LIVE UPDATES
Aktualitet

"Dosja Dumani mbush 1 vit"/ SPAK kërkon dhe 3 muaj hetime për 32 personat, çështja ndahet në dy pjesë

Për shkak të numrit të madh të personave të proceduar dhe volumit të ngjeshur të dosjeve të vjetra, tre prokurorët e çështjes e kanë pasur të pamundur të përfundojnë hetimet brenda afatit 1 vjeçar.

30 Prill 2023, 14:09 Nga A.B
"Dosja Dumani mbush 1 vit"/ SPAK kërkon dhe 3 muaj hetime
Nuredin Dumani

TIRANË- Prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK), ka vendosur të shtyjë me 3 muaj të tjerë hetimet për çështjen “Dumani”. Për momentin janë proceduar 32 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

“Ora News” mëson se prej 18 Majit 2022, SPAK, nuk ka mundur të përfundojë të gjitha veprimet hetimore ndaj 20 të arresturve dhe 12 personave të tjerë që janë shpallur në kërkim. I vetmi që është dërguar në gjyq dhe dënuar nga gjykata me 2.4 vite burgim për akuzën e “Korrupsionit pasiv”, është ish-shefi i Sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi.

Për shkak të numrit të madh të personave të proceduar dhe volumit të ngjeshur të dosjeve të vjetra, tre prokurorët e çështjes e kanë pasur të pamundur të përfundojnë hetimet brenda afatit 1 vjeçar. Dita e fundit e hetimeve është data 18 Maj, periudhë kjo kur një vit më parë SPAK së bashku me Policinë e Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Plumbi i Artë”.

Çështja ndahet në dy pjesë nisur nga kjo situatë, ndaj SPAK ka kërkuar edhe 3 muaj kohë për të mbyllur plotësisht hetimet dhe komunikimin e akuzave për personat e proceduar. Afati përfundimtar për dërgimin e dosjes në gjyq, është shënuar periudha e fundit e muajit korrik 2023.

Dosja përmban brenda 5 bashkëpuntorë drejtësie, ku më i rëndësishmi për SPAK është Nuredin Dumani.
Ndërsa lista e të penduarve vijon me Klevis Allën, Henrik Hoxhën, Euglen Halilin dhe së fundmi, Erjon Alibej.

Komunikim arresti në ambjentet e burgut:

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

Të arrestuar nga Policia

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç
10. Eljo Bitri 37 vjeç
11. Agim Gjini 49 vjeç

Vijojnë të jenë në kërkim

1.Festim Qoli,
2.Alban Bengasi,
3.Ervis Martinaj,
4.Elvin Merlika
5.Alket Xhixha
6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
7.Agron (Kamber) Mehja,
8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),
9. Talo Çela,
10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
11. Florenc Çapia
12. Abedin Mama (Dine Çami)

dumani nuredin dumani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë