Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjokutaj zbuloi se Berisha nuk ishte i shqetësuar për çështjen, por kishte merak që rasti të trajtohej me kujdes dhe me një strategji të qartë.
TIARNË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar detaje lidhur me dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se ka qenë vetë Berisha që e ka kontaktuar për të qenë avokati i tij, pasi iu njoftua se SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, në lidhje me akuzat për privatizimin e kompleksit Partizani.
Gjokutaj zbuloi se Berisha nuk ishte i shqetësuar për çështjen, por kishte merak që rasti të trajtohej me kujdes dhe me një strategji të qartë.
“Kanë arrestuar Abin (Jamarbër Malltezi). Berisha nuk m’u duk fare i shqetësuar, meraku i tij është të kemi një strategji të qartë dhe të trajtohet gjithçka si duhet. SPAK mbrohet duke thënë se nuk shkoi në parlament për shkak se detyrimi i paraqitjes nuk është heqje lirie. Ka një kontribut personal të kryeministrit që kjo çështjes të mbërrijë këtu ku ka mbërritur. Unë ndihem komod për një fakt, sepse pjesën politike më mirë se Berisha nuk di ta bëjë njeri, ndaj na lirohet koha për mbrojtjen juridike. Ai do jetë po kaq bashkëpunues me drejtësinë, por kur të vendoset kushtetutshmëria e këtij procesi. Çështjet në të cilat mplekset politika dhe iniciohen për qëllime politike, nuk mund t’u parashikohet shtrirja në kohë. Kemi një kundërshtar në proces, që duhet të shohim shpejtësinë me të cilën do ndjekë procesin. Vendimmarrja e Berishës asokohe ka qenë e vlefshme për shumë përfitues dhe jo vetëm për banorët e asaj zone, mes të cilëve edhe Malltezi”-tha avokati.
GJKKO ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje për Berishën, si dhe i ndalon largimin jashtë vendit, ndërkohë që në pranga u vu dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i cili përveç korrupsionit akuzohet dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Të dy ata janë pjesë e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani./Dosja.al
foto ilustruese DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Dy 38-vjeçarë akuzohen se ...
FATF TIRANË- "The Financial Action Task Force" ose FATF ka publikuar arsyet se përse Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve gri p&e...
foto ilustruese ITALI-Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi tentoi të mbyste ...
foto ilustruese DURRËS- Një punonjës 35-vjeçar, ka humbur jetën teksa po priste degët e pemëve në plazh...
SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Ra...
Daniel Gjoni KURBIN- Një 22-vjeçar është arrestuar sot në Kurbin pasi është shpallur në kërkim ng...
foto ilustruese TIRANË- Dita e nesërme shënon ndërrimi i orës, ku akrepat do të kthehen 60 minuta prapa. Ndonëse dilem&...
foto ilustruese DURRËS- Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Durrësnë kuadër të megaope...
Policia PRRENJAS- Dy gra kanë zënë ditën e sotme në Prrenjas me njëra-tjetrën. Mësohet se një 39-vje...
Gjanica FIER- Një punonjës i sektorit të pastrimit është arrestuar në Fier për ndotje. Mësohet se 5...