë sjellë kandidatët për verifikim, ndërkohë që i kanë sjellë partitë e vogla, të cilat nuk janë aq prezente në parlament. Do ishte e udhës që të gjithë institucionet, partitë, dhe pushteti vendor të kalojë në filtrin tonë. Dhe propozimi ynë përmes vetëdeklarimit të kandidatëve për pushtetin vendor ose qëndror në zgjedhje të jetë i detyrueshëm. Institucioni më pas do marrë kohën e vet të bëjë verifikimin. Ajo që vihet re është se pavarësisht motivit për të cilin ne e zbatojmë ligjin dhe zbardhim dokumentet dhe informacionet ia japim publikut, natyrisht politika kërkon ta përdorë për interesat e veta. Nga ana tjeter dhe media shpeshherë është sipërfaqësore dhe nuk shkon thellë në hulumtime. Media dhe politika na bëjnë sfidë, por ajo që bëjmë ne, zbardhja e dokumentave, është një punë që e bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne duam që publiku shqiptar të njohë të dhënat, të njohë kandidatët për detyra të larta dhe të votojë i lirë, i qetë dhe i informuar. Të votojë për njerëz që janë ta pashantazhueshëm. Duhet kuptuar që pa informacion debati për të shkuarën nuk është i plotë ”, i tha Zërit të Amerikës Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Një prej mangësive serioze që has Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, sipas Zonjës Sula, lidhet me pengesën ligjore për të verifikuar personat që janë pajisur në të shkuarën me çertifikatë pastërtie nga dy kominsionet Mezini dhe Bezhani. Këtu bën pjesë dhe rasti i ish-presidentit Meta. E vënë në lëvizje nga një indicie përmes, autoriteti pak kohë më parë i nisi një shkresë kuvendit, ashtu si dhe për 5 raste të tjera më herët, se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e një dokumenti që e lidhte ish-krytarin e shtetit me ish-sigurimin e shtetit. Autoriteti sugjeronte heqjen e nenit nga ligji për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave të çertifikuar nga dy komisionet e mëparshme. Verfikimi i para 20 viteve me atë tani, sipas kryetares së autoritetit Gentiana Sula, është më i saktë për shkak të një arkive më të plotë, si dhe mundësisë së një hulmutimi më të thellë si pasojë e modernizimit të saj.

“Ne kemi patur dyshimet tona, administruam të gjithë arkivin e tyre. Praktikat që kanë sjellë në këto vendime ne i kemi marrë diku të paplota, diku pa firmë, pa vulë, pa relacione të hollësishme. Komisionet Mezini dhe Bezhani thjesht kanë bërë verifikimin përmes institucioneve të tjera, në atë kohë i ka bërë SHIK-u dhe Minstria e Brendshme verifikimet, ndërsa në rastin tonë arkiva është e gjitha këtu dhe kjo krijon një mjet të rëndësishëm për besimin, pasi jep instrumentin këtu në dorë. Ndërkohë deri dje thuhej “ka dosje individi” dhe përmendej fjala dosje me një emër e kujt është dosja, ndërsa sot objektivi ynë është që përmes dosjes të shkohet tek dokumentet që ka brenda në dosje dhe përtej saj të shkohet tek dhënat që prodhohen brenda në dokument. Pra pa e disponuar arkivën nuk e bën dot këtë analizë. Ne kemi dhe arkivën por dhe stafin e specializuar, gjë që i ka munguar dy komisioneve të mëparshme”, thotë Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-Presidenti Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo mundësi të përfshirjes së tij me sigurimin e shtetit dhe ka njoftuar se do të padisë Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit të Shtetit, për shkelje të rënda dhe të qëllimshme të ligjit, siç thotë ai, në shërbim të shantazhit politik për llogari të kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër shumica e majtë ka dorëzuar në parlament dy nisma ligjore që përkojnë me propozimet e Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit. Praktikisht bëhet fjalë për një ndërhyje në Kodin Zgjedhor ( kërkon shumicë të cilësuar 84 vota, që shumica e vetme nuk i ka) që detyron partitë të verifikojnë kandidtët për deputetë, kryetar bashkie dhe të këshillave vendor dhe vetë kanditatët të plotësojnë një formular vedeklarimi, si dhe shfuqizimin e nenit në Ligjin për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ndalon verifikimin e personave që kanë marrë çertifikatë pastërtie nga dy komisionet e mëparshme qe ushtruan aktivitetin e tyre në vitet 90. Historiani Gjon Boriçi i sheh pozitivisht nismat ligjore në funksion të ndarjes me të shkuarën.

“Nuk mendoj se duhet të jetë problem marrja e çertifikatës së pastërtisë për këdo që kërkon të jetë aktiv në jetën publike. Përse duhet të ketë problem të tregojë që është i pastër dhe të tregojë që e meriton të jetë një qeveriatr i mirë, një ligjvënës i mirë, e kështu më radhë. Është nisëm shumë pozitive, për mendimin tim, por ajo duhet t’i shërbejë drejtësisë dhe jo individëve për qëllime personale”, theksoi historiani Gjon Boriçi.

Krahas propozimeve të shumicës edhe PD ka paraqitur në kuvend një projektligj për deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, nga viti 1944-1990. Studiuesit thonë se në këto 3 dekada mjaft politikanë dhe zyrtarë të kompromentuar e kanë parë politikën si mburojë dhe kanë krijuar barriera të forta për verifikimin e pastërtisë së figurës në raport më sigurimin e shtetit. Historianët vërjenë me keqardhje se vonesat dhe paqartësitë në këtë proçes kanë dëmtuar në mjaft raste edhe historinë e vendit, duke e lënë atë peng në duart e politikanëve.

Marrë nga VOA

dosjet e ish-sigurimsave ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet